Lajmet
Gjoka: MAShTI është vonuar me vendimin për subvencionim të teksteve shkollore, do të ketë vonesa në furnizim
Published
2 years agoon
By
Betim GashiKryesuesi i Kolegjiumit të Arsimit në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Muhamet Gjoka, ka thënë se Ministria e Arsimit është vonuar me vendimin që edhe këtë vit të vazhdohet me subvencionimin e teksteve shkollore.

Ai ka thënë se duke marr parasysh se si ka shkuar ky proces vitin e kaluar ku subvencionim ka vazhduar deri në maj të këtij viti, ka rrezik që nxënësit nuk do të mund t’i sigurojnë tekstet shkollore më 2 shtator, kur edhe pritet që të fillojë viti i ri shkollorë 2024-2025.
Ai ka thënë se në takimin që kanë mbajtur të martën me ministren e Arsimit, kanë shprehur shqetësimin për këtë çështje.
“Ne sot patëm një takim në MAShT, ku në kuadër të pikave të rendit të ditës ishte edhe përgatitja për fillimin e vitit të ri shkollor. Në këtë pik është diskutuar dhe është kumtuar informata që edhe këtë vit do të shkohet me subvencionim të teksteve shkollore. Ne në cilësinë e kryesuesit të Kolegjiumit të Arsimit, e shprehem shqetësimin tonë për vonesën në këtë proces, marr parasysh faktin kohën e shkurtër të fillimit të vitit të ri shkollorë dhe përvojën e vitit paraprak ku subvencionimi ka vazhduar me muaj të tërë deri ne maj të këtij viti. Ne e kemi ngritur si shqetësim dhe e konsiderojmë që jemi vonë për shkak se edhe në takimin e fundit në MAShT që kemi mbajtur në qershor si Kryesues i Kolegjiumit kemi kërkuar që të kryhen të gjitha procedurat që furnizim me tekste shkollore me rastin e fillimit të viti të ri shkollor nxënësit ti kenë tekste shkollore pa dashur me paragjykuar formën, mënyrën qoftë shpërndarjen në shkolla, apo subvencionimin e teksteve shkollore”, ka thënë ai.
Gjoka ka thënë se si Asociacion pas këtij vendimi kanë marr ankesa edhe nga prindërit për kohën e shkurtër që është vendos që edhe këtë vit do të bëhet subvencionimi i teksteve shkollore.
“Sigurisht që procesi ka pasur shumë sfida, sfidat kanë qenë evidente dhe dyshojmë që Ministria në rastin konkret do të jep përgjigje të gjitha sfidave dhe nuk do të ketë vonesa në furnizim me tekste shkollore. Marr parasysh kohën e shkurtër konsiderojmë që jemi jashtëzakonisht vonë dhe marr parasysh kompleksitetin e procesit, sepse sfidat janë të ndryshme ne vetëm kemi filluar që të marrim ankesa, ose informatë prej prindërve, për formën për mënyrën dhe konsiderojmë që kjo do të zvarrit procesin e furnizimit më tekste shkollore”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se kjo formë e furnizimit me libra shkollorë nuk ka qenë forma e duhur, marr parasysh vonesat në furnizim vitin e kaluar.
“Ministria është në dijeni për sfidat për problemet sepse janë përcjellë edhe në MAShTI. Komunat kanë mbajtur statistika për të përcjellë procesin e furnizimit me tekste shkollore. Sa i përket formës së subvencionimit me vetë fakti që ka pasur vonesë në furnizim vitin e kaluar dhe subvencionimi ka vazhduar deri në maj të këtij vitit tregon që nuk ka qenë forma e duhur apo të paktën përgatitjet nuk janë bërë të duhura që furnizim me tekste shkollore të jetë me 1 shtator me rastin e fillimit të viti të ri shkollor”, ka thënë ai./EO/
You may like
Vendi
Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës
Published
6 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Ish-kongresisti amerikan Eliot Engel ka vdekur në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Ai u largua nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në janar 2021, pas mbi 30 vjetësh shërbim.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cilësoi vdekjen e tij si humbje të një miku të dëshmuar dhe përkrahësi të palëkundur të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ajo theksoi se Engel, gjatë dekadave në Kongres, ishte në anën e drejtë të historisë – nga mbështetja për ndërhyrjen e NATO më 1999 kundër regjimit të Slobodan Milošević, deri te përkrahja për pavarësinë e Kosovës më 2008.
Edhe kongresisti Ritchie Torres e vlerësoi Engelin si një zë të fortë për Kosovën dhe komunitetin shqiptar në kohë kur pak të tjerë i kushtonin vëmendje.
Engel, pjesë e Partisë Demokratike, përfaqësoi që nga viti 1989 një zonë të Bronksit në New York City me komunitet të madh shqiptar. Ai ishte ndër figurat kyçe në sigurimin e mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Për kontributin e tij, Kosova ka emërtuar rrugë dhe autostradë me emrin e tij, si dhe ka lëshuar pullë postare me portretin e Engelit. Ndërkohë, qëndrimet e tij pro Kosovës e bënë figurë të diskutueshme në Serbi, e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj.
Gjatë një seance dëgjimore në vitin 2020, Engel kishte shprehur lidhjen e veçantë me rajonin, duke theksuar se asnjë vend në Ballkan nuk e kishte prekur më shumë se Kosova.
Ai hyri në Kongres në periudhën e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe u angazhua në çështjet e rajonit përmes Komitetit për Punë të Jashtme, duke u bërë një nga njohësit më të mirë të Ballkanit në politikën amerikane.
Lajmet
Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan
Published
6 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Në vazhdimin e seancës së dytë të jashtëzakonshme të pasdites, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe atë për çmimet tavan.
Projektligji për sigurimet shëndetësore u miratua me 65 vota për, duke marrë mbështetje edhe nga një pjesë e opozitës, e cila e cilësoi atë si të domosdoshëm. Ky projektligj parasheh krijimin e një pakete bazike shëndetësore që do të përditësohet çdo vit, ndërsa kontributet do të jenë 3.5 për qind nga paga e të punësuarit dhe 3.5 për qind nga punëdhënësi, për financimin e fondit të sigurimit.
Megjithatë, u theksua se funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor mbetet parakusht për zbatimin e tij, ndërkohë që digjitalizimi i këtij sistemi ende nuk është përmbyllur. Një ligj i ngjashëm ishte miratuar edhe në vitin 2014, por nuk kishte gjetur zbatim praktik. Ndërkaq, ky projektligj ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në janar për shkak të miratimit jokushtetues. Shqyrtimi i dytë i tij pritet të bëhet më 23 prill.
Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi në parim edhe projektligjin për çmimet tavan me 63 vota për, pa mbështetjen e opozitës. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, ligji synon mbrojtjen e qytetarëve dhe do të përdoret si masë e jashtëzakonshme në raste të destabilizimit të tregut, duke theksuar se nuk është kundër tregut të lirë, por kundër abuzimeve me çmimet.
Nga ana tjetër, deputetët opozitarë e kundërshtuan projektligjin, duke vlerësuar se ai rrezikon ndërhyrjen në tregun e lirë dhe i jep Qeverisë kompetenca të drejtpërdrejta për kontrollin e çmimeve. Ata ngritën shqetësime edhe për mënyrën e funksionimit të bordit të paraparë në projektligj, duke e cilësuar atë si jopavarur dhe me mungesë të metodologjisë së qartë për vendimmarrje.
Vendi
Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë
Published
13 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.
Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:
Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.
Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.
Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.
Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.
Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.
Lajmet
Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës
Published
14 hours agoon
April 10, 2026By
UBTNews
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.
Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.
Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.
Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës
Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan
Stefano Gabbana largohet nga drejtimi i Dolce & Gabbana
Dardanet U19 gati për sfidat kualifikuese në Evropian
Ngushtica e bllokuar dhe fronti i Libanit rrezikojnë armëpushimin SHBA-Iran
Spalletti zgjat qëndrimin te Juventusi deri më 2028, e ardhmja e Zhegrovës në dyshim
Ndërron jetë Afrika Bambaataa, një nga themeluesit e hip-hopit, në moshën 68-vjeçare
Ralph Fiennes: “Do të doja të rikthehesha si Voldemort, por ajo kohë ka kaluar”
Baldini merr drejtimin e përkohshëm të Italisë pas dorëheqjes së Gattusos
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
