Kronikë e zezë

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për vrasjen e rëndë në Ferizaj

I pandehuri gjendet në paraburgim që nga muaji maj i këtij viti.

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, sot ka informuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Q.J., i cili gjendet në paraburgim që nga muaji maj i këtij viti, për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, me datë 28 Maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “E.M”, i pandehuri me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme lidhur me një veturë të vëllait të tij, për të cilën i pandehuri ka pretenduar se i është djegur nga ana e tani të ndjerit, me ç’rast me të takuar të ndjerin, ka shtënë 6 herë në drejtim të tij me armë zjarri, të tipit “SAUER model 38 H” e kalibrit 7.65mm dhe si pasojë e të shtënave nga plagët e marra i ndjeri ka vdekur, ashtu siç është konstatuar në raportin e autopsisë, me të cilin konstatohet shkaku i vdekjes, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, me të cilën ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“Po ashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri Q.J., nga koha e pa përcaktuar e deri me datën 28.05.2022, në Ferizaj, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Kosovë, ka poseduar armën e markës “SAUER model 38H” e kalibrit 7,65 x 17mm, me një karikator me kapacitet prej (8) tetë fishekëve të kalibrit 7.65x17mm, me të cilën armë kishte kryer veprën penale të përshkruar si në dispozitivin e I të kësaj aktakuze, ku e njëjta sekuestrohet, me të cilën ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, siç ka informuar, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Ferizaj, që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale, për të cilën akuzohet.

Lajmet

Sulmohen dy zyrtarë policorë gjatë detyrës në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kohës sa po kryenin detyrën e tyre zyrtare.

Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në momentin kur zyrtarët policorë po legjitimonin një person tjetër brenda një veture, i cili doli të jetë i afërm i të dyshuarit.

Gjatë përplasjes, në vendngjarje ka ndërhyrë edhe një person i tretë, i cili ka penguar zyrtarët dhe ka tentuar t’i ndihmojë të dyshuarit të largohej.

Lidhur me rastin, përveç njësive përkatëse policore, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari kryesor është dërguar në mbajtje pas intervistimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje mes dy personave në Prishtinë, njëri dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një mosmarrëveshje mes dy personave në Prishtinë ka eskaluar në përleshje fizike mbrëmjen e së enjtes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, me ç’rast njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit.

Pas shoqërimit në stacionin policor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar për të vazhduar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdes jashtë vendit gruaja e lënduar në aksidentin e rëndë në Shtërpcë

Published

on

By

Një aksident trafiku i ndodhur ditë më parë në Shtërpcë ka përfunduar me pasojë fatale.

Një grua, e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore gjatë përplasjes, ka ndërruar jetë në spitalin jashtë vendit ku po trajtohej.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima nuk u ka mbijetuar plagëve të marra, ndërsa lidhur me ngjarjen është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit.

Nga ky aksident midis dy veturave mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë, të cilët pas marrjes së ndihmës mjekësore janë liruar në shtëpi. Organet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj përplasjeje tragjike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vrasje në tentativë në Vushtrri

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Vushtrri është raportuar një rrethanë e cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Një burrë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi dyshohet se është rrahur me mjete të forta nga disa persona të panjohur.

Në vendin e ngjarjes policia ka hasur një veturë të aksidentuar, katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë, si dhe një fishek tjetër brenda veturës.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Continue Reading

Të kërkuara