Lajmet

Gjykata Speciale cakton gjyqtarin për rastin ku Thaçi akuzohet për pengim të drejtësisë

Published

on

Christopher Gosnell do të jetë gjyqtari i rastit ku Hashim Thaçi akuzohet për pengim të drejtësisë.

Veç tij janë edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu e Hajredin Kuçi.

Si rezultat që akuzat nuk janë të rënda, kryetarja e Gjykatës Speciale e ka caktuar veç një gjyqtar.

Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe Fahri Fazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës. Në këtë rast, Prokuroria ka dorëzuar dosjen paraprake dhe po ashtu, dosjen e tij për këtë fazë të procedurës e ka dorëzuar edhe Fadil Fazliu./EO

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara