Qytet-shteti antik i Spartës, mund të ketë rënë gati 2400 vjet më parë, por sot, 2000 njerëz ende flasin gjuhën e luftëtarëve të saj antikë. Në fshatin malor, Pera Melana, në gadishullin jugor të Peloponezit, ka të ngjarë të dëgjoni, në kafenetë qendrore të fshatit, një gjuhë të pazakontë në bisedat mes pleqve. Folësit janë pasardhësit gjuhësorë të Spartës antike, një gjuhë 3000-vjeçare të quajtur Tsakonika.
Kjo gjuhë flitet shpesh në shtëpitë e banorëve të kësaj zone, megjithatë e ardhmja e saj mbetet e pasigurt. “Ne po e humbasim atë, nuk ka mësues që t’ua mësojë brezave të rinj”, tha për BBC, Thomais Kounia, e njohur si “perandoresha e Tsakonika”. “Unë jam përpjekur ta ruaj gjuhën për 40 vitet e fundit. Është detyra ime ta bëj këtë.”
Tsakonika nuk është e rëndësishme vetëm për identitetin dhe kulturën vendase, por është trashëgimia e vetme e vazhdueshme e spartanëve të lashtë. Gjithashtu, është gjuha më e vjetër e gjallë në Greqi – që paraprin greqishten e re me rreth 3100 vjet – dhe një nga gjuhët më të vjetra në Europë.
Tsakonika bazohet në gjuhën dorike që flitej nga spartanët e lashtë dhe është dialekti i vetëm i mbetur nga dega perëndimore dorike e gjuhëve helene. Në të kundërt, greqishtja rrjedh nga dialektet jonike dhe atike në degën lindore. Secila prej tyre përdor një alfabet të ngjashëm, por Tsakonika ka më shumë simbole fonetike dhe ndryshon në strukturë dhe shqiptim. Një frazë e famshme në këtë gjuhë është ajo nga Leonidhas I, të cilit komandanti persian i kërkoi të dorëzonte të gjitha armët ose të vdiste dhe Leonidhas iu përgjigj: “Ejani t’i merrni!”.
Rreth 5000 njerëz flisnin gjuhën Tsakonika deri në fund të viteve 1950, por kur greqishtja e re u bë gjuha kombëtare në 1976, ky numër u zvogëlua me më shumë se gjysma në dekadat e mëpasshme. Mësues të shumtë erdhën në atë zonë për t’ju mësuar banorëve greqishten e re dhe Tsakonika nisi të braktisej e madje të stigmatizohej si një “gjuhë fshatare”.
Historikisht, Tsakonika ka qenë jo e shkruar, për këtë arsye nuk ka dokumente e as letërsi të shkruar në këtë gjuhë. Jo më kot, fjala “lakonike” vjen nga Laconia, banorët e së cilës ishin të njohur për shkurtësinë verbale dhe përdorimin e togfjalëshave. Pra, ka relativisht pak fjalë tsakoniane – përllogariten nga 8000 deri në 10 000 të tilla.
Për të ruajtur gjuhën në vitin 1986, u botuan tre vëllime fjalorësh, por që prej asaj kohe asnjë përpjekje më shumë nuk është bërë për ta ruajtur atë. Tashmë, në epokën e teknologjisë, po punohet shumë që të kryhet digjitalizimi dhe ruajtja e saj, për t’u trashëguar edhe në brezat pasardhës.
Sparta, pak histori
Sparta ishte një shoqëri luftëtare në Greqinë e lashtë që arriti kulmin e fuqisë së saj pasi mposhti rivalët e Athinës në Luftën e Peloponezit (431-404 p.K.). Kultura spartane kishte në qendër të organizimit të saj shoqëror besnikërinë ndaj shtetit dhe shërbimin ushtarak. Djemtë spartanë ndiqnin një program të rreptë arsimor dhe disiplinë të ashpër të trajnimit ushtarak. Popullsia e Qytet-Shtetit antik të Spartës, përbëhej nga tre grupe kryesore: Spartanët, të cilët ishin qytetarë me të drejta të plota; helotët, ose skllevërit dhe perioeci, të cilët ishin tregtar apo zanatçinj.
– Sparta erdhi në pushtet në vitin 650 p.e.s.
– Midis vitive 492 dhe 449 p.e.s Spartanët luftuan kundër persianëve. Gjatë betejës së Termopileve, vetëm 300 spartanë, luftuan kundër qindra mijëra persianëve.
– Midis viteve 431 dhe 404 p.e.s spartanët luftuan Athinën, duke i mundur ata në fund.
– Sparta mbeti një Qytet-Shtet i pavarur deri në vitin 146 p.e.s, kur Perandoria Romake i mundi ata.
Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.
Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.
Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.
Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së
Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.
Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/
Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.
Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.
Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.
Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.
Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.
“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/