Kronikë e zezë

Gjuajti me armë pa leje, arrestohet ferizajasi

Policia i ka marrë masat e nevojshme, thuhet në komunikatën për media.

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një 42-vjeçar në fshatin Sojevë të Ferizaj, pasi i njëjti ka pranuar se ka gjuajtur me armë të zjarrit, e cila ishte pa leje dhe të njëjtën e ka dorëzuar në stacionin e policisë.

“Me datën 12.12.2022 rreth orës 23:30 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatin Sojevë të Ferizajt, një qytetar ka raportuar se në afërsi të shtëpisë së tij ka dëgjuar një krismë nga arma e zjarrit. Më pas në njërën nga dhomat e shtëpisë së tij ka vërejtur se ishte thyer dritarja dhe brenda dhomës në komodinë ishte një predhë”, thuhet në komunikatën për media.

Po aty thuhet se Policia e stacionit në Ferizaj, konkretisht Njësia e Hetimeve i ka marrë masat e nevojshme, ka ndalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet.

“Pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren dhe dëshmive të mbledhura nga vendi i ngjarjes, sot rreth orës 10:30 kanë shoqëruar në stacionin e policisë personin e dyshuar B.K (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili ka pranuar se ka gjuajtur me armë dhe armën e zjarrit ( pistoletë) pa leje e ka dorëzuar në stacionin e policisë”.

Bëhet e ditur se i dyshuari, pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”.

Kronikë e zezë

Vjedhje të shumta në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës brenda 24 orëve njofton se janë raportuar një seri vjedhjesh të rënda, duke përfshirë banesa, lokale, kompani dhe infrastruktura publike. Një nga rastet ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar, ndërsa hetimet për të gjitha ngjarjet e tjera vazhdojnë.

Në Prishtinë, në rrugën “Malush Kosova”, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një banesë, prej nga kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Ndërkohë, në një rast tjetër në rrugën “Agim Ramadani”, pas hetimeve policia ka arritur të arrestojë një person të dyshuar për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme ari nga një lokal. Nga ai është sekuestruar edhe një veturë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raste vjedhjesh janë raportuar edhe në Fushë Kosovë, përkatësisht në fshatin Sllatinë, ku është vjedhur një trafo e energjisë elektrike nga një shtyllë, si dhe naftë nga një kamion dhe makineri të tjera pune.

Në Gjilan, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në objektin e një kompanie në rrugën “Enver Rexhepi”, prej nga kanë vjedhur fije metalike të bakrit.

Ndërsa në Ferizaj, është raportuar se janë vjedhur para nga një arkë, ku përveç kësaj janë shkaktuar edhe dëme materiale duke dëmtuar dy dyer.

Të gjitha rastet janë duke u hetuar nga organet kompetente në koordinim me prokurorin.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Ferizaj

Published

on

By

Një aksident trafiku ka ndodhur në Ferizaj, ku një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Aksidenti është raportuar mbrëmjen e 30 marsit në fshatin Vrosh.

Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:03 dhe ka përfshirë dy automjete. Si pasojë, drejtuesi i njërit prej automjeteve ka pësuar lëndime trupore. I njëjti, pasi ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, është përplasur me një shtyllë betoni të rrjetit elektrik.

I dyshuari aktualisht ndodhet nën trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa është edhe nën mbikëqyrjen e policisë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Fushë Kosovë 

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se është arrestuar një person i dyshuar për dhunim në Fushë Kosovë.

Rasti kishte ndodhur më 10 dhjetor 2025, rreth orës 10:30, dhe i dyshuari ndodhej në kërkim që nga ajo kohë.

Më 30 mars 2026, ai është paraqitur për intervistim me ftesë të prokurores.

Pas bisedës me autoritetet, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar direkt në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi i huaj, me substancë narkotike

Published

on

Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është regjistruar dje në Vermicë.

Sipas njoftimit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dje gjatë një kontrolli të një mashkulli shtetas i huaj, është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 40 gramë substancë  narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Të kërkuara