Aktualitet

Gjykata zvicerane liron nga akuzat për përdhunim ish-profesorin e Universitetit të Oksfordit, Tariq Ramadan

Atij iu dhanë gjithashtu rreth 151,000 franga zvicerane si kompensim.

Publikuar

Një gjykatë zvicerane liroi të mërkurën dijetarin islamik Tariq Ramadan nga akuzat për përdhunim dhe detyrim seksual, duke mos gjetur asnjë provë kundër ish-profesorit të Universitetit të Oksfordit.

Akademikut iu dhanë gjithashtu rreth 151,000 franga zvicerane si kompensim nga kantoni zviceran i Gjenevës për rastin.

Pas leximit të vendimit në Gjykatën Penale të Gjenevës, predikuesi 60-vjeçar zviceran buzëqeshi dhe u përqafua nga një prej vajzave të tij.

Akuzuesja 57-vjeçare e Ramadanit, i identifikuar me emrin e supozuar “Brigitte”, u largua nga salla e gjyqit para përfundimit të vendimit.

Avokatët e saj u zotuan menjëherë të apelojnë vendimin.

Gjatë gjykimit, mbrojtja këmbënguli në pafajësinë e Ramadanit dhe theksoi se nuk kishte prova shkencore në këtë rast.

Avokatët e tij akuzuan gjithashtu Brigitte dhe gratë që kanë ngritur akuza kundër tij në Francë për falsifikim të lidhjeve për të rrëzuar dijetarin islamik, duke cituar “Ramadanfobinë”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

​Sot Dita Ndërkombëtare pa Makina

Kjo ditë synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre.

Publikuar

nga

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit.

Që prej vitit 1988 në Paris ka filluar të festohen kjo ditë dhe brenda katër viteve ka arritur të bëhet Dita Botërore e Lëvizjes pa Makina në të gjithë botën.

Në kuadër Ditës Ndërkombëtare pa Makina, sot rruga “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave nga ora 10:00 deri në 15:00.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

​25 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Ata ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë.

Publikuar

nga

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu njëra ndër luftëtarët e para të UÇK-së.

Çifti Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike të Fehmiut, Xhevës dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së në fortesat e ngritura në Çiçavicë.

Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të tjerë. Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, emrin e të cilit do ta mbajë kjo brigadë. Në sheshin e Drenasit janë vendosur shtatoret e dëshmorëve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

Më rastin e shënimit të 25 vjetori të rënies së heronjve të kombit, Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi – Lladrovci dhe dëshmorëve tjerë të renë më 22 shtator të vitit 1998, sot duke filluar nga ora 11:00 në sheshin “Fehmi Lladrovci”, do të bëhen homazhe pranë shtatoreve të tyre dhe do të vendosen buqeta lulesh.

Pastaj homazhet do të vazhdojnë edhe në varrezat e dëshmorëve të fshatit Gllanasellë duke filluar nga ora 11:30.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Dëmtime serioze në bazën ajrore ruse në Krime pas sulmit

Ngjarja erdhi pasi ushtria ruse tha se kishte shkatërruar 19 dronë ukrainas mbi Krime dhe Detin e Zi.

Publikuar

nga

Një burim i inteligjencës ukrainase thotë se shërbimi i sigurisë dhe marina e Ukrainës SBU kanë goditur bazën ajrore Saky në Krimenë e pushtuar nga Rusia gjatë natës, duke shkaktuar “dëmtime serioze”.

Ngjarja erdhi pasi ushtria ruse tha se kishte shkatërruar 19 dronë ukrainas mbi Krime dhe Detin e Zi, duke mos dhënë detaje mbi viktimat apo dëmet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

​Shqipëri, inflacioni 4.7% në korrik

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “transporti” u ulën me 5.6%

Publikuar

nga

Niveli i përgjithshëm i çmimeve (inflacioni), i matur sipas metodës së EUROSTAT-it, u rrit në 4.7% në muajin korrik.

Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), rritja më e madhe e çmimeve prej 8.2 % vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6.3 %, “argëtim dhe kulturë” me 6.1 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 4.6 %, “veshje dhe këpucë” me 4.4 %, “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.9 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 3 %, “shërbimi arsimor” me 2.6 %, “shëndeti” me 1.9 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “komunikimi” me 1 % secili.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “transporti” u ulën me 5.6%, transmeton ATSh. 

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara