Lajmet

Gjimnazi Shoqëror në UBT International Smart Schools, rruga drejt komunikimit global dhe suksesit akademik

Published

on

Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur, njohja e gjuhëve të huaja dhe aftësia për të komunikuar në mjedise ndërkombëtare janë shndërruar në një nga kompetencat më të kërkuara. Pikërisht për këtë arsye, Gjimnazi Shoqëror në UBT International Smart Schools paraqet një mundësi ideale për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë një të ardhme akademike dhe profesionale pa kufij.

Gjimnazi Shoqëror kombinon programin bashkëkohor mësimor me teknologjinë moderne, metodologjitë interaktive të mësimdhënies dhe standardet ndërkombëtare të edukimit. Nxënësit përfitojnë njohuri të avancuara në gjuhë të huaja, letërsi, komunikim, kulturë dhe fusha të tjera që kontribuojnë në zhvillimin e tyre akademik dhe personal.

Një nga përparësitë më të mëdha të këtij drejtimi është fakti se nxënësit kanë mundësinë të ndjekin programe të akredituara nga Cambridge International Education, duke përfituar kualifikime dhe diplomë të njohur ndërkombëtarisht. Kjo u hap atyre dyert e universiteteve prestigjioze brenda dhe jashtë vendit, duke i përgatitur për sfidat e arsimit të lartë dhe tregut global të punës.

Mësimi zhvillohet në ambiente moderne dhe të pajisura me teknologji të avancuar, duke krijuar një përvojë dinamike dhe motivuese për nxënësit. Përveç përvetësimit të gjuhëve të huaja, programi fokusohet edhe në zhvillimin e aftësive të komunikimit, të mendimit kritik, të prezantimit publik dhe të punës në grup – kompetenca që janë thelbësore për suksesin në universitet dhe në karrierë.

Një tjetër veçori e UBT International Smart Schools është integrimi i teknologjisë dhe inovacionit në procesin mësimor. Nxënësit mësojnë në një ambient kreativ dhe interaktiv, ku edukimi shkon përtej klasës tradicionale dhe përfshin aktivitete të shumta akademike, kulturore dhe ekstrakurrikulare.

Përmes bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe orientimit drejt standardeve globale të arsimit, Gjimnazi Shoqëror përgatit të rinjtë për studime universitare në vend dhe jashtë vendit, si dhe për karriera në fusha të ndryshme si diplomacia, marrëdhëniet ndërkombëtare, komunikimi, gazetaria, turizmi, përkthimi dhe menaxhimi.

Me një mjedis modern, staf profesional dhe fokus të veçantë në zhvillimin e gjeneratave të reja, Gjimnazi Shoqëror në UBT International Smart Schools vazhdon të mbetet një nga zgjedhjet më të mira për nxënësit që dëshirojnë të ndërtojnë një të ardhme të suksesshme në një botë pa kufij gjuhësorë.

APLIKO TANI ONLINE!

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara