Live

​Gjykata refuzon propozimet e mbrojtjes për prova shtesë në rastin e Liridona Ademajt

Published

on

Në seancën gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademaj trupi gjykues ka refuzuar propozimet e mbrojtësve të të akuzuarve, Naim Murseli,Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava për plotësimin e procedurës së provave.

Edhe sot në gjykatore u sollën me pranga në duar të akuzuarit, derisa u shoqëruan me siguri të lartë.

E qysh në nisje të seancës i akuzuari, Naim Murseli kërkoi konsultim me avokatin e tij.

Fillimisht kryetarja e trupit gjykues, Fatmire Dërmaku bëri të ditur se mbrojtësit e të akuzuarit kanë parashtruar kërkesa të reja.

Mbrojtja e Naim Murselit ka kërkuar rikontruim të vendit të ngjarjes, ndërsa, avokati i të akuzuarit, Kushtrim Kokalla ka kërkuar të dëgjohet dëshmitari Tafil Kokalla.

E mbrojtësi i Granit Plavës ka kërkuar që klientit të tij t’i bëhet ekspertizë shtesë lidhur me gjendjen psikike të Granit Plavës në kohën e kryerjes së veprës penale.

Kryetarja e trupit gjykues, Fatmire Dërmaku tha se prokuroria ia ka lënë në dorë të vendos trupit gjykues për kërkesat e mbrojtjes së Kokallës dhe Plavës.

Avokati i të akuzuarit, Kushtrim Kokalla Ndrec Doda ka propozuar dëgjimin e dëshmitarit Tafil Kokalla në cilësi të dëshmitari, ndërsa me 23 janar 2026 mbrojtësi i të akuzuarit, Granit Plava, Skender Gojani ka parashtruar kërkesë me të cilën ka kërkuar nxjerrjen e një ekspertize shtesë lidhur me gjendjen psikike të Granit Plavë në kohën e kryerjes së veprës penale, si dhe më 27 janar 2026 mbrojtësit e të akuzuarit, Naim Musreli avokatit Teuta Zhinipotoku dhe Shemsedin Piraj kanë parashtruar kërkesë me të cilën kanë kërkuar të bëhet rikonstruimi i vendit të ngjarjes të shtjellohet si provë CD – komunikimi i tij mes të akuzuarit dhe fëmijëve të tij si dhe kërkohet hartografia e telefonave që janë marrë në ditën kritike”, tha ajo.

Sa i përket kërkesës së mbrojtjes së Naim Murselit për rikontriubim të vendit të ngjarjes, prokurorja, Javorka Perlinçeviq e konsideroi të pasafatshme.

Në seancën e mbajtur më 22.12 .2025 gjykata të gjitha palëve iu ka dhënë mundësinë që propozimin për nxjerrjen e provave të reja t’i dorëzojnë deri më datën 09 janar 2026 konsideroj se ky propozim është i dorëzuar jashtë afatit ligjore dhe që nuk është respektuar udhëzimi i gjykatës dhe i njëjti nuk duhet të pranohet”, tha ajo.

Rikonstruimin e vendit të ngjarjes dhe ekspertiza për gjendjen psikike të të akuzuarit Granit Plava u kundërshtua edhe nga avokati i familjes së Liridona Ademaj, Leutrim Syla i cili konsideroi se këto dyja nuk do të ndryshojnë gjendjen faktike.

Sa i përket dëgjimit si dëshmitar të Tafil Kokallës pati pajtueshmëri edhe nga mbrojtja e familjes Ademaj.

Edhe në përmbajtje, përveç çështjes së afatit e kundërshtojmë rikonstruimin e vendit të ngjarjes, konsiderojmë se është zvarritje e procedurës nuk ka as edhe një fakt që ka me ndërruar nga ajo çka ka deklaruar i pandehuri gjatë marrjes në pyetje dhe duke ditur se rikonstriuimi bëhet me dëshmitarë duke i marrë në pyetje veç e veç tashmë është fakt se aty dëshmitarë nuk kemi pas, si rrjedhojë dhe nuk ka se si të kryhet ky rikonstruim për të vërtetuar një gjendje tjetër faktike. Për propozime e mbrojtësve e të akuzuarve Granit dhe Kushtrim lidhur me propozimin e mbrojtësit Granit Plavës konsiderojmë se ekspertiza e pranuar për të njëjtin ka qenë e plotë si në përmbajtje ashtu edhe në metodologji si rrjedhojë edhe konsiderojmë se duhet të refuzohet ky propozim pasi që është edhe në kundërshtim me parimin e ekonomizimit dhe nuk di s ecka ka me vërtetua më tepër se ekspertiza e parë. Në raport me propozimin e avokatit Ndrec Dodaj që të akuzuarit Kushtrim Kokalla konsiderojmë se secili dëshmitar që mund të na sqaroj më shumë lidhur me këtë çështje është në interes edhe tonin dhe gjithë të pranishmëve kështu që nuk e kundërshtojmë”, theksoi ai.

Avokati i Naim Murselit, Shemsedin Piraj u shpreh se kanë të drejtë të propozojnë prova deri në përfundim të shqyrtimit kryesor.

Nuk ka nevojë me mbajt ligjërata për procedurë penale… Palët kanë të drejtë të propozojnë prova deri në përfundim të shqyrtimit kryesor. Arsyetimet e kolegut të palës së dëmtuar që propozimet nuk janë relevante, këto janë shumë relevante ne e dimë që shumë dëshmitarë në vendin e ngjarjes nuk ka pas, kemi propozuar rikonstiruimin e vendit të ngjarjes, pikërisht është fjala për konstatimin e ekspertit të mjekësisë ligjore profesor, Naim Uka… Afatshmëria, nuk vinë në shprehje”, deklaroi ai.

Se trupi gjykues ka refuzuar propozimet e mbrojtësve për plotësimin e procedurës së provave, tha kryetarja e trupit gjykues, Fatmire Dermaku.

Refuzohen propozimet e mbrojtësve për plotësimin e procedurës së provave konkretisht të mbrojtësit të akuzuarit, Kushtrim Kokalla, avokatit Ndrec Dodaj, për dëgjimin e dëshmitarit Tafil Kokalla pasi një dëshmi e tillë nuk është relevante dhe nuk do të kontribuoj asgjë në ndriçimin e çështjes. Refuzohet propozimi i mbrojtësit të Granit Plavës, Skender Gojani për nxjerrjen e ekspertizë plotësuese psikiatrike pasi që gjykata konsideron s enjë propozim i tillë është i pabazuar i pambështetur në prova konkrete pasi të njëjtit i është bërë një ekspertizë psikiatrike dhe nuk ka pasur vërejtje në këtë ekspertizë gjithashtu në sallë ka qenë eksperti dhe mbrojtësi dhe i akuzuari kanë parashtruar pyetje dhe kjo çështje ka mund të trajtohet edhe në këto prentendime. Refuzohet propozimi i mbrojtësve të Naim Murselit për rikonstruimin e vendit të ngjarjes pasi që gjykata konsideron se një propozim i tillë për arsye të paraqitura të njëjtat fakte nuk janë kontestuese mes palëve dhe të njëjtat mjaftueshëm janë elaboruar gjatë dëgjimit të dëshmitarëve”, deklaroi ajo.

Trupi gjykues ka refuzuar edhe kërkesën e mbrojtjes së Naim Murselit të shtjellohet si provë CD komunikimi i tij me fëmijët si dhe nxjerrja e hartografisë së telefonave.

Liridona Ademaj ishte vrarë më 29.11.2023 në ora 20:25, në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës

Continue Reading

Lajmet

Shkelja e hapësirës ajrore: Rumania alarmon avionët luftarakë F-16

Published

on

By

Rumania ka ngritur me urgjencë në ajër dy avionë luftarakë F-16 gjatë natës, pasi sistemet e mbikëqyrjes zbuluan pesë objektiva ajrore pranë kufirit me Ukrainën, ku njëri prej tyre depërtoi në hapësirën ajrore kombëtare.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Rumanisë bëri të ditur përmes një deklaratë zyrtare se incidenti ndodhi gjatë natës mes 12 dhe 13 gushtit.

“Sistemi i mbikëqyrjes me radar i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë zbuloi, natën e 12-13 gushtit, në orën 01:27, një grup prej pesë objektivash ajrore në zonën Ismail, mbi territorin ukrainas, pranë kufirit lumor me Rumaninë”, thuhet në njoftim.

Sipas dikasterit të mbrojtjes, dy avionët F-16 u ngritën në ajër për të monitoruar nga afër situatën e krijuar.

“Radarët tokësorë zbuluan një objektiv ajror që depërtoi në hapësirën ajrore kombëtare, afërsisht 2 km në jug të Pardinës. Objektivi qëndroi në hapësirën ajrore kombëtare për rreth 10 minuta, duke lëvizur përgjatë degës Chilia, përpara se të largohej nga territori rumun drejt Ukrainës”, sqarohet më tej në deklaratë.

Ministria rumune shtoi se menjëherë pasi objektivi fluturoi mbi hapësirën ajrore të Rumanisë, u raportuan shpërthime të fuqishme brenda territorit ukrainas. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Shpëtohet e gjallë 32-vjeçarja pas 36 orësh nën rrënoja nga tërmeti në Kolumbi

Published

on

By

Një 32-vjeçare është shpëtuar e gjallë pasi mbeti e bllokuar për 36 orë nën rrënoja, si pasojë e tërmetit të fuqishëm prej 7.4 ballësh që goditi Kolumbinë perëndimore.

Daniela Largo u nxor nga gërmadhat e një ndërtese të shembur në qytetin Pereira, pas një operacioni kompleks që zgjati 10 orë. Zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës arritën te ajo përmes një tuneli të hapur poshtë katër pllakave të rënda të betonit. Vendndodhja e saj u lokalizua falë një kamere të vogël, pasi një banor vendas dëgjoi thirrjet për ndihmë. Përmes një tuneli të parë të hapur nga lart ekipet i siguruan oksigjen, ndërsa përmes tunelit të dytë nga poshtë realizuan nxjerrjen e saj.

Shpëtimin e saj e ka përshëndetur edhe presidenti kolumbian, Abelardo de la Espriella, i cili e cilësoi ngjarjen si një “lajm që na mbush me shpresë”. Pas shpëtimit, Largo u shpreh e lehtësuar duke thënë se në shtëpi po e pret djali i saj 12-vjeçar.

Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti tragjik ka lënë të paktën 188 të vdekur dhe qindra të tjerë të zhdukur. Bilancin më të rëndë e shënojnë qytetet Cali me 95 viktimë dhe Pereira me 79 të vdekur. Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën në terren për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë. /BBC/

Continue Reading

Aktualitet

Trump konfirmon ndërrimin e fshehtë të avionit në Turqi pas kërcënimit nga SHBA-ja

Published

on

By

Sipas një raportimi nga BBC, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se ka ndërruar avionin në fshehtësi gjatë largimit nga samiti i NATO-s në Turqi muajin e kaluar, për shkak të një kërcënimi të mundshëm.

“Unë veproj sipas udhëzimeve të Shërbimit Sekret dhe ushtrisë. Ata donin që unë të udhëtoja me një fluturim tjetër, me një avion tjetër,” u tha Trump gazetarëve. “Më duhet thjesht të bëj atë që thonë ata.”

Ky zbulim vjen pas raportimeve se Trump hipi në avionin “Air Force One” më 8 korrik para kamerave televizive, përpara se të fshihej në një kamion furnizimi ushqimi për t’u transportuar drejt një avioni ushtarak.

Ndërrimi i minutës së fundit ka ngritur pyetje nëse personat e mbetur në avionin mashtrues ishin në rrezik, por Trump deklaroi të martën se avioni në të cilin hipi mund të kishte qenë në “rrezik më të madh… sepse ai do të ishte avioni, mendoj unë, që ata do të kishin më shumë gjasa të godisnin.”Zyrtarët i deklaruan partnerit amerikan të BBC-së, CBS News, se SHBA-ja kishte detektuar një kërcënim të besueshëm iranian për të goditur avionin me raketa. Ndërkaq, The New York Times raportoi se inteligjenca amerikane kishte informacione për një person pranë samitit të NATO-s, i cili ishte parë me një rakete që lëshohet nga krahu.

Gazetarët dhe disa anëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë që ndodheshin në bord nuk e dinin se presidenti amerikan ishte larguar fshehurazi si pjesë e një manovre të ndërlikuar mashtruese në përgjigje të kërcënimit të mundshëm iranian. /BBC/

 

Continue Reading

Aktualitet

Kërcënimi nga Irani: Trump nxirret fshehurazi nga avioni në Ankara

Published

on

By

Presidenti amerikan Donald Trump dyshohet se u nxor fshehurazi nga avioni presidencial Air Force One pas samitit të NATO-s në Turqi, për shkak të një kërcënimi raketor nga Irani, raporton BBC sipas mediave amerikane.

Sipas raportimeve, Trump hipi fillimisht në Air Force One në aeroportin e Ankarasë para kamerave. Më pas, ai u transferua në mënyrë të fshehtë në një avion ushtarak C-32A përmes një kamioni për furnizim me ushqime. Gazetarët dhe një pjesë e stafit të Shtëpisë së Bardhë që ndodheshin në Air Force One nuk ishin në dijeni për lëvizjen, pasi u është kërkuar të mbyllnin perdet e dritareve.

Pasi fluturoi drejt bazës ajrore RAF Mildenhall në Mbretërinë e Bashkuar, Trump u rikthye në Air Force One dhe më pas udhëtoi drejt SHBA-së me një avion tjetër të dhuruar nga Katari.

I pyetur nga gazetarët për mbylljen e perdeve gjatë fluturimit, Trump deklaroi se bëhej fjalë për një udhëtim të rrezikshëm për shkak të kundërshtarëve, pa përmendur ndërrimin e avionit. Shtëpia e Bardhë nuk e ka konfirmuar zyrtarisht ngjarjen. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara