Kronikë e zezë

Gjirokastër: Arrestohet 33 vjeçari pasi u kap duke transportuar emigrantë

Policia informoi se i arrestuari është K. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Published

on

Një person u arrestua në Gjirokastër, ngaqë u kap duke transportuar kundrejt fitimit gjashtë emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Policia informoi se i arrestuari është K. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë.

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, Gjirokastër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Gjirokastër dhe shërbimet e FRONTEX-it, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 50″, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – K. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e DVKM Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”, Gjirokastër, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjet, 6 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit”, informoi Policia.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua automjeti, si dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Lajmet

Aksident në dalje të Lushnjës, një i plagosur

Published

on

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Lushnjës.

Një automjet tip “Audi” është përfshirë në një aksident në daljen jugore të Lushnjës, duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi rrugor në rrethrrotullimin e Savrës.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe drejtuesi i mjetit Aleksandro B. ka marrë plagë të shumta, duke u dërguar menjëherë në spitalin e Fierit.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan rtsh.al./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vritet biznesmeni i njohur në Shqipëri

Published

on

Ka humbur jetën tragjikisht biznesmeni E.M, pas disa të shtënave me armë zjarri dje në Elbasan.

Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur Shqipërinë, ku sipas burimeve viktima humbi jetën pasi u ekzekutua nga persona të paidentifikuar pranë biznesit të tij në Elbasan.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, viktima kishte marrë dy plumba në kokë ndërsa ndodhej në makinë në biznesin e tij.

Atentati duket se ka qenë i mirë-organizuar, pasi atentatorët janë larguar pasi janë bindur që personi që ishte objektivi ka vdekur./S.K/KP/TCh/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë ndaj dy personave për shitblerje të narkotikëve

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve A.B., dhe E.Sh., për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, më datë 16.07.2025, në Prizren, të pandehurit A.B., dhe E.Sh., duke vepruar në bashkëkryerje dhe pa autorizim, shpërndajnë dhe ofrojnë për shitje substanca narkotike të llojit marihuanë të siguruara përmes rrugëve ilegale.

“I pandehuri E.Sh., duke përdorur veturën e tij, shkon në shtëpinë e A.B., i njëjti merr një çantë të zezë me 18 qese me narkotikë të llojit “marihuanë” dhe më pas takohen me L.K., dhe E.K., dhe i  shesin atyre sasi të narkotikëve. Pas kryerjes së shitblerjes, policia ka reaguar dhe ka ndaluar të pandehurit në  flagrancë. Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, i pandehuri A.B., ka hedhur në tokë çantën e zezë, e cila përmbante 18 qese najloni me substancë narkotike të llojit “marihuanë” me peshë 60.97 gram. Gjithashtu, gjatë bastisjes në shtëpinë e të pandehurit A.B., janë sekuestruar shtatëdhjetë e tetë (78) qese najloni me substancë të dyshuar narkotike, të cilat, pas ekzaminimit dhe ekspertimit nga Laboratori i Agjencisë Kosovare për Forenzikë, kanë rezultuar të jenë të llojit “marihuanë”, me peshë totale prej 2 kg”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i çështjes, bëhet e ditur se me ngritjen e aktakuzës ka propozuar që të bëhet konfiskimi i mjeteve dhe sendeve të cilat kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe të cilat janë dobi pasurore e fituar me vepër penale, ndër të tjera: narkotikë me peshë të përgjithshme prej 2 kg, një (1) automjet, të holla kesh etj.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj, policia nis hetimet

Published

on

Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete të martën në shtëpinë e tij në Ferizaj ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konfirmuar edhe vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti po hetohet.

“Ferizaj 18.11.2025 – 11:05, “Është raportuar se një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara