Lajmet

Gjiganti financiar Goldman Sachs do të pushojë nga puna qindra punëtorë

Goldman Sachs kishte përmendur uljen e fitimeve në një raport gjatë muajit korrik.

Published

on

Goldman Sachs pritet të pushojë nga puna qindra punëtorë, thonë raportet.

Shkurtimet në firmën e investimeve financiare mund të fillojnë që në fillim të javës së ardhshme dhe të ndikojnë te punonjësit në të gjithë kompaninë, sipas burimeve.

Goldman Sachs nuk pranoi të komentonte, por kishte përmendur uljen e fitimeve në një raport gjatë muajit korrik.

“Ne kemi marrë vendimin për të ngadalësuar shpejtësinë e punësimit”, kishte thënë në atë kohë shefi financiar i kompanisë, Denis Coleman.

Banka e investimeve kishte paralajmëruar se mund t’i duhet të shkurtojë shpenzimet pasi perspektiva ekonomike ishte duke u përkeqësuar.

Banka poashtu raportoi një rënie prej 48% në fitimin e tremujorit të dytë pasi klientët e saj përballen me inflacionin, rritjen e normave të interesit, pandeminë Coronavirus dhe luftën në Ukrainë. Divizioni i saj i investimeve bankare gjeneroi të ardhura prej 2.1 miliardë dollarësh, me një rënie prej 41% krahasuar me një vit më parë./UBTNews/

Lajmet

Miratohet draft strategjia për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës miratoi të mërkurën draft strategjinë 2025-2030 për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe planin e veprimit 2025-2027.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se përmes këtij dokumenti parashihet përmirësimi i cilësisë në shërbime, avancimi i sistemit gjithëpërfshirës në arsimim dhe përmirësimi i qasjes për personat me aftësi të kufizuara.

Draft-strategjia për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara 2025-2030 si dhe plani i veprimit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara 2025-2027 karakterizohet nga qasja unifikuese dhe gjithëpërfshirëse. Është e shtrirë në të gjitha nivelet qeverisëse, duke respektuar, mbrojtur dhe zbatuar të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, të garantuara me legjislacionin vendor dhe standardet ndërkombëtare e rajonale për të drejtat e njeriut. Përmes kësaj strategjie parashihet arritja e këtyre objektivave strategjike. E para është përmirësimi i cilësisë në shërbime sociale për personat me aftësi të kufizuara, e dyta është avancimi i sistemit gjithëpërfshirës në arsimim dhe në ngritjen profesionale të personave me aftësi të kufizuara dhe e treta përmirësimi i qasjes për persona me aftësi të kufizuara”, tha Kurti.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua edhe propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë për emërimin e komisionit ad-hoc për vlerësimin profesional për pozitën e kryeinspektorit shëndetësor në Inspektoratin e Shëndetësisë.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se po synojnë standarde të larta të kujdesit shëndetësor.

Përmes kësaj procedure të rekrutimit synojmë të forcojmë mbikëqyrjen dhe të sigurojmë që standardet më të larta të kujdesit shëndetësor të respektohen në çdo institucion shëndetësor në Republikën e Kosovës pa dallim. Përmes këtij procesi ne jo vetëm që po sigurojmë zbatimin e legjislacionit, por edhe rrisim besimin e qytetarëve në sistemin shëndetësor. Prandaj, marrë parasysh rëndësinë e këtij procesi ju ftoj për aprovim”, tha Vitia.

Po ashtu, u miratua edhe propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë për komisionin ad-hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e drejtorit ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale është një institucion kyç në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e tregut të barnave, i cili ka ndikim të drejtpërdrejt në sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve tanë. Fuqizimi i pozitës së drejtorit ekzekutiv të këtij institucioni luan një rol të rëndësishëm në sigurimin e rregullave, standardeve si dhe përmbushjen e objektivave të agjencisë. Komisioni për rekrutim do të sigurojë që ky proces të zhvillohet në pajtim me legjislacionin në fuqi, duke respektuar parimet e transparencës, barazisë dhe konkurrencës”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

​Maqedonci: Marrëveshja me SHBA-në ka qëllim avancimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën nismën për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se kjo marrëveshje ka për qëllim që të dyja palët të angazhohen në avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike në bashkëpunim me shtetet aleate, në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka iniciuar lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes. Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të dyja palët të angazhohemi në avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si planifikim i mbrojtjes, qëndrueshmëri strategjike dhe ngritje të kapaciteteve strategjike ushtarake. Një hap i tillë i bashkëpunimit është ndërmarrë në përputhje me qëllimet e integrimit më të gjerë euroatlantik, cenimit për sigurinë, rritjen e ndërveprueshmërisë gjithmonë duke u mbështetur në partneritetin e fortë ekzistues në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, deklaroi ai.

Qeveria i dha dritën e gjelbër edhe marrëveshjes së përgjithshme të sigurisë me Slloveninë, për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se kjo marrëveshje është hap i rëndësishëm.

Arritja e marrëveshjes për sigurinë në fushën e mbrojtjes së informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë është hap i rëndësishëm me ndikim në disa aspekte. Forcimi, bashkëpunimi dypalësh, sigurimi i informacioneve të klasifikuara, përmirësimi i kapaciteteve institucionale dhe mbështetja për integrim euroatlantik”, tha Kurti.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar tri marrëveshje mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se marrëveshja e parë është për transferimin e personave të dënuar.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është përmirësimi i mëtejshëm i bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e drejtësisë, vendosja e drejtësisë dhe rehabilitimi social i personave të dënuar, duke mundësuar ekzekutimin e sanksioneve penale në shtetin vendbanimit të përhershëm të personit të dënuar. Kjo marrëveshje rregullon ekzekutimin e vendimeve gjyqësore përmes transferimit të personit dënuar në rastet kur një shtetas i shtetit të administrues është duke vuajtur dënimin në shtetin dënues dhe kërkon transferimin në shtetin administrues me qëllim të rehabilitimit social”, tha ajo.

Marrëveshja e dytë e miratuar është nisma për marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ndërkaq, marrëveshja e tretë është për ekstradim, për çka Haxhiu tha se bazohet në zotimin e Kosovës për të zhvilluar partneritet evropian.

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, ndër tjera, u miratua edhe nisma për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare të partneritetit për menaxhimin e grant-kontratës të asistencës teknike, në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë-Shqipëri.

Nismë për lidhje të marrëveshjes ndërkombëtare të partneritetit për menaxhimin e grant-kontratës të asistencës teknike, kabineti qeveritar miratoi edhe me Malin e Zi.

Continue Reading

Lajmet

NATO me deklaratë zyrtare pas vizitës së Rutte në Kosovë dhe Bosnje

Published

on

By

NATO konfirmon angazhimin për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, tha Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior të mërkurën përmes një deklarate publike ku numëroi mesazhet kryesore të sekretarit të Përgjithshëm, Mark Rutte, i cili përfundoi vizitat në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor për 30 vjet, angazhimi ynë mbetet i fortë edhe sot, i udhëhequr nga KFOR-i, që është misioni ynë më i gjatë dhe aktualisht misioni ynë më i madh”, citohet sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Ai tha se një rajon i sigurt i Ballkanit Perëndimor do të thotë më shumë siguri në të gjithë hapësirën euro-atlantike.

NATO do të vazhdojë të luajë rolin e saj, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të BE-së në Kosovë”, tha Mark Rutte, siç shkruan aleanca në deklaratën publike.

Edhe në njoftim theksohet se NATO do të vazhdojë të mbështesë plotësisht normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë – procesi i udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Kjo është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme, duke siguruar që të drejtat e të gjitha komuniteteve të respektohen dhe mbrohen; për të çuar përpara Dialogun, të dy palët duhet të tregojnë fleksibilitet, të bëjnë kompromiset e nevojshme dhe të përqendrohen në fitimet afatgjata”, tha Rutte.

Mark Rutte qëndroi në Kosovë më 11 mars ku zhvilloi takime ndaras me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë u zhvillua pas asaj në Bosnje e Hercegovinë ku Mark Rutte tha se aleanca mbetet “e angazhuar fuqishëm për stabilitetin e këtij rajoni dhe për sovranitetin, integritetin territorial dhe sigurinë e Bosnje-Hercegovinës”.

Sa i përket Bosnjes, Mark Rutte tha se “Marrëveshja e Paqes e Dejtonit është gurë themeli i paqes në këtë vend dhe duhet të respektohet; ne mbështesim Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë; çdo veprim që dëmton Dejtonin, rendin kushtetues ose institucionet kombëtare është i papranueshëm; retorika dhe veprimet provokuese janë të rrezikshme; ato paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe sigurinë e Bosnje-Hercegovinës.”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu theksoi nevojën që liderët politikë të Bosnje-Hercegovinës “të bëjnë pjesën e tyre” dhe “të marrin përgjegjësinë” për progresin dhe stabilitetin e vendit të tyre.

Ai e bëri të qartë se “ky nuk është viti 1992”, dhe se NATO dhe partnerët e saj ndërkombëtarë janë të pranishëm dhe të angazhuar në Bosnje-Hercegovinë, dhe “nuk do të lejojnë që të krijohet një vakum sigurie”.

Continue Reading

Lajmet

Nol Nushi lirohet nga akuza për huliganizëm në protestën e 2015-ës

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, tani sekretar në Partinë Socialdemokrate, Nol Nushi, lidhur me akuzën për veprimet në protestën e mbajtur në nëntor të 2015-ës, saktësisht për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Aktgjykimi ndaj Nushit u shpall të mërkurën nga gykatësja Donikë Shala-Abdyli, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Nushi u lirua nga akuza për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, me arsyetimin se nuk është vërtetuar se ka kryer veprimet e përshkruara si në aktakuzë.

Nga administrimi i provave në këtë shqyrtim gjyqësor, gjendja faktike e përshkruar si në pikën 1 të dispozitivit nuk është vërtetuar”, tha gjykatësja.

Ndërsa, për veprat penale  “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, Gjykata refuzoi akuzën.

Në shpallje të aktgjykimit, Nushi nuk ishte i pranshëm.

Continue Reading

Të kërkuara