Sport

“Gjithmonë kam dashur të jem ambasador i Kosovës”, Rrahmani për ëndrrën e kualifikimit

Published

on

Mbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është prononcuar për mediumin italian, Cronachedi.it

Ndër të tjera, ai ka folur edhe për kualifikimin e mundshëm me Kosovën në Kupën e Botës.

Kosova juaj është një hap larg Kupës së Botës: si kapiten, çfarë do të thoshte kualifikimi?

“Do të ishte një ëndërr, por është gjithashtu e vërtetë që kemi bërë shumë mirë në Ligën e Kombeve vitet e fundit. Tani mund të luftojmë për vendin e dytë, por edhe për vendin e parë. Një arritje e jashtëzakonshme për një vend kaq të vogël.”

Një histori shpëtimi për një vend që dikur ishte shkatërruar nga lufta.

“Të gjithë djemtë që luajnë për ekipin kombëtar ëndërrojnë ta çojnë ekipin atë në një Kupë Bote ose një Kampionat Evropian për të bërë të lumtur një popull të tërë që ka vuajtur kaq shumë në të kaluarën. Gjithmonë kam dashur të jem ambasador për Kosovën dhe e mbaj flamurin kudo.”

Dhe çfarë reagimi provokojnë tek ju skenarët e luftës në botën e sotme?

“Më vjen keq kur shoh imazhe të caktuara ose dëgjoj lajme të caktuara. Jam absolutisht kundër kësaj, shpresoj që ato të ndalen kudo.”

/A.Z/UBT News/

Sport

KV Drita triumfon në finalen e “Kupës Adem Jashari” ndaj Ferizajt

Published

on

By

KV Drita është shpallur fituese e Turneut Mbarëkombëtar ‘Kupa Adem Jashari’ pas një finaleje të fortë dhe emocionuese ndaj KV Ferizajt, të cilën e mbylli me rezultat 3-1 në sete. Ky turne tradicional, i organizuar në nderim të Epopesë së UÇK-së, ka sjellë një konkurrencë të lartë dhe një atmosferë sportive të veçantë.

Gjilanasit nisën ndeshjen me energji të madhe, duke fituar setin e parë 25-17, ndërsa Ferizaj reagoi në setin e dytë dhe barazoi rezultatin po me 25-17. Në setin e tretë Drita riktheu kontrollin e lojës, e fitoi atë 25-17, dhe e mbylli ndeshjen në setin e katërt me 25-15, duke siguruar triumfin e merituar.

Pas finaleve, KV Drita shprehu falënderimin e saj më të sinqertë për organizatorët, KV Skenderaj, si dhe për institucionet dhe individët që kontribuan në realizimin e turneut. Ky aktivitet ka pasur një vlerë të veçantë sportive dhe kombëtare, duke bashkuar ekipe nga Kosova dhe Shqipëria dhe duke nderuar sakrificën e familjes Jashari.

Nga klubi theksojnë se volejbolli është një urë që bashkon sportistët dhe forcon miqësinë ndërmjet klubeve dhe vendeve tona, dhe falënderojnë të gjitha ekipet pjesëmarrëse për cilësinë dhe rivalitetin sportiv gjatë turneut.

“Sporti na bashkon, me respekt për historinë dhe me besim për të ardhmen,” u shpreh klubi gjilanas.

Continue Reading

Sport

Përballje e fortë në hendboll, Finlanda mposht Kosovën

Published

on

By

Përfaqësuesja e vajzave të Kosovës  në hendboll ka zhvilluar një ndeshje të fortë dhe të barabartë ndaj përfaqësueses së Finlandës të enjten mbrëma në Vantaa, por pavarësisht paraqitjes së mirë nuk arriti të marrë pikë.

Ndeshja e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian përfundoi me fitoren e finlandezeve me rezultat 23:21, ndërsa përballja mbeti e hapur deri në aksionin e fundit.

Vajzat e nisën mirë takimin dhe krijuan epërsi gjatë 15 minutave të para. Megjithatë, më pas vendësit morën kontrollin e lojës dhe arritën të krijojnë epërsi deri në katër gola në pjesën e parë.

Edhe pjesa e dytë u karakterizua nga një lojë e fortë dhe e baraspeshuar. Hendbollistet kosovare ishin vazhdimisht në ndjekje të rezultatit dhe u afruan disa herë në dy gola diferencë, por nuk arritën të barazojnë.

Në këtë përballje u dallua portierja Aurora Kryeziu me 18 pritje. Ndërkohë, më efikasja për Kosovën ishte Merlinda Qorraj me 10 gola. Nga tre gola realizoi Elvina Qorraj, ndërsa nga dy gola shënuan Mirjeta Bytyqi, Yllka Shatri dhe Tina Hetemi.

Dy kombëtaret do të përballen sërish të dielën nga ora 17:15 në Pallati i Rinisë dhe SportevePrishtinë.

Continue Reading

Sport

Ministria e Rinisë dhe Sportit fillon regjistrimin e infrastrukturës sportive në gjithë Kosovë

Published

on

By

Ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar se ka marrë vendim për fillimin e procesit të inventarizimit të të gjitha objekteve sportive dhe rinore në Republika e Kosovës.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen e tij zyrtare, ky proces do të përfshijë identifikimin dhe regjistrimin e stadiumeve, fushave sportive, palestrave, palestrave shkollore si dhe qendrave rinore në gjithë vendin.

Ministri theksoi se përveç evidentimit të infrastrukturës ekzistuese, do të bëhet edhe vlerësimi teknik dhe funksional i këtyre objekteve, me qëllim që të kuptohet gjendja aktuale dhe nevojat për investime apo rehabilitim.

Po ashtu, gjatë këtij procesi do të identifikohen edhe zonat që aktualisht nuk kanë fare infrastrukturë sportive apo rinore, në mënyrë që institucionet të planifikojnë projekte dhe investime të reja në ato hapësira.

Gashani bëri të ditur se iniciativa të ngjashme që lidhen me zhvillimin e sportit dhe fuqizimin e rinisë pritet të prezantohen edhe në ditët në vazhdim.

Continue Reading

Sport

Gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës tashmë janë të përcaktuar

Published

on

By

Janë mësuar katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupa e Kosovës në Futboll, të cilat do të vazhdojnë garën për trofeun e këtij edicioni.

Në mesin e skuadrave që kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale janë KF Blood Shop, KF Balkans, KF Ferizaj dhe KF Llapi.

Këto katër ekipe do të përballen në fazën gjysmëfinale të garës, ku synojnë të sigurojnë një vend në finalen e madhe dhe të luftojnë për trofeun e Kupës së Kosovës.

Pritet që përballjet gjysmëfinale të sjellin ndeshje të forta dhe emocione të mëdha për tifozët e futbollit në vend, pasi të gjitha skuadrat synojnë triumfin në këtë kompeticion.

Continue Reading

Të kërkuara