Aktualitet
Gjyldane Kiçmari e quan të kundërligjshëm e tendencioz shkarkimin nga Bordi i KOSTT-it: S’do të dorëzohem
Published
5 years agoon
By
Betim GashiGjyldane Kiçmari është e bindur se 68 deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vepruar kundërligjshëm dhe me tendencë kur votuan pro shkarkimit të saj nga Bordi i KOSTT-it.
Kiçmari në një intervistë për Ekonomia Online ka sqaruar se Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit ia ka mundësuar që të mbajë pozitën e anëtares së Bordit në KOSTT dhe pozitën në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës.
Madje ajo thotë se edhe ministria e Drejtësisë dhe Agjencia Kundër korrupsionit kanë konstatuar se mund t’i mbajë të dy pozitat.
“Vendimin e Kuvendit e konsideroj si vendim te kundërligjshëm dhe tendencioz. Është vendim i kundërligjshëm, sepse Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit ma lejon ushtrimin e dy pozitave, jo vetëm ligji, por edhe opinioni i Ministrisë së Drejtësisë që referohet në nenin 13 paragrafin 2 gjithashtu edhe AKK-ja ka nxjerr opinion për rastin tim dhe ka konsideruar që unë kam të drejtë t’i mbaj dy pozita, drejtore në njësinë e auditimit të brendshëm në ASHN dhe anëtarë e Bordit të drejtorëve në KOSTT”.
Ajo thotë me tej se emërimi në Bord është bërë me konkurs publik dhe sa ka qenë kandidatja me numrin maksimal të pikëve.
“Emërimi është bërë me konkurs publik, ne kemi aplikuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dosjet tona janë përcjell në Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike, ata i kanë selektuar kandidatët, i kanë thirr në intervistë i kanë vlerësuar. Derisa thuhet nga deputetet se kam pasë konflikt interesi pse atëherë në këtë fazë të selektimit të dokumenteve për kandidatë për anëtar të bordit të drejtorëve nuk e kanë identifikuar. Jam përzgjedh dhe jam ftuar në intervistë në komision dhe kam qenë kandidatja me numrin maksimal të pikëve. Emrat janë dërguar për votim në Kuvendin e Kosovës në seancën e datës 28.10.2020 ku edhe jam votuar”.
Thotë se ka kërkuar që t’i ndalet paga dhe të më caktohet kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe shpenzimeve tjera të lidhura me të nga Sekretari i Kuvendit, Komisioni për Ekonomi dhe ai për Buxhet.
“Përveç kësaj, unë nuk kam kërkuar nga Kuvendi pagë shtese dhe as kompensim të shpenzimeve tjera, mirëpo kam kërkuar që të më ndalet paga në KOSTT, po e ritheksoj të më ndalet paga, dhe të më caktohet kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe shpenzimeve tjera të lidhura me të, për te marr pjesë në mbledhjet e Bordit ashtu siç thotë Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit”.
“Këto kërkesa ja kam drejtuar Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, në momentin që e kam marrë shkresën prej AKK-së, për dyshim për konflikt të interesit ju kam drejtuar Kuvendit, në kohën kur unë e kam marrë kërkesën prej AKK-së Kuvendi nuk ka pas konstituim, iu kam drejtuar me kërkesën për ndalimin e pagës Sekretarit te Kuvendit. Sekretari i Kuvendit ma ka kthyer përgjigjen se nuk është kompetent me ma caktuar një shumë për me shërbyer në KOSTT. Sapo janë formuar Kuvendi dhe komisionet, më datën 07.05.2021 ju kam drejtuar Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti me ‘Kërkesë për ndalimin e pagës dhe përcaktimin e kompensimit për angazhimin anëtarë e Bordit ne KOSTT’. Komisioni e ka trajtuar kërkesën dhe më datë 2 qershor e ka përcjell te Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere. Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere brenda anëtareve të vet e ka krijuar një komision nga tre anëtar, i cili me ka thirr për me dhënë mendimin tim dhe mua nuk më ka kthyer përgjigje”.
Madje ajo me kërkesë i është drejtuar edhe kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, por që nuk ka marrë përgjigje, duke shtuar se vendimet nën ndikimin e njerëzve te caktuar dhe në kundërshtim me ligjin, raporton EO.
“Me datë 5 gusht menjëherë pas raportimit të Bordit të KOSTT në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti kam pranuar e-mail nga koordinatori i komisionit, me të cilin e-mail kërkohet që unë të deklarohem se cilën nga pozitat do ta zgjedh për të vazhduar më tej”.
“Këtë kërkesë e kam konsideruar si kërkese tendencioze dhe të kundërligjshme bazuar në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe opinionet e AKK dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe i kam shkruar kërkese Kryetarit të Kuvendit z. Konjufca si dhe i kam vënë ne kopje të gjithë deputetet e komisioneve për të trajtuar çështjen time. Në kërkesën time drejtuar Kryetarit të Kuvendit i kam kërkuar që të marr veprime për caktimin e kompensimit sipas ligjit si dhe jam deklaruar se deri sa kam të drejt ligjore t’i mbaje të dy pozitat do të vazhdoj t’i mbaj”.
“Kuvendi veproj si veproj dhe unë u shkarkova. Është e çuditshme thirren se janë nxjerrës te ligjeve, thirren se e zbatojnë ligjin e në fakt po marrin vendime me tendencë, nën ndikimin e njerëzve te caktuar dhe në kundërshtim me ligjin”.
Po ajo është e bindur në të drejtën se mund t’i mbajë dy pozita dhe thotë se nuk do të dorëzohet, duke iu drejtuar të gjitha institucioneve përkatëse.
“Qytetarët duhet të informohen drejtë se ligjin në këtë rast e kanë shkel deputetët dhe jo unë, e kanë shfrytëzuar mundësinë para mediave me dhënë opinionin e tyre në institucionin më të larte, mirëpo akoma dua me shpresuar se gjykata do ta merr vendimin e ligjshëm. Unë jam vajzë, motër nënë dhe bashkëshorte e dikujt, pra jam grua dhe fal atyre që më përkrahin nuk do të dorëzohem, para atyre që me arsyetime të pa ligjshme, apo edhe pa përvoje në trajtimin e çështjeve të tilla, duan të mos na lënë me punuar për të mirën e pasurive tona, pra KOSTT”.
68 deputetët të Kuvendit të Kosovës votuan pro shkarkimit të Kiçmarit nga detyra për konflikt interesi.
Mbështetje shkarkimit të Kiçmarit i ka dhënë edhe PDK-ja.
You may like
Vendi
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Published
15 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.
Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.
Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.
Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.
Live
Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët
Published
15 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Një avion luftarak i Shteteve të Bashkuara është rrëzuar mbi territorin e Iranit, kanë bërë të ditur tre burime amerikane, duke konfirmuar kështu raportimet e mediave shtetërore iraniane.
Forcat amerikane kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit, sipas të njëjtave burime. Përpjekjet e mundshme për shpëtim duket se janë kapur në disa video të postuara në rrjetet sociale, të cilat janë konfirmuar nga CNN.
Agjencia shtetërore “Tasnim” njoftoi se kërkimet për ekuipazhin e zhdukur deri më tani kanë qenë “të pasukseshme”. Ndërkohë, në “Fars News”, një spiker njoftoi se po ofrohet një shpërblim për këdo që arrin të kapë “pilotin ose pilotët armiq”.
Për momentin, mbetet ende e paqartë se në cilën pjesë të Iranit është rrëzuar avioni luftarak./ CNN/
Vendi
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Published
16 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.
Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.
Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.
Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.
Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.
Lajmet
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Published
16 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.
Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.
Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.
Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.
Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët
Emocione të forta,Kenan Yildiz publikon fotografi me Edon Zhegrovën
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Artemis II nis rrugën drejt Hënës pas ndezjes së motorit final
Ukraina shpreh gatishmëri t’i mbështesë përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Arijanet Muric: “Kemi rikthyer shpresën, koha jonë do të vijë”
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981, përkujtohet roli i tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
