Aktualitet

Gjykata Supreme ndryshon vendimin e Apelit, rryma do të faturohet me tarifa të reja

Gjykata Supreme vlerëson se duke u nisur nga gjendja e tillë e çështjes, nuk mund të aprovohet si i drejtë.

Published

on

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe atë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe ka refuzuar si të pabazuar kërkesën-propozimin e Partia Demokratike e Kosovës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji mbi shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Gjykata Supreme vlerëson se duke u nisur nga gjendja e tillë e çështjes, nuk mund të aprovohet si i drejtë dhe ligjor qëndrimi juridik i Gjykatës së Apelit dhe i gjykatës së shkallës së parë si në aktvendimet e kontestuara me kërkesë.

Në rastin konkret Gjykata e Apelit është dashur t’i vlerësojë drejt të gjitha rrethanat dhe faktet sipas specifikave të çështjes së vendosur si në vendimin e organit të paditur të ZRRE, andaj gjykata e shkallës së parë me rastin e lëshimit të masës së përkohshme kontestuese, gabimisht ka zbatuar këtë dispozitë ligjore, sikur edhe gjykata e shkallës së dytë kur ka aprovuar një qëndrim të tillë të gjykatës së shkallës së parë, thuhet në komunikatë.

Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, thuhet tutje në komunikatë, arsyetimi i aktvendimit të kontestuar me kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, por edhe ai i shkallës së parë është jo bindës dhe jo konkret lidhur me faktet vendimtare në të cilat këto vendime bazohen.

“Faktet dhe konkludimet e gjykatave të instancave më të ulëta janë të përgjithësuara dhe si të tilla të paargumentuara për atë se, cili është dëmi konkret dhe si është i matshëm ky dëm që i shkaktohet paditësit, i cili vështirë do të riparohej para se të bëhet vlerësimi i ligjshmërisë së vendimit të kontestuar në procedurë të rregullt gjyqësore, gjersa shtyrja nuk do të ishte në dëm të palës kundërshtare apo palës së interesuar dhe shtyrja nuk do të ishte në kundërshtim me interesin publik”, thekson Gjykata Supreme.

Nga kjo rezulton se arsyetimi i aktvendimit kontestues të Gjykatës së Apelit nuk përmban arsye ligjore dhe bindëse sipas provave në shkresa të lëndës për kushtet ligjore që kërkohen sipas nenit 22 të LKA për lëshimin e masës së përkohshme, duke mos u bërë i besueshëm dëmi i pariparueshëm që do të justifikonte masën e përkohshme në këtë fazë dhe duke mos paragjykuar përfundimin e procedurës së vendosjes sipas padisë, në mënyrë meritore, lidhur me shqyrtimin e ligjshmërisë së aktit administrativ, përfundon komunikata e Supremes.

lajme

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Aktualitet

Flamur Xhafa – CTO nga kompania Behamics, ndan përvojën nga industria me studentët e Sistemeve të Informacionit

Published

on

By

Në kuadër të lëndës “Analiza dhe Dizajnimi i Sistemeve të Informacionit (SI)”, në Fakultetin Sistemet e Informacionit në UBT, u mbajt një ligjëratë tematike me guest speaker Flamur Xhafa, CTO nga kompania Behamics.

Gjatë ligjëratës, Xhafa ndau me studentët përvojën e tij profesionale rreth industrisë së teknologjisë, mënyrës së realizimit të projekteve reale, si dhe praktikave që përdoren në punën e përditshme në kompani. Ai theksoi rëndësinë e mendimit analitik, punës në ekip dhe komunikimit të qartë në procesin e analizës dhe dizajnimit të sistemeve, duke i lidhur konceptet e lëndës me raste konkrete.

Në fokus të veçantë ishte edhe pjesa e këshillave dhe motivimit për studentët, ku u diskutua se si të përgatiten për tregun e punës, si të ndërtojnë profilin e tyre profesional, si të angazhohen në projekte praktike dhe si të shfrytëzojnë mundësitë për të hyrë sa më herët në një ambient real pune.

Ky bashkëpunim shërben si një urë lidhëse mes studentëve dhe industrisë, duke krijuar hapësirë për mundësi praktike, rrjetëzim profesional dhe një kuptim më të qartë të kërkesave të tregut.

 

Continue Reading

Aktualitet

Studentët e vitit të parë të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT trajnohen në QuickBooks nga ekspert i fushës

Published

on

By

Studentët e vitit të parë, në kuadër të lëndës Hyrje në Kontabilitetin Financiar në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, nën udhëheqjen e profesorit Mic Ukaj realizuan një ligjëratë praktike mbi aplikimin e softuerëve të kontabilitetit, me ligjërues mysafir Taulant Murati, kontabilist i certifikuar me përvojë shumëvjeçare në fushën e kontabilitetit, financave dhe auditimit.

Përmes softuerit Quickbooks, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset kryesore të përdorimit të softuerëve te kontabilitetit, duke filluar nga krijimi i politikave kontabël, regjistrimi i klientëve dhe furnitorëve, evidentimi i blerjeve dhe shitjeve, e deri te reflektimi i këtyre transaksioneve në pasqyrat financiare. Ligjërata u karakterizua nga një qasje shumë interaktive, me përfshirje aktive të studentëve në përdorimin praktik të softuerit.

UBT mbetet e përkushtuar në vazhdimin e misionit të saj për të ndërthurur dijen teorike me përvojën praktike, duke u ofruar studentëve mundësi konkrete për të zhvilluar kompetenca profesionale që përputhen me kërkesat e tregut të punës.

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Prof. Dr. Kujtim Thaçi, ka publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare shumë prestigjioze Frontiers in Immunology, e cila renditet në Q1, me Impact Factor 5.9 dhe CiteScore 10.6, si dhe është e indeksuar në Web of Science dhe Scopus.

Artikulli është realizuar në bashkëpunim me Qendrën për Imunologji dhe Sëmundje Inflamatore të Spitalit të Massachusettsit dhe Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Harvardit. Ky bashkëpunim shënon herën e parë të një bashkëpunimi shkencor ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Harvardit dhe UBT-së, duke përfaqësuar një arritje të rëndësishme për UBT-në dhe komunitetin akademik në Kosovë.

Në këtë artikull shkencor, autorët theksojnë se funksioni i IgE-së dhe efekti i saj sinjalizues përmes receptorëve FcεR shtrihet përtej sëmundjeve klasike atopike, duke luajtur rol të rëndësishëm edhe në shumë mjedise inflamatore jo-atopike dhe në sëmundjet e ndërmjetësuara nga imuniteti. Një fokus i veçantë i studimit është ndryshimi i glikozilimit në vende specifike të molekulës së IgE-së, ndryshime që mund të ndihmojnë në karakterizimin molekular të sëmundjeve, në stratifikimin e pacientëve dhe në identifikimin e mundësive të reja terapeutike.

Ky hulumtim ka rëndësi të veçantë, pasi shumë strategji imunomoduluese dështojnë për shkak se pacientët, pavarësisht dallimeve molekulare, trajtohen si një grup homogjen. Zgjerimi i kuptimit të biologjisë së IgE-së përtej atopisë kontribuon në riformulimin e konceptit të sëmundjeve inflamatore dhe hap rrugë për ndërhyrje klinike më të targetuara dhe më efektive.

Artikulli i plotë mund të lexohet në linkun zyrtar të revistës Frontiers in Immunology.

Continue Reading

Të kërkuara