Lajmet

Golob: Me iniciativë të Bidenit, Sllovenia dyfishon prezencën në KFOR

Published

on

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, në fund të samitit të NATO-s në Uashington, të enjten tha se vendi i tij do ta dyfishojë prezencën e tij në KFOR.

Ai sqaroi se prezenca e Aleancës në Ballkanin Perëndimor po shtohet me iniciativë të presidentit Joe Biden, “i cili e njeh rajonin mirë”.

“Çdo shtet anëtar i Aleancës është i rëndësishëm kur kontribuon në më të mirën e saj. Sllovenia sigurisht ka vendin e saj si një anëtar shumë i rëndësishëm i NATO-s në Ballkanin Perëndimor”, tha Golob, duke shtuar se Sllovenia po dërgon trupa shtesë për të parandaluar konflikte të reja në rajonin tradicionalisht të turbullt, raporton portali slloven i lajmeve “siol”.

Në KFOR aktualisht shërbejnë rreth 110 pjesëtarë të Forcave të Armatosura Sllovene.

Sipas Golob, samiti tre-ditor i NATO-s në Uashington ishte më i suksesshëm se sa pritej. Sipas tij, Ukraina në veçanti mund të jetë e kënaqur. “Ka pasur një materializim të marrëdhënieve afatgjata midis aleancës dhe Ukrainës, e cila do të ndihmojë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë më shpejt. Unë jam i sigurt për këtë”, tha ai.

Angazhimet për të vazhduar për të ndihmuar Ukrainën janë gjithashtu sinjali më i mirë për Rusinë se ajo duhet të llogarisë në mbështetjen afatgjatë të Perëndimit për Ukrainën, tha Golob. “Është koha që Rusia të kuptojë nevojën për të filluar bisedimet e paqes”, tha kryeministri slloven, Robert Golob.

Lajmet

Betohen 12 kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gradohen nëntogerë

Published

on

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është mbajtur ceremonia solemne e diplomimit dhe betimit të 12 kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët kanë përfunduar me sukses studimet katërvjeçare në programin ushtarak në Qendrën për Studime Universitare pranë Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, si dhe përgatitjen akademike në Universitetin Amerikan në Kosovë.

Në ceremoni morën pjesë ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ceremonia nisi me raportimin zyrtar para udhëheqësve shtetërorë dhe komandës së FSK-së, ndërsa kulmoi me betimin solemn të gjeneratës 2026. Pas betimit, kadetët u graduan me gradën nëntoger, duke u bërë udhëheqësit më të rinj të FSK-së.

Ky diplomim u vlerësua si një moment i rëndësishëm për zhvillimin profesional të FSK-së dhe forcimin e kapaciteteve të saj në përputhje me standardet moderne ushtarake./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Mjet i pashpërthyer gjendet në Bjeshkët e Junikut, intervenon FSK dhe KFOR

Published

on

Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të enjten në Bjeshkët e Junikut, kanë bërë të ditur autoritetet.

Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 2 korrik 2026, rreth orës 14:00, pasi në një zonë pyjore është hasur një mjet i dyshuar shpërthyes.

Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin për të shmangur rrezikun për qytetarët.

Më pas, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe forcat e KFOR-it, të cilët kanë bërë largimin e mjetit pa incidente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dogana e Kosovës ndalon 23,500 euro të padeklaruara në Merdarë

Published

on

Dogana e Kosovës ka zbuluar 23,500 euro të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar në Merdarë.

Sipas njoftimit zyrtar, automjeti ishte përzgjedhur për kontroll bazuar në analizën e riskut dhe më pas ishte dërguar në vijën e dytë për kontroll të detajuar nga zyrtarët doganorë dhe Policia Kufitare.

Gjatë kontrollit janë gjetur 10 mijë euro në çantën personale të udhëtarit, ndërsa 13,500 euro të tjera ishin të fshehura në zarfe brenda një ndarjeje të automjetit, duke e çuar shumën totale në 23,500 euro të padeklaruara.

Autoritetet kanë bërë të ditur se personi kishte dokumente që dëshmojnë prejardhjen e ligjshme të mjeteve monetare, përfshirë kontratë noteriale për shitblerje prone dhe dëshmi të tërheqjes bankare.

Rasti i është referuar Hetimeve Doganore për procedura të mëtejshme, ndërsa në bazë të ligjit është mbajtur 25 për qind e shumës së padeklaruar, kurse pjesa tjetër i është kthyer poseduesit.

Dogana e Kosovës ka rikujtuar se çdo person që hyn ose del nga vendi me 10 mijë euro e më shumë është i obliguar t’i deklarojë ato, në të kundërtën përbën kundërvajtje dhe mund të sjellë masa ligjore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Turqia ndalon ankorimin e anijes turistike LGBTQ+ me mbi 1,000 pasagjerë amerikanë

Published

on

Autoritetet turke kanë ndaluar ankorimin në portet e vendit të një anijeje turistike që u shërben udhëtarëve amerikanë LGBTQ+, duke përmendur “standardet morale” dhe “vlerat familjare”, sipas drejtuesit ekzekutiv të kompanisë organizatore Atlantis Events.

Anija turistike “Athinë–Venecia”, e cila ishte planifikuar të nisej nga Greqia më 5 korrik dhe të ndalonte në qytetin portual Kuşadasi, si dhe më pas në Stamboll, nuk është lejuar të ankorohet në Turqi. Anija, e quajtur “Scarlet Lady” dhe në pronësi të Virgin Voyages, pritej të transportonte mbi 1,000 pasagjerë nga SHBA.

Sipas kompanisë organizatore, autoritetet lokale në Turqi e kanë anuluar ndalimin e planifikuar, duke e arsyetuar vendimin me pretendime se aktiviteti i organizuar nga grupi është “i papajtueshëm me strukturën shoqërore dhe vlerat morale”.

Pas këtij vendimi, itinerari i lundrimit është ndryshuar dhe pritet të përfshijë ndalesa në Kajro të Egjiptit dhe në ishullin grek të Kretës, në vend të Turqisë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara