Aktualitet

Goditje për festat e zhurmshme në Pragë: Ndalohen zvarritjet e bareve dhe rregullat e reja për Airbnb

Published

on

Kryeqyteti çek nuk do të lejojë më shëtitje në bar ndërmjet orës 22:00 dhe 06:00, njoftuan zyrtarët të hënën.

Zvarritjet e bareve, të cilat kanë qenë një pjesë e rëndësishme e reputacionit të Pragës si destinacion i njohur për festat, nuk do të lejohen më midis orës 22:00 dhe 06:00. Kjo masë synon të zvogëlojë trazirat gjatë natës dhe të kontribuojë në pastrimin e rrugëve, për t’i dhënë qytetit një imazh më të mirë ndërmjet vendasve dhe turistëve.

Po ashtu, Praga po ndjek shembullin e qyteteve si Londra dhe Amsterdami duke vendosur kufizime në qiratë afatshkurtra.

Një projekt-ligj i ri, i cili pritet të hyjë në fuqi në vitin 2025, do t’u japë bashkive të drejtën të kufizojnë numrin e ditëve që një pronë mund të jepet me qira. Kjo synon të ulë çmimet e pasurive të paluajtshme dhe të sigurojë që banorët të mos dëbohen nga turistët, përcjellë UBTnews.

Për më tepër, qeveria po vendos rregulla më të rrepta për të siguruar që akomodimet për qira të jenë në përputhje me rregullat e hoteleve dhe të taksohen në mënyrë të drejtë. Ky sistem i ri do të ndihmojë në rritjen e transparencës dhe mbikëqyrjes mbi këto qira, duke synuar reduktimin e evazionit fiskal.

Këto masa, së bashku me kufizime të tjera për veshjet “çuditshme” në festa të organizuara dhe ndalimin e hyrjes së automjeteve në disa pjesë të qytetit të vjetër gjatë natës, reflektojnë përpjekjet e Pragës për të ruajtur bukurinë dhe qetësinë e saj historike.

Aktualitet

​Dialogu Kosovë-Serbi nën hije: BE tregon se kur do të ketë takim të radhës

Published

on

Njohësit e procesit të dialogut kanë thënë se mungesa e institucioneve legjitime në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, si dhe protestat e vazhdueshme në Serbi, e kanë lënë nën hije dialogun e Brukselit. Përkundër mesazheve të presidentit francez, Emmanuel Macron për rëndësinë e dialogut, pritjet për progres drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve thuhet se janë të vogla.

Në Bashkimin Evropian, thonë se po punojnë me palët drejt një normalizimi të plotë të raporteve Kosovë-Serbi, duke adresuar të gjitha çështjet e pazgjidhura. Të njëjtit theksojnë se mundësia e takimeve të reja trilaterale në Bruksel varet nga gatishmëria e palëve.

Kosova dhe Serbia janë dakorduar në vitin 2023 për Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe më pas për aneksin e Ohrit, mirëpo kjo ujdi ende nuk ka gjetur zbatim.

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka thënë se presin që të dyja vendet t’i përmbushin me shpejtësi angazhimet e tyre në kuadër të normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes tyre.

Sipas tij, rruga e dy vendeve drejt Bashkimit Evropian kalon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja:

“BE, si një lehtësues i Dialogut, është duke punuar me palët drejt një normalizimi të plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, duke adresuar të gjitha çështjet e pazgjidhura. BE-ja pret që Serbia dhe Kosova të përmbushin me shpejtësi angazhimet e tyre në kuadër të Dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë midis normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre për anëtarësim në BE. Rruga drejt Bashkimit Evropian për të dyja palët kalon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

Profesori i integrimeve evropiane, Dritëro Arifi, thotë se dialogu gjatë vitit 2025 ka ngecur, mes tjerash, edhe për shkak të krizës politike në Kosovë. Sipas tij, asnjë qeveri në detyrë nuk mund të negociojë diçka pa pasur legjitimitet të plotë.

“Sa i përket palës kosovare, ka pasur një mangësi të madhe në atë se kush është përgjegjës. Qeveria kur i konvenon merr përgjegjësi, ndërsa kur nuk i konvenon thotë se është qeveri në detyrë. Mos të harrojmë se ne jemi pa parlament që nga fundi i dhjetorit dhe, normalisht, asnjë qeveri nuk mund të negociojë diçka pa e ditur se si do të zhvillohet gjithë procesi i legjitimitetit. Kjo është arsyeja kryesore pse Kosova është vonuar në shumë gjëra”, thekson Arifi.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur së fundmi për shkak të arrestimit në Kosovë të zyrtarit serb, Igor Popoviq, mbi akuzat për nxitje të urrejtjes dhe përçarjeve etnike. Ndërkohë, Serbia ka arrestuar ish-zyrtarin policor, Arbnor Spahiu, në muajin qershor, me pretendime që lidhen me sulmin terrorist serb në Banjskë, ku mbetën të vrarë edhe tre sulmues.

BE-ja më herët ka bërë thirrje që të shmangen veprimet e njëanshme që ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe që shkojnë kundër frymës së normalizimit.

Në lidhje me mundësitë që të ketë takime bilaterale dhe trilaterale në nivel të kryenegociatorëve dhe në nivel teknik, në kryeqendrën evropiane thonë se janë të gatshëm të presin raundin e ardhshëm të bisedimeve, mirëpo kjo varet nga gatishmëria e palëve.

Serbia, në dhjetor të vitit 2023, ka dërguar një letër në Bruksel ku ka bërë të ditur se nuk do të zbatojë pika të caktuara të Marrëveshjes Bazë, në të cilat sipas institucioneve të Kosovës, është e përfshirë njohja de-facto e Kosovës nga Serbia.

Në shkurt të vitit 2025, është emëruar emisari i ri për dialogun, diplomati danez Peter Sorensen. Ai gjatë këtij viti ka mbajtur disa takime në kuadër të dialogut, mirëpo të njëjtat nuk kanë prodhuar rezultate konkrete.

Continue Reading

Aktualitet

​Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

Published

on

Bashkimi Evropian ka marrë vendimin për të pezulluar kundërtarifat ndaj mallrave amerikane, një veprim që synon t’i japë fund luftës tregtare midis dy anëve të Atlantikut.

Ky vendim konsiderohet si hap për të qetësuar marrëdhëniet me SHBA-në, sipas La Repubblica.

Burime nga brenda Komisionit Evropian thonë se udhëzimet e presidentes Ursula von der Leyen kanë qenë të qarta. Sipas saj, duhet besuar te Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të shmanget çdo provokim që mund të ndikojë në prishjen e marrëdhënieve.

Kjo lëvizje strategjike shihet si një përpjekje për të mbajtur hapur negociatat dhe për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.

Continue Reading

Aktualitet

Dënohet Millosh Antoviq për sulm ndaj KFOR-it

Published

on

Me 4 vjet e 11 muaj burgim është dënuar Millosh Antoviq nga Gjykata Themelore në Prishtinë për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, më 29 maj 2023. Ai është dënuar edhe me 20 mijë euro gjobë e cila do të paguhet me këste brenda dy vjetëve.

Antoviq e ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it si dhe Policisë së Kosovës më 2023.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, pas ngritjes së aktakuzës, e ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë ndërmjet PSRK dhe të pandehurit, duke e dënuar këtë të fundit me dënim unik prej 4 vjetësh e 11 muaj burgim efektiv dhe 20 mijë euro gjobë”, njoftoi Prokuroria Speciale të hënën, më 4 gusht.

Antoviq akuzohet për sulm ndaj personit zyrtar; pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale huliganizëm; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge; posedim i paautorizuar i armëve.

Më 29 maj të vitit 2023 dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it ishin lënduar si pasojë e përleshjes me protestuesit serbë të cilët kundërshtonin atë kohë kryetarët e rinj shqiptarë në komunat veriore.

Aktakuza ndaj tij ishte ngritur më 30 korrik, kurse deri më tash nga institucionet e Kosovës janë ngritur disa aktakuza ndaj personave të përfshirë në sulmet në Zveçan.

Continue Reading

Aktualitet

KQZ diskuton mbi zgjedhjet lokale

Published

on

KQZ ka mbajtur mbledhjen e radhës ku janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës. Në këtë mbledhje janë sqaruar arsyet e refuzimit të aplikimit për votim me postë të diasporës.

“Është e vërtetë që është numër i madh i refuzimeve, janë dy arsye kryesore që ata janë refuzuar. Mungon dokumenti që dëshmon adresën e vendbanimit. Arsyeja e dytë është adresa e deklarimit që nuk është e njëjtë me dokumentin që dëshmon adresën. Lidhur me këto kategori të refuzimit, sekretariati i KQZ u ka dërguar email njoftues të gjithëve dhe i ka telefonuar ata”, tha Buzhala.

Sa i përket ridestinimit të mjeteve për projekte kapitale Buzhala tha se këto mjete pritet të ridestinohen të mërkurën.

“Ministria e Financave nuk e ka lejuar ridestinimin e mjeteve për projkete kapitale, për shkak që është mbi përqindjen e lejuar. Meqë është mbi përqindjen e lejuar është dashur të ketë pajtim në Kuvendin e Kosovës. Duke qenë në këtë situatë i kemi dërguar një shkresë Ministrisë së Financave Punëve dhe Transfereve dhe në përputhje ne kemi kërkuar 15% e të gjitha projekteve kapitale. Presim që deri të mërkurën të na ridestinojë mjetet të cilat do të shfrytëzohen për nevojat e KQZ-së dhe projekte konkrete”, tha ai.

KQZ miratoi raportin për analizën e votave të pavlefshme për zgjedhjet nacionale. Po ashtu u miratuan edhe zëvendësimi i anëtarit të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut.

Emir Azemi në Mitrovicën e Veriut do të zëvendësohet nga Besnik Rexhepi nga radhët e PDK-së.

KQZ miratoi raportin financiar janar- qershor 2025 dhe raportin e shpenzimeve të derivateve për automjetet e KQZ-së për periudhën kohore Janar-Qershor 2025. Në këtë mbledhje u miratua edhe zëvendësimi i të ndjerit, Mehmet Spahiu në Dragash nga Nexhmi Dauti nga radhët e LDK-së.

Continue Reading

Të kërkuara