Live

​Gjykata refuzon propozimet e mbrojtjes për prova shtesë në rastin e Liridona Ademajt

Published

on

Në seancën gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademaj trupi gjykues ka refuzuar propozimet e mbrojtësve të të akuzuarve, Naim Murseli,Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava për plotësimin e procedurës së provave.

Edhe sot në gjykatore u sollën me pranga në duar të akuzuarit, derisa u shoqëruan me siguri të lartë.

E qysh në nisje të seancës i akuzuari, Naim Murseli kërkoi konsultim me avokatin e tij.

Fillimisht kryetarja e trupit gjykues, Fatmire Dërmaku bëri të ditur se mbrojtësit e të akuzuarit kanë parashtruar kërkesa të reja.

Mbrojtja e Naim Murselit ka kërkuar rikontruim të vendit të ngjarjes, ndërsa, avokati i të akuzuarit, Kushtrim Kokalla ka kërkuar të dëgjohet dëshmitari Tafil Kokalla.

E mbrojtësi i Granit Plavës ka kërkuar që klientit të tij t’i bëhet ekspertizë shtesë lidhur me gjendjen psikike të Granit Plavës në kohën e kryerjes së veprës penale.

Kryetarja e trupit gjykues, Fatmire Dërmaku tha se prokuroria ia ka lënë në dorë të vendos trupit gjykues për kërkesat e mbrojtjes së Kokallës dhe Plavës.

“Avokati i të akuzuarit, Kushtrim Kokalla Ndrec Doda ka propozuar dëgjimin e dëshmitarit Tafil Kokalla në cilësi të dëshmitari, ndërsa me 23 janar 2026 mbrojtësi i të akuzuarit, Granit Plava, Skender Gojani ka parashtruar kërkesë me të cilën ka kërkuar nxjerrjen e një ekspertize shtesë lidhur me gjendjen psikike të Granit Plavë në kohën e kryerjes së veprës penale, si dhe më 27 janar 2026 mbrojtësit e të akuzuarit, Naim Musreli avokatit Teuta Zhinipotoku dhe Shemsedin Piraj kanë parashtruar kërkesë me të cilën kanë kërkuar të bëhet rikonstruimi i vendit të ngjarjes të shtjellohet si provë CD – komunikimi i tij mes të akuzuarit dhe fëmijëve të tij si dhe kërkohet hartografia e telefonave që janë marrë në ditën kritike”, tha ajo.

Sa i përket kërkesës së mbrojtjes së Naim Murselit për rikontriubim të vendit të ngjarjes, prokurorja, Javorka Perlinçeviq e konsideroi të pasafatshme.

“Në seancën e mbajtur më 22.12 .2025 gjykata të gjitha palëve iu ka dhënë mundësinë që propozimin për nxjerrjen e provave të reja t’i dorëzojnë deri më datën 09 janar 2026 konsideroj se ky propozim është i dorëzuar jashtë afatit ligjore dhe që nuk është respektuar udhëzimi i gjykatës dhe i njëjti nuk duhet të pranohet”, tha ajo.

Rikonstruimin e vendit të ngjarjes dhe ekspertiza për gjendjen psikike të të akuzuarit Granit Plava u kundërshtua edhe nga avokati i familjes së Liridona Ademaj, Leutrim Syla i cili konsideroi se këto dyja nuk do të ndryshojnë gjendjen faktike.

Sa i përket dëgjimit si dëshmitar të Tafil Kokallës pati pajtueshmëri edhe nga mbrojtja e familjes Ademaj.

“Edhe në përmbajtje, përveç çështjes së afatit e kundërshtojmë rikonstruimin e vendit të ngjarjes, konsiderojmë se është zvarritje e procedurës nuk ka as edhe një fakt që ka me ndërruar nga ajo çka ka deklaruar i pandehuri gjatë marrjes në pyetje dhe duke ditur se rikonstriuimi bëhet me dëshmitarë duke i marrë në pyetje veç e veç tashmë është fakt se aty dëshmitarë nuk kemi pas, si rrjedhojë dhe nuk ka se si të kryhet ky rikonstruim për të vërtetuar një gjendje tjetër faktike. Për propozime e mbrojtësve e të akuzuarve Granit dhe Kushtrim lidhur me propozimin e mbrojtësit Granit Plavës konsiderojmë se ekspertiza e pranuar për të njëjtin ka qenë e plotë si në përmbajtje ashtu edhe në metodologji si rrjedhojë edhe konsiderojmë se duhet të refuzohet ky propozim pasi që është edhe në kundërshtim me parimin e ekonomizimit dhe nuk di s ecka ka me vërtetua më tepër se ekspertiza e parë. Në raport me propozimin e avokatit Ndrec Dodaj që të akuzuarit Kushtrim Kokalla konsiderojmë se secili dëshmitar që mund të na sqaroj më shumë lidhur me këtë çështje është në interes edhe tonin dhe gjithë të pranishmëve kështu që nuk e kundërshtojmë”, theksoi ai.

Avokati i Naim Murselit, Shemsedin Piraj u shpreh se kanë të drejtë të propozojnë prova deri në përfundim të shqyrtimit kryesor.

“Nuk ka nevojë me mbajt ligjërata për procedurë penale… Palët kanë të drejtë të propozojnë prova deri në përfundim të shqyrtimit kryesor. Arsyetimet e kolegut të palës së dëmtuar që propozimet nuk janë relevante, këto janë shumë relevante ne e dimë që shumë dëshmitarë në vendin e ngjarjes nuk ka pas, kemi propozuar rikonstiruimin e vendit të ngjarjes, pikërisht është fjala për konstatimin e ekspertit të mjekësisë ligjore profesor, Naim Uka… Afatshmëria, nuk vinë në shprehje”, deklaroi ai.

Se trupi gjykues ka refuzuar propozimet e mbrojtësve për plotësimin e procedurës së provave, tha kryetarja e trupit gjykues, Fatmire Dermaku.

“Refuzohen propozimet e mbrojtësve për plotësimin e procedurës së provave konkretisht të mbrojtësit të akuzuarit, Kushtrim Kokalla, avokatit Ndrec Dodaj, për dëgjimin e dëshmitarit Tafil Kokalla pasi një dëshmi e tillë nuk është relevante dhe nuk do të kontribuoj asgjë në ndriçimin e çështjes. Refuzohet propozimi i mbrojtësit të Granit Plavës, Skender Gojani për nxjerrjen e ekspertizë plotësuese psikiatrike pasi që gjykata konsideron s enjë propozim i tillë është i pabazuar i pambështetur në prova konkrete pasi të njëjtit i është bërë një ekspertizë psikiatrike dhe nuk ka pasur vërejtje në këtë ekspertizë gjithashtu në sallë ka qenë eksperti dhe mbrojtësi dhe i akuzuari kanë parashtruar pyetje dhe kjo çështje ka mund të trajtohet edhe në këto prentendime. Refuzohet propozimi i mbrojtësve të Naim Murselit për rikonstruimin e vendit të ngjarjes pasi që gjykata konsideron se një propozim i tillë për arsye të paraqitura të njëjtat fakte nuk janë kontestuese mes palëve dhe të njëjtat mjaftueshëm janë elaboruar gjatë dëgjimit të dëshmitarëve”, deklaroi ajo.

Trupi gjykues ka refuzuar edhe kërkesën e mbrojtjes së Naim Murselit të shtjellohet si provë CD komunikimi i tij me fëmijët si dhe nxjerrja e hartografisë së telefonave.

Liridona Ademaj ishte vrarë më 29.11.2023 në ora 20:25, në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës

Continue Reading

Live

Zelensky vs Trump në qendër të vëmendjes, BE-ja pritet të rreshtohet pas Ukrainës

Published

on

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të marrë mbështetjen e liderëve të Bashkimit Evropian gjatë ditës së dytë të samitit në Bruksel, në një kohë kur përplasjet me presidentin amerikan Donald Trump po shtojnë tensionet brenda aleancës transatlantike.

Liderët e Bashkimit Evropian pritet të shprehin mbështetje të fuqishme për Ukrainën, ndërsa mosmarrëveshjet mes Zelenskyt dhe Trumpit kanë përshkallëzuar tensionet mes Kievit dhe Uashingtonit, raporton Euronews.

Përplasja e fundit lidhet me kërkesën e Trumpit që Ukraina të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës. Presidenti amerikan ka fajësuar këto sulme për rritjen e çmimeve të karburanteve, ndërsa Zelensky ka kundërshtuar këtë qëndrim, duke deklaruar se ndikimin kryesor në tregjet e energjisë po e shkakton lufta e ShBA-së kundër Iranit.

Pavarësisht presionit nga Uashingtoni, presidenti ukrainas ka bërë të qartë se sulmet ndaj industrisë ruse të naftës do të vazhdojnë. Ai gjithashtu ka minimizuar shqetësimet se ShBA-ja mund të ndërpresë shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën si formë hakmarrjeje.

Për shumë liderë evropianë, sulmet me rreze të gjatë veprimi ndaj objektivave strategjikë rusë përbëjnë një nga mjetet kryesore të Ukrainës për të ushtruar presion ndaj Moskës.

Për këtë arsye, gjatë takimit në Bruksel, pritet që liderët e BE-së të forcojnë mbështetjen për Kievin dhe të shfaqin një qëndrim të përbashkët përballë zhvillimeve të fundit, raporton Ekonomia Online.

 

Continue Reading

Lajmet

Berlini kërkon një mburojë kundër Kinës

Published

on

 

Gjermania ka pasur frikë nga hakmarrja kineze për vite me radhë. Tani, presioni mbi industritë e automobilave, inxhinierisë dhe kimike po e shtyn Berlinin të kërkojë instrumente më të forta të BE-së me Parisin bashkë.

Qasja e kujdesshme e Gjermanisë ndaj Pekinit po ndryshon. Berlini ka bllokuar një përgjigje më të ashpër ndaj asaj që Bashkimi Evropian e përshkruan si “praktikat e padrejta tregtare të Kinës” për vite me radhë.

Çështja është se kompanitë e BE-së kanë vetëm akses të kufizuar në tregun kinez, dhe ato gjithashtu duhet të konkurrojnë në vend me kompanitë kineze që janë të mbuluara me subvencione shtetërore.

Në muajt e fundit, Berlini duket se ka humbur frikën e tij nga kundërmasat kineze që do të dëmtonin eksportuesit gjermanë.

Kancelari Friedrich Merz dhe Presidenti francez Emmanuel Macron i shkruan së bashku Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen javën e kaluar. Ata kërkuan një instrument të ri që do të lejonte që një partner – duke iu referuar qartë Pekinit– t’i mohohet aksesi në tregun e BE-së nëse vazhdon të angazhohet në praktika të padrejta.

Një masë e tillë thuhet se është e nevojshme kundër vendeve që “kërkojnë qëllimisht të minojnë… kushtet e tregut me mjete politike ose ekonomike”.

Ministria e Tregtisë e Kinës ka paralajmëruar se Evropa do të “mbajë pasojat” nëse miraton një plan të tillë përjashtimi nga tregu.

Interesante është që letra nga Merz dhe Macron erdhi në mes të bisedimeve të rëndësishme tregtare BE-Kinë në Pekin javën e kaluar.

Kostoja e mosveprimit

Noah Barkin, këshilltar i lartë për Kinën në kompaninë konsulente Rhodium Group, i thotë DW se Merz dhe këshilltarët e tij e kanë kuptuar se është më mirë të veprojnë ndaj Kinës, pavarësisht rreziqeve. Ai beson se ata u inkurajuan ta bënin këtë nga kërcënimet ndaj eksporteve gjermane.

Sepse para pandemisë, të dy ekonomitëu rritën paralelisht dhe industria gjermane përfitoi nga rritja e Kinës.

Megjithatë, që nga viti 2021, Kina ka rënë nga vendi i dytë në vendin e nëntë midis tregjeve të eksportit gjerman, sipas të dhënave për gjysmën e parë të vitit 2026.

Kompanitë kineze nuk janë më prapa Gjermanisë në aspektin teknologjik dhe përfitojnë nga paga dukshëm më të ulëta për punëtorët në Kinë si dhe subvencionet shtetërore. Presioni ndihet veçanërisht në tre nga sektorët më të mëdhenj të eksportit të Gjermanisë – makinat, makineritë dhe kimikatet.

Pse Berlini po e ndryshon politikën e tij ndaj Kinës

Prodhuesit gjermanë të makinave kanë parë një rënie të madhe të shitjeve në Kinë, e cila dikur ishte tregu i tyre i dytë më i madh. Sipas Rhodium Group, eksportet gjermane të makinave ranë me 66 përqind midis viteve 2022 dhe 2025.

