Lajmet

Gjykata franceze burgos një person për zjarrvënien e katedrales në vitin 2020

Ai po përballet gjithashtu me veprime ligjore pasi dyshohet për vrasjen e një prifti.

Published

on

Një gjykatë franceze i dha një dënim me katër vjet burg një personi për ndezjen e një zjarri që dëmtoi rëndë një katedrale gotike në qytetin e Nantes në vitin 2020.

Emmanuel Abayisenga, një 42-vjeçar nga Ruanda, po përballet gjithashtu me veprime ligjore për një incident tjetër ku dyshohet se vrau një prift në Francë më vitin 2021.

Gjykata vendosi se Abayisenga nuk ishte i shëndetshëm mendërisht në kohën e zjarrit në Katedralen e Shën Pjetrit dhe Shën Palit kur dha dënimin.

Gjykata gjithashtu e ndaloi Abayisengan të mbajë armë dhe të qëndrojë në rajonin perëndimor Loire-Atlantique, ku ndodhet Nantes, për pesë vjet.

Abayisenga, i cili mbërriti në Francë në vitin 2012 dhe kishte qenë vullnetar për dioqezën lokale, kishte pranuar se e kishte shkaktuar zjarrin në fillim të seancës.

Ai tha se kishte hyrë në katedrale për t’u lutur, por më pas “humbi kontrollin” pasi kaloi pranë një lokacioni në ndërtesën ku pësoi një sulm të dhunshëm në vitin 2018.

Duke folur përmes një përkthyesi, ai tha se ishte penduar për atë që ndodhi dhe kërkoi falje.

Abayisenga ka një histori kërkesash të pasuksesshme për azil dhe mori një urdhër për t’u larguar nga Franca në vitin 2019, gjë që tha se e kishte shqetësuar thellësisht.

Gjykata pranoi problemet shëndetësore të të pandehurit, përfshirë vështirësitë në dëgjim, probleme me mushkëri dhe çrregullime të të ngrënit.

Prokurorja Veronique Wester-Ouisse tha se i pandehuri i vuri zjarrin katedrales me vetëdije për shkak të “zemërimit të madh dhe një ndjenjë hakmarrjeje të lidhur me situatën e tij”.

Zjarrfikësit ishin në gjendje të frenonin shpejt zjarrin dhe të shpëtonin strukturën kryesore, por organi i tij i famshëm i shekullit të 17-të, i cili i kishte mbijetuar revolucionit francez dhe bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore, u shkatërrua./UBTNews/

Lajmet

Arrestohet në Prishtinë një shtetas kosovar i kërkuar nga INTERPOL-i

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e datës 11 mars 2026, rreth orës 23:00, ka arrestuar shtetasin kosovar me inicialet M. Sh., i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.

Operacioni u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim me njësite të tjera relevante.

Sipas autoriteteve, personi në fjalë ishte shpallur në kërkim nga INTERPOL-i me kërkesë të autoriteteve të Maqedonisë, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “bashkim kriminal”, “evazion fiskal” dhe “mashtrim”.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me procedurat e mëtejshme ligjore.

Continue Reading

Lajmet

REL: Çfarë parashihet në strategjinë e miratuar për zgjerim të BE-së?

Published

on

By

Deputetët e Parlamentit Evropian e kanë miratuar një strategji për zgjerim të Bashkimit Evropian, në të cilën thuhet se zgjerimi është përgjigje strategjike ndaj realiteteve gjeopolitike që po ndryshojnë dhe investim në sigurinë dhe stabilitetin e bllokut evropian.

Sipas dokumentit të miratuar më 11 mars, kostoja e moszgjerimit do ta tejkalonte koston e anëtarësimit të vendeve të reja në BE, dhe do të rrezikonte krijimin e zonave gri gjeopolitike të ndjeshme ndaj ndikimit të huaj antagonist.

Për strategjinë votuan 385 deputetë, 147 ishin kundër dhe 98 abstenuan.

Autori i dokumentit, eurodeputeti Petras Austrevicius, tha se marrë parasysh sfidat e sotme, modeli i integrimit të BE-së duhet të përmirësohet në mënyrë që të pasqyrojë më mirë interesat e BE-së dhe pritjet nga vendet kandidate.

“Zgjerimi i BE-së duhet të shkojë krah për krah me reformat e brendshme për të mbrojtur funksionimin e BE-së dhe për t’i përmirësuar proceset e vendimmarrjes, duke përfshirë shfrytëzimin më të madh të votimit me shumicë të kualifikuar. BE-ja duhet t’i përfundojë këto reforma deri në kohën kur vendet kandidate t’i plotësojnë kriteret e anëtarësimit dhe janë gati të bashkohen me BE-në”, tha eurodeputeti Austrevicius.

Sipas dokumentit të miratuar, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë vendosur tashmë objektiva ambicioze për përfundimin e negociatave të anëtarësimit deri më 2026-2027.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2022, mirëpo aplikimi i saj nuk është shqyrtuar ende.

Kështu, ajo është e vetmja në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon statusin e vendit kandidat.

Kur përmendet Kosova në raport, aty theksohet rëndësia e dialogut të saj me Serbinë për avancim në rrugën drejt anëtarësimit.

Mes tjerash në raport bëhet thirrje që të nisin negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që asnjë vend të mos trajtohet si pjesë e një pakete.

Sundimi i ligjit, reformat demokratike, liria e medias, të drejtat e pakicave, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbeten në krye të prioriteteve të procesit të zgjerimit, me mbështetje të qëndrueshme për shoqërinë civile”, thuhet në dokument.

Ai, gjithashtu, nënvizon domosdoshmërinë e përafrimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, e cila vlerësohet si “një tregues kyç i orientimit gjeostrategjik të vendit kandidat”.

Në këtë drejtim, Serbia është kritikuar shpesh për mospërputhje të politikës së jashtme me atë të bllokut, meqë është vendi i vetëm në Ballkan që nuk e ka sanksionuar Rusinë për nisjen e luftës në Ukrainë.

Para votimit të këtij raporti, në Parlamentin Evropian është zhvilluar një debat, në të cilin mori pjesë edhe Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, e cila tha se BE-ja nuk do të lejojë anëtarësimin e vendeve që mund t’i minojnë fshehurazi vlerat ose institucionet e BE-së.

“Nuk ka kuaj të Trojës. Vendet që do të na minonin nga brenda nuk mund të bëhen anëtarë të BE-së. Duhet të jemi absolutisht të sigurt për këtë. Vendet që i bashkohen BE-së duhet të jenë demokraci të forta dhe të afta t’i rezistojnë ndikimit toksik të Rusisë dhe të të tjerëve”, tha mes tjerash Kos.

Bashkimi Evropian është zgjeruar herën e fundit më 2013, me pranimin e Kroacisë. /REL/

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet armë gjatë bastisjeve për fajde në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se gjatë hetimit të një rasti të fajdesë, është bastisur shtëpia e një të dyshuari në Prizren.

Aksioni është ndërmarrë të mërkurën nga hetuesit e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një pistoletë si provë materiale.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Continue Reading

Lajmet

Kurti pret komandantin e KFOR-it: Diskutohet siguria dhe bashkëpunimi

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim komandantin e misionit të NATO-s, gjeneralmajorin Özkan Ulutas, me të cilin ka diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe rajon.

Gjatë këtij takimi, komandanti Ulutaş e ka uruar kryeministrin Kurti për mandatin e ri qeverisës, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Fokusi kryesor i bisedës ishte stabiliteti i sigurisë në një kohë të zhvillimeve dhe ndryshimeve të mëdha globale, të cilat mund të sjellin sfida të reja.

Kryeministri Kurti vlerësoi komunikimin e vazhdueshëm me misionin e NATO-s dhe falënderoi gjeneralmajorin Ulutaş për kontributin dhe rolin e tij të rëndësishëm në krye të KFOR-it.

Kurti dhe  Ulutas rikonfirmuan përkushtimin për të mbajtur një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës

Continue Reading

Të kërkuara