Sport

Aitana Bonmati fiton Topin e Artë për femra!

Published

on

Aitana Bonmati ka shpallur triumfin e saj të dytë radhazi duke fituar Topin e Artë për femra, një çmim që ia dorëzoi aktorja e famshme Natalie Portman. Ky sukses erdhi pas një sezoni të shkëlqyer, ku ajo luajti një rol kyç në ndihmën e Barcelonës për të ruajtur titujt e La Liga F dhe Ligën e Kampionëve.

Me këtë fitore, Bonmati i bashkohet shoqes së saj të skuadrës, Alexia Putellas, duke forcuar më tej pozitat e saj si një nga lojtarët më të mirë në botë. Performancat e saj mbresëlënëse kanë treguar jo vetëm aftësitë e saj individuale, por gjithashtu rëndësinë e saj në sukseset e Barcelonës dhe të përfaqësueses spanjolle.

Kjo arritje është një dëshmi e fuqisë së futbollit spanjoll, që po tregon një nivel të lartë konkurrues në të dyja kategoritë. Bonmati vazhdon të jetë një model frymëzimi për shumë vajza dhe gra që dëshirojnë të ndjekin karrierën në sport. Kjo fitore e saj tregon se talenti dhe puna e palodhur mund të çojnë në sukses në nivele të larta./UBTNews/

Sport

Rexhbecaj rikthehet te Wolfsburgu pas katër vitesh

Published

on

Skuadra e Wolfsburgut ka siguruar përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm, duke rikthyer mesfushorin kosovar Elvis Rexhbecaj si transferim të lirë pas katër vitesh te Augsburg.

Drejtori sportiv Pirmin Schwegler theksoi se rikthimi i tij është i rëndësishëm jo vetëm për cilësitë në fushë, por edhe për karakterin dhe lidhjen e fortë me klubin. Rexhbecaj, i cili u rrit në akademinë e Wolfsburgut dhe debutoi në Bundesligë në vitin 2018, ka mbi 200 ndeshje në elitën gjermane dhe 16 paraqitje për Kosovën. Ai u shpreh i lumtur për rikthimin, duke theksuar se Wolfsburgu është vendi ku nisi karrierën e tij, ndërsa deri në fund të sezonit do të japë maksimumin për Augsburgun.

Continue Reading

Sport

Sot përcaktohen finalistët e Kupës së Kosovës

Published

on

By

Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohen dy ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në futboll, ku do të mësohen emrat e dy skuadrave që do të luftojn për trofeun e madh.

Dukagjini – Ballkani (Ndeshja e parë: 3-0) Në Klinë, Dukagjini pret kampionët në fuqi me një komoditet të madh pas fitores bindëse 3-0 në sfidën e parë. Ndonëse klinasit llogariten me një këmbë në finale, Ballkani udhëton me shpresën e fundit për një përmbysje historike, duke tentuar të shpëtojë sezonin përmes këtij trofeu.

Ferizaj – Llapi (Ndeshja e parë: 1-2) Dramë pritet të ketë në Ferizaj, ku vendasit presin Llapin e Tahir Batatinës në një duel plotësisht të hapur. Fitorja e ngushtë e llapjanëve 2-1 në Podujevë nuk garanton asgjë, pasi ferizajasit synojnë të shfrytëzojnë terrenin vendas për të siguruar biletën drejt finales së madhe.

Gjithçka mbetet për t’u vendosur brenda 90 minutave të sotme, ku emocionet janë në kulm dhe çdo detaj i vogël mund të përcaktojë fatin e katër skuadrave pretendente.

Continue Reading

Sport

Kritika të ashpra për Edon Zhegrovën pas ndeshjes me Bolognan

Published

on

By

Paraqitja e Edon Zhegrovës në sfidën kundër Bolognas ka ngjallur pakënaqësi te stafi teknik i Juventusit.

Sipas gazetarit Romeo Agresti, trajneri i “Zonjës së Vjetër” ka kritikuar ashpër anësorin e Kosovës për mungesë të disiplinës taktike, lëvizje të paqëndrueshme në fushë dhe vendimmarrje të gabuara në momente kyçe të lojës.

Ky reagim vjen në një kohë kur hapësira për Zhegrovën ka qenë mjaft e kufizuar. Para aktivizimit në ndeshjen ndaj Bolognas, ai ishte paraqitur me fanellën bardhezi vetëm tre minuta në pesë ndeshjet e fundit, përfshirë edhe inkuadrimin e tij në sfidën ndaj Sassuolos.

Kritikat e fundit mund të vështirësojnë më tej pozitën e tij në formacion, duke vënë në pah vështirësitë e përshtatjes me kërkesat taktike të skuadrës torineze.

Continue Reading

Sport

Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor

Published

on

By

Kombëtarja e Shqipërisë do të rikthehet në aksion gjatë muajit qershor për t’u përballur me Luksemburgun në një ndeshje miqësore. Lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka bërë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja zyrtare mes dy federatave.

Sfida do të zhvillohet më 6 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Kjo ndeshje do t’u shërbejë kuqezinjve si një mundësi për të testuar formën e skuadrës përpara sfidave të ardhshme zyrtare.

Përveç ballafaqimit me Luksemburgun, FSHF-ja njofton se është në bisedime e sipër për të konfirmuar edhe një kundërshtar të dytë për një tjetër miqësore brenda këtij muaji. Detajet për ndeshjen e dytë pritet të publikohen në ditët në vijim.

Continue Reading

Të kërkuara