Lajmet

Gjobitet KESCO nga Agjencia për Informim, kjo është arsyeja

Published

on

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), si autoritet mbikëqyrës për zbatimin e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka shqiptuar gjobë ndaj Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike Sh.A (KESCo) për mos ndër marrjen e masave të nevojshme të sigurisë në përpunimin e të dhënave personale gjatë shpërndarjes së faturave për qytetarët.

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka pranuar disa ankesa nga qytetarët (subjektet e të dhënave) lidhur me veprimin se KESCo ka shpërndarë faturat mujore për shpenzimin e energjisë elektrike duke mos i aplikuar masat e sigurisë dhe duke i lënë qasje personave të paautorizuar në të dhënat personale të konsumatorëve”, thuhet në njoftim .

Më tej thuhet se gjatë shqyrtimit të ankesave, AIP ka konstatuar se KESCo ka dështuar të zbatojë masat e sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve, duke shkelur kështu detyrimet e saj ligjore.

Veprimi i Agjencisë për shqiptimin e gjobës ndaj KESCo është ndërmarrë pas fushatës ndërgjegjësuese që Agjencia ka zhvilluar në muajin shkurt të vitit 2024, me të gjitha kompanitë që bëjnë shpërndarjen e faturave, me ç ‘rast ka kërkuar zbatimin e detyrimeve ligjore që këto kompani kanë ndaj konsumatorëve. Me qëllim të përgatitjes së kushteve, Agjencia ka kërkuar nga Kompanitë që deri më 30 qershor 2024, të ndërmarrin të gjitha masat për të siguruar mbrojtjen e të dhënat personale”, thuhet në komunikatë.

Siguria e të dhënave personale është një e drejtë themelore e qytetarëve dhe mbrojtja e këtyre të dhënave duhet të jetë prioritet për çdo kompani që i përpunon të dhënat personale.

Në fund të njoftimit thuhet se Agjencia për Informim dhe Privatësi do të vazhdoje mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit nga kompanitë private dhe institucionet publike për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.

Lajmet

​Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, lihen në burg Gjon Shkambi

Published

on

Në Gjykatën e Apelit sot u mbajt seanca për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Gjykata e Apelit ka vendosur të lë në burg Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj.

Ndërkohë vrasësi i gjyqtarit Elvis Shkambi nuk e ka apeluar masën e arrestit me burg.

Gjon Shkambi akuzohet se kishte dijeni mbi planin e nipit, akuza të cilat i ka mohuar. Koxhaj dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos kontrolluar dhe mos vlerësuar alarmin e detektorit që tregoi se vrasësi po hynte me një pistoletë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Fillon periudha për votimin me postë nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të zgjedhjeve

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka filluar periudha e votimit jashtë Kosovës për votim me postë në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

KQZ njofton se kjo periudhë e votimit (27 tetor – 8 nëntor 2025) do të vlejë vetëm për 29,712 shtetasit e Republikës së Kosovës që janë regjistruar me sukses si votues jashtë vendit gjatë afatit të përcaktuar për regjistrim (23 korrik- 29 gusht 2025).

“Këta votues i takojnë komunave, të cilat, sipas rezultateve ende të pacertifikuara, janë pjesë e raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, si: Gjakovë (3,141), Gjilan (2,066), Dragash (2,770), Kaçanik (1,149), Klinë (2,230), Fushë Kosovë (489), Mitrovicë e Jugut (1,188), Obiliq (220), Rahovec (1,902), Pejë (1,895), Prishtinë (1,727), Prizren (2,870), Suharekë (3,325), Viti (1,970), Vushtrri (1,019), Junik (1,363), Mamushë (356) dhe Kllokot (49)”, thuhet në njoftim.

KQZ thotë se ka nisur procesin e votimit jashtë vendit para certifikimit të rezultateve për të shmangur vonesat në procesin zgjedhor dhe për të siguruar që çdo qytetar i regjistruar të ketë mundësinë të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të votuar në kohë.

Me qëllim të ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që janë regjistruar për të votuar përmes postës, kutitë postare janë funksionale në këto shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani arrin për vizitë pune në Riad, pritet me nderime ushtarake

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka arritur në Riad të Arabisë Saudite, me ftesë të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, për të marrë pjesë në Future Investment Initiative (FII).

Ky forum, i njohur si një nga ngjarjet më prestigjioze globale për investime dhe inovacion, mbledh udhëheqës botërorë, drejtues të korporatave më të mëdha ndërkombëtare, investitorë, dhe ekspertë të teknologjisë e politikave publike, për të diskutuar idetë dhe strategjitë që do të formësojnë ekonominë dhe shoqëritë e së ardhmes.

Presidentja Osmani kur arriti u prit me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite./S.K/UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Aksidentoi dy turistët francezë, arrestohet 35-vjeçari në Korçë

Published

on

Policia e qarkut Korçë ka vënë në pranga një 35-vjeçar nga fshati Grabovicë, pasi u përfshi në një aksident rrugor ku u plagosën dy turiste franceze.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, E. C., 35 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në aksin rrugor “Korçë–Pogradec”, ku automjeti që drejtohej prej tij u përplas me mjetin në të cilin ndodheshin dy shtetaset franceze.

Të plagosurat u dërguan fillimisht në Spitalin Rajonal të Korçës, dhe më pas u transportuan për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, në gjendje shëndetësore të stabilizuar.

Policia bën me dije se grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar me saktësi shkakun dhe rrethanat e aksidentit./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara