Sport

Goal: Këta janë favoritët për ta fituar Topin e Artë

Published

on

Dhënia e çmimit u anulua në vitin 2020 dhe lojtarët më të mirë të botës përsëri po zhvillojnë garën e tyre për të kërkuar nderin e lakmuar individual.

Pasi u anulua në vitin 2020, Topi i Artë është kthyer dhe më të mirët e më të mirëve janë duke synuar ta rrëmbejnë çmimin më të madh individual në botën e futbollit.

Megjithëse çmimi nuk do të dorëzohet deri në Dhjetor, shfaqjet gjatë javëve të ardhshme do të bëjnë një rrugë të gjatë për të vendosur se kush do dhe nuk do të jetë në garë për të pasuar fituesin e viti 2019, Lionel Messin.

Nga ajo që është parë deri më tani në këtë pikë të sezonit, me disa paraqitje fantastike të disa emrave të rinj, nuk përjashtohet mundësia që Topin e Artë ta fitojë një emër tjetër duke ndryshuar nga praktika e viteve të fundit ku dominuan Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Sipas Goal.com, emrat e më poshtëm ajanë ata që po e drejtojnë garën drejt Topit të Artë.

20 Zlatan Ibrahimoviç

19 Karim Benzema

18 Son Heung-min

17 Thomas Muller

16 Harry Kane

15 Neymar

14 Kevin De Bruyne

13 Mohamed Salah

12 Jadon Sancho

11 Luis Suarez

10 Joao Cancelo

9 Bruno Fernandes

8 Ruben Diaz

7 Romelu Lukaku

6 Erling Haaland

5 Ikay Gundogan

4 Lionel Messi

3 Cristiano Ronaldo

2 Robert Leëandoëski

1 Kylian Mbappe

Sport

Zyrtare: Ferizaj përforcohet në qendër të mbrojtjes, prezantojnë Ardit Iljazin

Published

on

Ferizaj ka filluar me përforcime për sezonin e ri në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

‘Ujqit’ janë përforcuar në qendër të mbrojtjes, ku kanë nënshkruar me qendërmbrojtësin Ardit Iljazi.

24-vjeçari i bashkohet Ferizajt pasi më parë ka luajtur edhe për Gostivarin, Shkupin, Erzenin, Teutën dhe Voska Sport.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

Zyrtare: Ardit Iljazi bashkohet me FC Ferizajn

FC Ferizaj ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri në repartin defensiv Ardit Iljazin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardhekaltër për sezonin e ri.

Arditi luan në pozitat qendër mbrojtës dhe mbrojtës i djathtë, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura si Erzeni, Shkupi dhe Voska, duke grumbulluar përvojë të vlefshme në futbollin rajonal.

Ardit Iljazi: “Është kënaqësi për mua t’i bashkohem FC Ferizajt. Jam i motivuar dhe i gatshëm të jap maksimumin për klubin dhe për tifozët.”

Mirë se erdhe Ardit, dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër!

Continue Reading

Sport

FSHF: Vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Published

on

By

Federata e Futbollit njoftoi sot se vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi.

FSHF thekson se, të gjithë personat që janë shpallur fitues dhe kanë fituar të drejtën për të blerë bileta duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes.

Pas këtij afati, linku bëhet i pavlefshëm dhe biletat nuk mund të blihen.

Për këtë arsye, FSHF u bën thirrje të gjithë fituesve të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit, duke kryer pagesën përkatëse.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”. /atsh

Continue Reading

Sport

Ardian Ismajli mund t’i bashkohet Rashicës te Besiktasi?

Published

on

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli pas ndeshjeve ndërkombëtare.

28-vjeçari mbetet pa kontratë në fund të këtij muaji dhe tashmë ka filluar kërkimin e një klubi të ri.

Mediat e huaja raportojnë se lojtari “kuqezi” mund të transferohet në Superligën e Turqisë.

Besiktasi ku luan Ernest Muçi dhe Milot Rashica për momentin po i prinë garës për mbrojtësin shqiptar.

Ismajli është në grumbullim te Shqipëria për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj Serbisë dhe Letonisë.

 

 

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Inzaghi firmosi me Al-Hilalin

Published

on

Tashmë është zyrtare. Trajneri i njohur italian, Simone Inzaghi ka firmosur me skuadrën arabe Al Hilal. Trajneri i deritashëm i Interit firmosi të mërkurën mbrëma për dy vjet e gjysmë.

Të hyrat vjetore për Inzaghin do të jenë 26 milionë euro neto.

Inzaghi ka firmosur në Paris, pasi i dha fund bashkëpunimit me Interin. Ai e udhëhoqi Interin deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Inzaghi është prej trajnerëve më të vlerësuar në futboll.

 

Continue Reading

Të kërkuara