Lajmet

Gjykata në Mitrovicë dënon aktivistet për grafite feministe

Aksioni i shkrimit të grafiteve i ndërmarrë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe aktivistet mitrovicase.

Published

on

Katër aktiviste të përfshirë në aksionin e grafiteve në Mitrovicë, janë dënuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, secila me nga 100 euro për mbishkrimet e vendosura në muret e objekteve publike.

Aksioni i shkrimit të grafiteve i ndërmarrë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe aktivistet/ët mitrovicase/ës, me datë 25 prill 2021 është konsideruar si prishje e rendit dhe qetësisë publike sipas vendimit.

Megjithatë, për ne ky arsyetim nuk është valid, duke e bërë këtë vendim një përpjekje tjetër institucionale për t’i shtypur ndërhyrjet feministe në çdo formë që ato mund të marrin.

Gjykimi jonë bazohet mbi dy premisa kryesore:

  1. Hapësirat publike të komunës së Mitrovicës, sikundër edhe qyteteve të tjera, janë të mbushura me grafite, përmbajtja e të cilave shpesh është fashiste, seksiste e të cilat veç i shërbejnë urrejtjes dhe dhunës. Megjithatë, ne nuk kemi dëgjuar për dikë që është dënuar për to.
  2. Arsyeja kryesore e inicimit të rastit nga Institucioni i Policisë ka qenë përmbajtja, jo akti per se. Qasja e zyrtarëve policorë në Mitrovicë ka treguar që Institucioni i Policisë ka qenë “i shqetësuar” për mesazhat të cilat janë shkruar. Përgjatë marrjes në pyetje të aktivisteve/ëve, zyrtarët policor kanë qenë të irrituar nga mbishkrime si “virgjiniteti është shpikje e burrave”, së cilës i janë përgjigjur me pyetjen se “çka nëse unë e du gru’n e virgjër?”. Tutje, polemizimi ka qenë edhe në nivel diskursiv, duke u fokusuar në fjalët të cilat kanë ngjyrime fetare si fjalët “rob”, “haram”. Në këtë, zyrtarët policorë kanë insistuar që përzgjedhja e fjalëve do duhej të bëhej në mënyrë më neutrale, në mënyrë që “të mos provokojë” ndonjë komunitet të caktuar. Të gjitha këto deklarata janë bërë nën uniformën e Policisë, e cila mëton se është e ndërtuar
    mbi parimin e respektimit të barazisë gjinore dhe laicitetit.
    Pas përfundimit të marrjes në pyetje nga Policia, rasti është inciuar nga Policia me arsyetimin se mbishkrimet “kanë përçuar mesazhe turpëruese dhe ofenduese” dhe dërguar pranë Gjykatës themelore në Mitrovicë, ku dhe është marrë vendimi për dënim me gjobë për katër nga aktivistet/ët. Për ne, ky vendim nuk mund të lexohet ndryshe veç se si një sinjal i aktivizimit të aparatit represiv të shtetit i cili synon disiplinimin e feministeve/ëve. Irritimi institucional me çdo përpjekje të cilat e destabilizojnë status quo-në e cila vazhdon t’i dhunojë vajzat dhe gratë dhe identitetet tjera të paprivilegjuara është i dukshëm dhe po manifestohet dhunshëm. Megjithatë, ne e theksojmë që ne do t’i kundërvihemi kësaj ndërmarrjeje duke vazhduar rezistencën tonë kolektive deri në çlirimin nga çdo shtypjeje institucionale.

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë

Published

on

By

Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.

“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.

Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Continue Reading

Të kërkuara