Kulturë

Gjipe dhe Grama në listën e 50 plazheve më të mira të Europës

Published

on

Dy nga plazhet më të bukura dhe autentike të Rivierës Shqiptare, Gjiri i Gramës dhe ai i Gjipesë janë renditur në listën prestigjioze të 50 plazheve më të mira në Europë për vitin 2025.

Ky vlerësim është rezultat i një procesi përzgjedhjeje që përfshin rreth 1,000 profesionistë udhëtimesh, “ambasadorë” të njohur plazhesh dhe një juri të specializuar ndërkombëtare.

Gjiri i Gramës është renditur në vend të 12, ndërsa Gjipe në vend të 30 duke kaluar madje edhe disa prej destinacioneve më në zë në brigjet e Spanjës, Italisë, Greqisë apo Francës, të cilat prej vitesh kanë kryesuar preferencat e vizitorëve nga e gjithë bota.

Kjo përzgjedhje realizohet çdo vit nga “The worlds 50 best beaches”, një nga platformat më të njohura globale për renditjen e plazheve, së cilës i referohet vazhdimisht edhe vetë Forbes.  Për t’u renditur plazhet duhet të plotësojnë disa kritere që lidhen me natyrën, qetësinë dhe përvojën që ato ofrojnë.

Kriteri është që plazhi të jetë unik, me peizazh që dallohet nga të tjerët, autentik, larg zonave të mbipopulluara, larg zhurmës, i paprekur, ideal për të forcuar lidhjen me natyrën dhe me pamje mbresëlënëse. Profesionistët që votojnë plazhet duhet të bëjnë një përshkrim bindës që më pas vlerësohet nga ambasadorët e plazheve dhe ekspertët ndërkombëtarë, të cilët e bëjnë renditjen bazuar në kriteret e lartpërmendura.

Gjiri i Gramës që është bërë pjesë është një nga perlat e bregdetit të Jonit, këtu deti hyn mes masiveve shkëmbore duke krijuar një plazh fantastik ku bie në sy uji kristal i pastër me kombinim unik ngjyrash. Gjiri i Gjipesë është i vendosur në hyrje të një kanioni spektakolar duke u bërë simbol i ekoturizmit dhe aventurës në Shqipëri. Me akses si nga bregu dhe nga shtregu, ky gji ofron pamje mahnitëse dhe një natyrë gati të virgjër, shumë pak të eksploruar.

Përfshirja e këtyre dy gjireve në këtë renditje dëshmon edhe njëherë se Shqipëria është një vend që ofron vlera të paçmueshme natyrore dhe po hyn gjithnjë e më shumë në listën e destinacioneve elitare të Mesdheut, kjo falë natyrës së bukur, infrastrukturës gjithnjë e në përmirësim si dhe projekteve ambicioze.

Kulturë

Filmi shqiptar “Burri i shtëpisë” vlerësohet me çmim special në Festivalin e Barit

Published

on

By

Filmi shqiptar “Burri i Shtëpisë”, me regji nga Andamion Murataj, është shpërblyer me çmim special në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Bari (BIF&ST).

Juria vlerësoi në mënyrë të veçantë interpretimin e Drita Kaba Karagës, duke e cilësuar atë si të thellë dhe mbresëlënës. Filmi u vlerësua në seksionin “Meridiana”, duke u renditur ndër projektet më të spikatura të këtij edicioni.

Gjatë marrjes së çmimit, regjisori Andamion Murataj u shpreh i emocionuar për rikthimin në Bari pas shumë vitesh, duke theksuar se filmi nuk është vetëm shqiptar, por një bashkëprodhim shqiptaro-italian. Ai falënderoi bashkëpunëtorët dhe institucionet që mbështetën realizimin e projektit që në fazat e para.

Juria ndërkombëtare, e përbërë nga emra të njohur të kinematografisë, vlerësoi interpretimin e Karagës si një portretizim të fuqishëm dhe kompleks të një personazhi që sfidon normat, duke trajtuar tema si identiteti dhe amësia.

“Burri i shtëpisë” sjell në qendër historinë e një burrneshe në një shoqëri moderne shqiptare në ndryshim të vazhdueshëm. Performanca e Drita Kaba Karagës u konsiderua si një nga pikat më të forta të festivalit, duke u vlerësuar për mënyrën e natyrshme dhe të fuqishme të interpretimit të një personazhi kompleks.

Continue Reading

Kulturë

Filharmonia e Kosovës drejt debutimit në Berlin, mbahen provat e përbashkëta me korin gjerman

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka zhvilluar provat e përbashkëta me Konzertchor Münster për koncertin që mbahet sot.

Dy koret do të interpretojnë veprat “Requiem für Mignon” nga Robert Schumann dhe “Ballin Lartë!” nga Valton Beqiri.

Ky koncert shënon një moment të rëndësishëm për Filharmoninë e Kosovës, pasi për herë të parë Orkestra dhe Kori i saj do të performojnë në sallën prestigjioze të Filarmonisë së Berlinit në Berlin.

Continue Reading

Kulturë

Përmbyllet programi GENESIS, mbështetje për të rinjtë në animacion në Kosovë

Published

on

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të programit GENESIS, i cili synon fuqizimin profesional të të rinjve në fushën e animacionit dhe zhvillimin e këtij sektori në Kosovë.

Programi u realizua nga Anibar në bashkëpunim me Institut français du Kosovo dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, duke përfshirë trajnime, masterclass-e, mentorim dhe prezantime projektesh me mundësi edhe për promovim ndërkombëtar.

Gjatë ceremonisë përmbyllëse u prezantuan projektet e pjesëmarrësve dhe u shpërndanë certifikatat, ndërsa ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e këtij programi për zhvillimin e industrisë kreative dhe përkrahjen e të rinjve.

Ndërkohë, Anibar vazhdon të mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit me një program trevjeçar, duke dëshmuar rolin e saj të rëndësishëm në skenën kulturore dhe kreative në vend.

Continue Reading

Kulturë

Premierë e suksesshme në Ditën Botërore të Teatrit: “Bidermani dhe Zjarrvënësit” në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Published

on

Në Ditën Botërore të Teatrit, Teatri Kombëtar i Kosovës prezantoi premierën e shfaqjes “Bidermani dhe Zjarrvënësit”, duke i dhënë publikut një mbrëmje të veçantë artistike.

Nën regjinë e Agon Myftarit, vepra e Max Frisch-it u interpretua me mjeshtëri nga aktorët, duke trajtuar dilema të thella morale dhe ekzistenciale, dhe duke reflektuar mbi përgjegjësinë individuale dhe shoqërore përmes simbolikës së zjarrvënësve.

Shfaqjen e ndoqën ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, zëvendësministrja e Kulturës, Tijana Veljković, si dhe kryesuesja e Këshillit të Teatrit Kombëtar, Visare Aliu.

Kjo premierë është edhe një dëshmi e energjisë krijuese dhe përkushtimit të aktorëve dhe të gjithë profesionistëve të teatrit, që vazhdojnë të sjellin vepra që nxisin reflektim dhe dialog.

Continue Reading

Të kërkuara