Markat e mëdha gjermane tani po përballen me konkurrencë të fortë nga prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike në tregje të tjera, përfshirë Evropën. Kjo ka shkaktuar një valë pushimesh nga puna dhe mbyllje fabrikash në vetë Gjermaninë.

Vetëm në Gjermani, importet e makinave të reja nga Kina u rritën me 121 për qind në shtatë muajt e parë të këtij viti, sipas Zyrës Federale të Statistikave. Automjetet e prodhuara në Kinë përbënin pothuajse 14 për qind të importeve totale të makinave.

“Pasi humbën vazhdimisht pjesën e tregut në Kinë, konkurrenca tani duket se po godet prodhuesit gjermanë edhe në tregun evropian të makinave”, thotë Andreas Miescher, një studiues në Institutin Mercator për Studimet e Kinës në Berlin.

Miescher i tha DW se presioni nga lobi i fuqishëm gjerman i automobilave ishte “thelbësor” në ndryshimin e qëndrimit ndaj Kinës.

Industria kërkon mbrojtje më të fortë tregtare

Midis shumë liderëve të biznesit gjerman që kanë bërë thirrje për një qasje më të ashpër në muajt e fundit, Oliver Richtberg, kreu i tregtisë së jashtme në Shoqatën Gjermane të Industrisë së Inxhinierisë, ishte ndoshta më i zëshmi.

“Ne aktualisht po deindustrializohemi përmes masave të padrejta – dhe shumica e kompanive nuk janë më të përgatitura ta pranojnë këtë,” tha Richtberg për gazetën Welt këtë verë.

Sipas Eurostat, deficiti tregtar i BE-së me Kinën vitin e kaluar ishte rreth 360 miliardë euro – një miliard euro në ditë. Ai u zgjerua më tej në gjysmën e parë të vitit 2026.

Ndërsa Brukseli përpiqet të godasë dampingun e mallrave kineze, një ligj i veçantë për të mbrojtur industrinë dhe masa të tjera po përballen me rezistencë si në Pekin ashtu edhe brenda vetë BE-së.

Shoqatat e biznesit po e ripërcaktojnë politikën

Ligji për të përshpejtuar zhvillimin industrial, i propozuar në mars, synon të sjellë investime përsëri në Evropë duke u dhënë kompanive me bazë në BE përparësi në prokurimin publik dhe subvencionet.

Investimet e huaja në sektorët kryesorë do të lejohen vetëm nëse partnerët evropianë mbajnë kontrollin e shumicës. Pekini e sheh këtë si diskriminim.

Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave paralajmëroi muajin e kaluar se projektligji do të bënte pak për të frenuar konkurrentët më të lirë kinezë. Dokumenti tha se stimujt për prodhimin brenda BE-së duhet të jenë mjaftueshëm të mëdhenj për të “kompensuar kostot shtesë”.

Shqetësimi kryesor i Berlinit ishte se Kina mund të vendoste kufizime të reja eksporti për metalet e rralla të tokës dhe magnetet e bëra prej tyre.

Kina ka një akt pothuajse të garantuar për furnizimin e këtyre elementëve, të cilët janë thelbësorë për makinat gjermane, parqet dhe panelet diellore, si dhe për industrinë ushtarake.

Bloomberg javën e kaluar, duke cituar zyrtarë gjermanë të paidentifikuar, tha se instrumenti i ri i BE-së mund të shërbejë si një “kundërarmë” nëse Pekini bllokon eksportet e metaleve të rralla të tokës. Mbështetja për masën do të vendoset në një samit të udhëheqësve të BE-së javën e ardhshme.

Brukseli ka diskutuar edhe kufizimin e njëanshëm të numrit të makinave hibride që Kina mund të eksportojë në BE.

BE shqyrton masa shtesë tregtare

Ndoshta në një përpjekje për të shmangur konfliktin e hapur, BE dhe Kina arritën një “mirëkuptim” gjatë bisedimeve tregtare javën e kaluar që mund të ulë eksportet e automjeteve hibride të Kinës në Bashkimin Evropian me më shumë se gjysmën. Makinat e reja hibride përbënin pothuajse 37 për qind të të gjitha makinave të reja të regjistruara në BE nga janari deri në gusht.

Instituti Mercator ka llogaritur se BE është një treg eksporti më i rëndësishëm për Kinën sesa Shtetet e Bashkuara. Në gjysmën e parë të vitit, eksportet kineze në BE arritën në 254 miliardë dollarë, krahasuar me 172 miliardë dollarë për Shtetet e Bashkuara.

Kjo mund t’u japë negociatorëve të BE-së më shumë guxim në bisedimet me Kinën. Ata kanë nevojë për të shmangur një luftë tregtare me këtë superfuqi, duke mbrojtur industrinë evropiane nga eksportet kineze.

“BE-ja ka më shumë fuqi negociuese sesa ndonjëherë e kupton”, shton Mischer.

Burimi: Deutsche Welle

Continue Reading

Lajmet

Përmbytjet në Stamboll: 14-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike, mbi 2.500 raportime për motin e keq

Published

on

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Stamboll të Turqisë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë vërshimeve.

Sipas mediave turke, i mituri me inicialet M. I. shkeli në një pellg uji në parkun Çukurbostan, në lagjen Balat të distriktit Fatih. Ai u dërgua pa ndjenja në spital, por ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në qytetin me rreth 16 milionë banorë. Janë raportuar më shumë se 1.200 raste përmbytjesh, 15 rrëshqitje dheu dhe dhjetëra raste të personave të bllokuar nga uji i rrëmbyeshëm.

Shërbimet emergjente kanë pranuar gjithsej 2.518 raportime të lidhura me kushtet e këqija atmosferike.

Sipas të dhënave, reshjet kanë prekur 808 objekte banimi, 280 ambiente biznesi dhe 76 automjete. Shtëpi, dyqane, rrugë dhe nënkalime janë përmbytur, ndërsa shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në ujë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulm masiv mbi Kievin: Zelensky akuzon Rusinë për shkelje të armëpushimit

Published

on

By

Një objekt kyç i energjisë që furnizon Kievin me ngrohje dhe energji elektrike, si dhe një ndërtesë banimi, janë goditur gjatë një sulmi me raketa balistike ruse. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili theksoi se goditja ndodhi pa asnjë paralajmërim të hershëm nga partnerët ndërkombëtarë.

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se nga goditja e bllokut të banimit të martën vonë kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur 21 të tjerë. Ai konfirmoi se janë goditur disa objekte energjetike në kryeqytet, ndërsa në orët e para të së mërkurës bëri të ditur se sulmet masive kanë ndërprerë rrymën në disa pjesë të Kievit. Autoritetet vendore u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimore pas shpalljes së alarmit të kuq.

Sulmet e reja vijnë vetëm dy ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se mes Rusisë dhe Ukrainës ishte rënë dakord për një armëpushim energjetik. Lidhur me këtë, Zelensky reagoi ashpër duke u shprehur: “Ukraina mbështeti një armëpushim energjetik. Rusia po synon edhe një central tjetër elektrik dhe jetët e njerëzve tanë. Kjo është plotësisht e padrejtë: kur ata po shkatërrojnë infrastrukturën tonë energjetike, dhe Ukraina nuk po merr as paralajmërime të hershme për lansimin e raketave balistike”.

Presidenti ukrainas shtoi se është me rëndësi që bota të mos heshtë dhe që Shtetet e Bashkuara të shohin qartë se çfarë po ndodh dhe kush është përgjegjës për vazhdimin e luftës. Kjo është nata e dytë rresht që Kievi përballet me sulme të tilla, ndërsa Zelensky po përgatitet të takohet në London me kryeministrin britanik Andy Burnham për të diskutuar përshpejtimin e furnizimit me sisteme të mbrojtjes ajrore.

Pas sulmeve të së hënës mbrëma, lindi spekulimi se SHBA-ja kishte ndërprerë qasjen e Ukrainës në inteligjencën kyçe për përgjimin e kërcënimeve. Megjithatë, Trump e mohoi këtë duke deklaruar: “Ne po i ndihmojmë ata dhe po ndajmë inteligjencë. Ne duam që lufta të përfundojë.” I pyetur për sulmet ruse mbi energjetikën, Trump përmendi se edhe Ukraina kishte goditur disa objekte një ditë më parë, ndërsa shmangu të konfirmonte nëse Rusia e kishte shkelur armëpushimin, duke shtuar se të dyja palët duan që lufta të përfundojë, por “nuk dinë se si të arrijnë atje”. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara