Ekspertët e shëndetit thonë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, madje është vërtetuar se ngrënia e mëngjesit mban nën kontroll peshën edhe urinë gjatë ditës.
Të gjithë e nisin ditën duke konsumuar në mëngjes një kafe të shpejtë ose një gotë qumësht, por këto dy pije nuk duhet të zëvendësojnë mëngjesin, vaktin më të rëndësishëm të ditës.
Një gamë e madhe studimesh mbështet idenë se konsumimi i saj çon në shëndet më të mirë dhe indeks të masës trupore më të ulët. Pas ngrënies së mëngjesit do të digjni më shumë kalori gjatë ditës sesa mosngrënia e mëngjesit nga frika se merrni më shumë kalori.
Tërshëra – Një ndër ushqimet më të mira që mund të hamë, është i pasur me fibra, proteina vegjetale, vitamina të grupit B, përmban minerale sikurse është hekuri dhe magnezi. Me konsumimin e saj ulet rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiake falë një fibre të quajtur beta –glukano, përbërës e cila mund të përmirësojë nivelin e kolesterolit.
Vezë – E pasur me vitaminë A, D dhe B12. Dy vezë të mëdha përmbajnë mbi 50% të kolinës, e njohur si vitamina J, për të cilën trupi ka nevojë, ndikon pozitivisht te kujtesa, humori dhe kontrolli muskular. Një vezë e vetme përmban rreth 8 gramë proteinë; element thelbësorë pasi çdo pjesë e trupit tonë kërkon proteinë; qoftë lëkura, gjaku dhe kockat. Në mëngjes ideal do ishte konsumimi i dy vezëve të ziera.
Fara – Fara susami, chia, lule dielli, lino dhe kungulli. Shtoni farat në drithëra, smoothi dhe produkte të pjekura. 30 gramë fara përmbajnë 10 gramë proteina. Farat përmbajnë minerale si; Zinku, magnezi, hekuri dhe kalciumi, të cilat ju ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.
Jogurt pa sheqer – Njihet për vlerat e shumta shëndetësore. Ndaj dhe këshilla kryesore kur përzgjidhni një kos duhet që të ketë pesë ose më shumë shtame të kulturave bakteriale, por sasia nuk duhet të kalojë 150 gramët. Jogurti është perfekt nëse jeni në dietë, sidomos për t’u ngrënë për mëngjes, por nëse dëshironi që ato të jenë pak më të ëmbël, thjesht shtoni frutat e copëtuara! Kosi grek është plot me kalcium, ka një përmbajtje të lartë proteinash dhe shumë versione janë pasuruar me vitaminë D.
Banane – Vlerat ushqyese të saj i dinë të gjithë. Folatet dhe vitamina B6 e pranishme ndihmojnë në prodhimin e serotoninës, hormonit që përmirëson humorin dhe redukton ankthin. Fibra e tretshme ndihmojnë në uljen e kolesterolit, duke e hequr nga trakti gastrointestinal dhe penguar lëvizjen e tij drejt enëve të gjakut.
Qumësht – Një gotë furnizon trupin me 13 gramë proteinë. Pirja e saj është zgjedhje e mirë, sidomos kur jeni për vrap. Duhet të dini se qumështi është i përbërë 80% ujë, por përmban edhe minerale si kalciumi, kaliumi, që ju ndihmojnë të hidratoni trupin tuaj.
Integralet – Drithërat integrale ofrojnë përfitime antioksiduese, duke mbrojtur indet nga efektet e dëmshme dhe inflamatore. Ato janë të pasura me minerale të tilla si kalcium, kalium, magnez, zink dhe hekur: çelësi për imunitetin e përgjithshëm dhe shëndetin e zemrës.
Çaj i zi ose kafe – Ekzistojnë studime që lidhin antioksidantët e kafeinën që gjendet tek çaji e kafeja pa sheqer te përfitimet që sjell, duke përfshirë një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve kronike si dhe një aleate në administrimin e peshës. Ato janë pije me zero kalori. Ndaj ju këshillohet që një alternativë për mëngjes do të ishte konsumimi i 500 ml ujë, kafeje ose çaji pa sheqer. Kjo do t’ju ndihmojë të mbani hidratimin ditor në këmbën e djathtë dhe të siguroni rikuperimin e rezervave të ujit të përdorur gjatë natës.
Avokado – Ky frut ka përzierje unike të yndyrave të shëndetshme, ujit e fibrave dietike. Rrit ndjenjën e ngopjes, duke ju bërë më pak të ngjarë të hani gjatë pjesës tjetër të ditës. Bukë e thekur me vezë të copëtuara dhe avokado, e cila përmban vitamina dhe minerale B. Yndyrat e pangopura në avokado lidhen me zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, kancereve të lidhura me stilin e jetës dhe diabeti.
Fruta pylli – Vetëm një filxhan përmban deri 9 gramë fibra, rreth 50% të dozës së domosdoshme të vitaminës C, me vetëm 60 kalori. Antioksidantët e pranishëm tek frutat e pyllit mbrojnë qelizat. Konsumimi sa më shumë i këtyre frutave mbron enët e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Në rast se frutat e pyllit s’ju pëlqejnë shumë, mund të përzgjidhni agrumet, mollë, kajsi, qershi dhe pjepër. /UBT News/