Botë

Gjermania synon marrëveshje me Talibanët për dëbimin e migrantëve

Published

on

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, ka deklaruar se dëshiron të negociojë një marrëveshje të drejtpërdrejtë me talibanët për pranimin e migrantëve afganë që dëbohen nga Gjermania, tha ai në një intervistë për revistën Focus.

Në gusht, Gjermania rifilloi deportimin e personave me shtetësi afgane që janë dënuar për vepra penale, pasi i kishte pezulluar dëbimet pas marrjes së pushtetit nga talibanët në gusht të vitit 2021.

Këto dëbime u realizuan me ndihmën e “partnerëve rajonalë kyç”, sipas autoriteteve gjermane.

Gjermania nuk e njeh qeverinë e talibanëve si legjitime dhe nuk ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me të.

Ideja ime është që të arrijmë marrëveshje drejtpërdrejt me Afganistanin për të mundësuar kthimet,” tha Dobrindt në intervistën e publikuar online të mërkurën në mbrëmje.

Ende kemi nevojë për palë të treta që të zhvillojnë bisedimet me Afganistanin. Kjo nuk mund të mbetet një zgjidhje e përhershme,” shtoi politikani nga CSU-ja konservatore, partia motër bavareze e CDU-së së kancelarit Friedrich Merz.

Merz ka premtuar se do të dëbojë persona drejt Afganistanit dhe Sirisë, do të ndalë programet e pranimit të refugjatëve për ish-punonjësit lokalë të agjencive gjermane në Afganistan dhe do të pezullojë bashkimet familjare, si pjesë e platformës zgjedhore të konservatorëve.

Lajmet

Mediat amerikane refuzojnë rregullat e reja të Pentagonit për raportimin

Published

on

Mediat e huaja si CNN, The New York Times, Reuters, AP dhe NPR, kanë refuzuar të pranojnë rregullat e reja të vendosura nga Pentagoni, të cilat i detyrojnë gazetarët të zotohen se nuk do të publikojnë materiale të paautorizuara, përfshirë edhe dokumente jo-sekrete.

Sipas mediave, këto rregulla cenojnë lirinë e shtypit, e garantuar nga Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shoqata e gazetarëve që mbulojnë Pentagonin e ka cilësuar këtë vendim si përpjekje për të kontrolluar median dhe ka paralajmëruar se gazetarët mund të përballen me pasoja ligjore nëse i shkelin rregullat.

Rregullat janë mbështetur nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, një ish-prezantues i Fox News, i emëruar nga Presidenti Trump.

Kushtetuta e SHBA-së garanton lirinë e fjalës dhe të shtypit në Amendamentin e Parë.

Këto të drejta janë mbrojtur në mënyrë të veçantë edhe nga një vendim i Gjykatës së Lartë në vitin 1971, që lejonte mediat të publikojnë dokumente ushtarake të klasifikuara lidhur me Luftën e Vietnamit.

Kritikët thonë se përpjekja për të kufizuar raportimin pa ndonjë arsye të qartë për rrezik kombëtar, përbën kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj shtypit të lirë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Belgjika blen avionë luftarakë amerikanë F-35

Published

on

Katër avionët e parë luftarakë belgë F-35, të porositur nga një prodhues amerikan, u nisën nga Teksasi javën e kaluar në bazën ajrore Florennes në provincën e Namur, me një ndalesë të planifikuar në Azore.

Të tre avionët përfunduan me sukses pjesën e fundit të fluturimit prej 2,800 kilometrash dhe zbarkuan në Belgjikë pak pas orës 3 pasdite. sipas kohës lokale, në prani të Mbretit Philippe, kreut të mbrojtjes dhe disa ministrave federalë.

Sipas gazetës Het Laatste Nieuws, avioni i katërt, i cili duhej të fluturonte me të tjerët, pësoi një prishje teknike që e pengoi të mbërrinte në Belgjikës.

Ministri i Mbrojtjes Theo Francken përuroi një kompleks të ri mirëmbajtjeje për avionët F-35 në Florennes, duke shënuar një hap të rëndësishëm në transformimin strategjik ushtarak të Belgjikës.

Avioni i ri F-35 do të zëvendësojë avionët F-16 që kanë qenë në shërbim me forcën ajrore belge për më shumë se 40 vjet.

Pilotët dhe teknikët belgë do të trajnohen në Shtetet e Bashkuara, së bashku me homologët e tyre ndërkombëtarë.

Belgjika deri më tani ka porositur 34 avionë F-35 dhe planifikon të blejë 11 të tjerë, konfirmoi Francken, duke theksuar se Belgjika është e përkushtuar t’i bashkohet mburojës prej më shumë se 700 avionësh që mbrojnë hapësirën ajrore evropiane./S.K/KP/Anadolu/

Continue Reading

Lajmet

​Plani i Paqes për Gazën, Osmani: Falë Trump, momenti i shumëpritur u bë realitet

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka komentuar nënshkrimin e Planit të Paqes për Gazën si fillimin e një kapitulli të ri për paqen në Lindjen e Mesme.

Ajo në një postim në X, ka vlerësuar udhëheqjen vendimtare të presidentit amerikan Donald Trump dhe përkushtimin e liderëve për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Sot shënohet fillimi i një agimi të ri dhe një kapitulli të rëndësishëm për paqen në Lindjen e Mesme me nënshkrimin e Planit të Paqes për Gazën. Përmes lidershipit vendimtar dhe të guximshëm të presidentit Donald Trump , dhe angazhimit të të gjithë udhëheqësve që punuan pa u lodhur drejt këtij qëllimi, ky moment shprese i shumëpritur është bërë realitet. Kjo marrëveshje ofron një rrugë për t’i dhënë fund viteve të vuajtjeve dhe pasigurisë, duke u dhënë familjeve të panumërta mundësinë për të jetuar në siguri, dinjitet dhe liri.”, tha Osmani.

Më shumë se njëzet vende morën pjesë në samitin e Gazës të mbajtur në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, ku presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqësit botërorë nënshkruan një marrëveshje armëpushimi.

Lista e pjesëmarrësve përfshinte përfaqësues nga Armenia, Azerbajxhani, Bahrejni, Kanadaja, Qiproja, Egjipti, Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, India, Indonezia, Iraku, Italia, Japonia, Jordania, Kuvajti, Holanda, Norvegjia, Omani, Pakistani, Autoriteti Palestinez, Paraguai, Katari, Arabia Saudite, Spanja, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretëria e Bashkuar.

Samiti përfshinte gjithashtu sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe Ahmed Aboul Gheit, sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, presidentin e FIFA-s Gianni Infantino dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair.

Një marrëveshje paqeje për Gazën u arrit pas një takimi të pazakontë dhe dramatik të mërkurën e kaluar midis të dërguarve të Trump dhe udhëheqësve të Hamasit.

Pengesa kryesore për arritjen e një marrëveshjeje ishte frika e udhëheqësve të Hamasit se Izraeli do të vazhdonte luftën edhe pasi pengjet të liroheshin.

Për të mbyllur marrëveshjen, Steve Witkoff dhe Jared Kushner duhej të takoheshin personalisht me udhëheqësit e Hamasit dhe t’i siguronin ata drejtpërdrejt se Trump nuk do ta lejonte këtë, me kusht që grupi të mbante pjesën e tij të marrëveshjes, tha një nga burimet për Axios./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Dy të vdekur nga shembja e murit të burgut në Bjellovar të Kroacisë

Published

on

Dy punëtorë humbën jetën në një aksident i rëndë në ndërtesën e burgut dhe gjykatës në Bjellovar të Kroacisë.

Një punëtor 42-vjeçar nga India dhe një punëtor 59-vjeçar nga Kroacia kanë humbur jetën, konfirmoi policia kroate.

Tragjedia ndodhi kur një mur me çati u shemb gjatë rinovimit të Burgut të Bjellovarit, raportojnë mediat kroate.

“Më 13 tetor, rreth orës 09:00 në ambientet e Burgut të Bjellovarit gjatë punimeve ndërtimore në ndërtesë, dy punonjës të kompanisë me seli në Bjellovar që kryente punimet kanë vdekur. Një shtetas indian 42-vjeçar dhe një shtetas kroat 59-vjeçar vdiqën në vendngjarje. Një hetim në vendngjarje i udhëhequr nga Zyra e Prokurorit të Shtetit të Qarkut është duke u zhvilluar”, njoftoi Departamenti i Policisë Bjellovar-Bilogora.

Ndihma emergjente mjekësore mbërriti në vendngjarje, por mjekët përcaktuan se punëtorët nuk po tregonin shenja jete. Asnjë oficer, person i privuar nga liria apo qytetarë nuk u lëndua në aksident dhe siguria në burgun e Bjellovarit nuk u kërcënua./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara