Lajmet

​Gjermania ther mbi 400 mijë shpezë për shkak të gripit

Published

on

Gjermania ka therur më shumë se 400 mijë shpezë ndërsa rastet e gripit të shpendëve vazhdojnë të rriten në të gjithë vendin, njoftuan autoritetet.

Instituti Friedrich Loeffler (FLI) tha se shpërthimet aktuale i ngjajnë valës së rëndë të regjistruar në vitin 2021, një nga vitet më të këqija për gripin e shpendëve në Gjermani.

Sipas institutit, gripi i shpezëve është zbuluar në 30 ferma deri më tani, duke çuar në therjen dhe shkatërrimin e pulave, rosave, patave dhe gjelave të detit për të përmbajtur përhapjen.

“Është e pamundur të parashikohet se si do të zhvillohet situata,” paralajmëroi Instituti.

Humbjet më të rënda janë raportuar në shtetet verilindore të Mecklenburg-Pomerania Perëndimore dhe Brandenburg.

Autoritetet në distriktin Markisch-Oderland të Brandenburgut njoftuan plane për të therur 130 mijë shpezë të tjera, pasi kishin shkatërruar rreth 150 mijë shpezë në fillim të këtij viti.

Vdekje masive të pulëbardhave janë raportuar gjithashtu në zonën Linumer Teichland në Brandenburgun veriperëndimor. Gjatë sezonit të dimrit 2020-2021, Gjermania u detyrua të therte më shumë se dy milionë shpezë për shkak të shpërthimeve të gripit të shpezëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Terras: Zgjedhjet në Kosovë, duhet t’i japin fund bllokadës që i kushtoi vendit miliona nga BE-ja

Published

on

By

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar Kosovës miliona euro nga financimet e BE-së.

Terras thekson se kryeministri në mandat teknik, Albin Kurti, tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike.

“Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar vendit miliona euro nga financimet e BE-së.

Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”, ka shkruar Terras në rrjetin social “X”.

Continue Reading

Lajmet

Fletëvotim me vulë të dyshimtë në një qendër votimi në Pejë, rasti nën hetime

Published

on

By

Një parregullsi është raportuar në një qendër votimi në Pejë, ku një fletëvotim dyshohet se kishte vulë të ndryshme nga fletëvotimet tjera të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas raportit zyrtar, rasti ka ndodhur më 28 dhjetor 2025, rreth orës 20:00. Menjëherë pas raportimit, autoritetet kompetente kanë njoftuar prokurorin e shtetit, i cili ka bërë cilësimin e veprës penale.

Fletëvotimi i dyshuar është sekuestruar, ndërsa rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Është raportuar se në qendrën e votimit një fletëvotim kishte pasur vulën ndryshe nga fletëvotimet tjera të KQZ-së. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, fletëvotimi është sekuestruar. Rasti nën hetime“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Cenim e ekspozim i votës – Rastet që policia i raporton që ndodhën në ditën e zgjedhjeve

Published

on

By

Policia e Kosovës ka identifikuar disa raste që kanë të bëjnë me cenim të fshehtësisë së votimit, pengimit të procesit të votimit, cenim i përcaktimit të lirë të votueseve si dhe falsifikim të rezultateve të votimit.

Një rast  i cenimi të fshehtësisë së votimit është shënuar në Gllogoc.

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Rasti tjetër është në Gjilan ku një person kishte plotësuar fletëvotimin dhe e kishte ekspozuar para se ta vendoste në kutinë e votimit.

Lidhur me veprat e lartcekura është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në qendrën e votimit pasi e kishte plotësuar fletën e votimit e kishte ekspozuar atë para se ta vendoste në kutinë e votimit. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.

E një Ranilluk një grua ishte arrestuar e më pas u lirua me procedurë të rregull pasi që kishte bazë dyshimi se ka ushtruar ndikim te votuesit e subjekteve të tjera.

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak të dyshimit se ka ushtruar ndikim te votuesit e subjekteve tjera. E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin policor.

Ndërsa në Komunë të Pjesë në ditën e zgjedhjeve, është shënuar një rast i falsifikimit të rezultateve të votimit.

Është raportuar se në qendrën e votimit një fletëvotim kishte pasur vulën ndryshe nga fletëvotimet tjera të KQZ-së. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, fletëvotimi është sekuestruar. Rasti nën hetime”, njofton PK.

Continue Reading

Lajmet

PDK mban sot konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot një konferencë për media.

Aktiviteti do të zhvillohet në Selinë Qendrore të PDK-së, duke filluar nga ora 11:30.

Gjatë konferencës pritet të adresohen çështje aktuale politike.

Continue Reading

Të kërkuara