Lajmet

Gjermania regjistron rritje të incidenteve antisemitike

Qeveria gjermane ka rritur masat e sigurisë për institucionet hebraike dhe izraelite në Gjermani.

Published

on

Gjermania ka regjistruar rritje të mprehtë të incidenteve antisemitike që nga sulmet e Hamasit ndaj Izraelit një muaj më parë, sipas një komisioneri qeveritar.

“Ajo që kemi parë që nga 7 tetori është urrejtja ndaj hebrenjve në një nivel që nuk është parë në Gjermani për dekada”, u tha gazetarëve të martën komisioneri qeveritar për Jetën Hebraike në Gjermani dhe Luftën kundër Antisemitizmit, Felix Klein.

Policia Federale Kriminale gjermane ka regjistruar “të paktën 2 mijë krime në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme”, tha Klein.

“Si mund të ndodhë që dita në të cilën u vranë më shumë hebrenj se çdo ditë tjetër që nga Holokausti të përballet me antisemitizëm masiv e të dhunshëm në mbarë botën?”, pyeti Klein.

Ai tha se janë raportuar shkrime antisemitike në rrugët gjermane, shtëpitë e familjeve hebreje të shënuara me Yllin e Davidit dhe një qendër komunitare hebreje të sulmuar me kokteje molotovi.

Qeveria gjermane ka rritur masat e sigurisë për institucionet hebraike dhe izraelite në Gjermani./UBTNews/

Lajmet

​Real Madrid pësoi humbje nga Celta Vigo

Published

on

Futbollistët e Real Madridit kanë pësuar humbje të papritur në luftën e tyre për vendin e parë në tabelë, duke pësuar si vendës nga skuadra Celta Vigo me rezultatin 0:2.

Klubi mbretëror kështu humbi rastin t’i afrohet liderit Barcelona, e cila ka 40 pikë, katër më shumë se madrilenët e tronditur.

Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të javës së 16-të të La Ligës spanjolle në futboll.

Celta Vigo erdhi në epërsi me golin e mesfushorit Williot Swedberg në minutën e 53-të, pas asistimit nga Bryan Zaragoza.

Real Madrid mbeti pa dy lojtarë më pak në fushë. Fran Garcia u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 64-të dhe Alvaro Fernandez Carreras u ndëshkua me karton të kuq direkt në minutën e dytë të kohës shtesë.

Vetëm një minutë më vonë, minuta e tretë e kohës shtesë, Celta Vigo vulosi fitoren e madhe me golin e dytë të Williot Swedberg, pas asistimit të Iago Aspas, i cili hyri në lojë vetëm pesë minuta më herët.

Celta Vigo pas kësaj fitoreje, e katërta në këtë edicion të ri të garave në La Liga, renditet e dhjeta në tabelë me 19 pikë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Napoli i Rrahmanit mposht Juventusin e Zhegrovës

Published

on

Skuadra e Napolit ka rikthyer kreun e tabelës në Serie A, pasi në derbin e madh si vendës kundër Juventusit, ku arriti të shënojë fitore me rezultatin 2:1.

Hero i takimit ishte danezi Rasmus Hojlund me dy gola të shënuar në minutat 7’ dhe 78’ për fitoren e madhe që mban napolitanët në garë për titullin e radhës, raporton KosovaPress.

Juventusi shënoi golin e vetëm përmes Kenan Yildiz pas asistimit të Weston McKennie në minutën e 59-të.

Edon Zhegrova hyri në pjesën e dytë në minutën e 82-të në vend të Khephren Thuram, ndërsa Amir Rrahmani luajti 90 minuta për Napolin që kryeson tabelën me 31 pikë, një më shumë se Inter në pozitën e dytë dhe tetë më shumë se Juventusi në vendin e shtatë pas 14 xhirove të zhvilluara./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Trump i zhgënjyer nga Zelensky: Nuk e lexoi propozimin e paqes

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump tha se është i zhgënjyer nga presidenti ukrainas, Zelensky pasi sipas tij ai nuk e ka lexuar propozimin për paqe.

Trump gjithashtu tha se mendon se Rusia është dakord me propozimin.

“Atyre u pëlqen, mendoj se Rusia është dakord.Po flasim me Putinin dhe udhëheqësit ukrainas, përfshirë Zelenskyn. Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin”, tha Trump.

Donald Trump e tha këtë në përgjigje të atyre që e pyetën për zhvillimet e fundit në negociatat e paqes në Ukrainë dhe hapat e ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

35 vjet nga Lëvizja Studentore e dhjetorit

Published

on

Janë bërë 35 vjet nga nata e 8 dhjetorit 1990, ku rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës.

Ata të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës, ku marshimi i tyre ndaloi mes qytetit dhe bulevardit të Tiranës me radhët e tyre që turma kishte mbërritur deri në një mijë persona.

Përkundër paraqitjes së forcave policore, studentët nuk u ndalën, duke bërë që Lëvizja Studentore në ditët në vijim të rritej.

Të nesërmen më 9 dhjetor, studentët konfirmuan kërkesat presidentit të asaj kohe, Ramiz Alisë, ku kërkonin në vija të përgjithshme pluralizmin politik, lirinë e fjalës dhe përshpejtimin e reformave demokratike.

Protestat do të vazhdonin deri në mbrëmjen e 11 dhjetorit, kur në takim me Ramiz Alinë u konfirmua pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga ai takim, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Lëvizja Studentore do të vijonte me organizime e protesta edhe në ditë te para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar mesditën e 20 shkurtit 1991, kur studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës, zbarkuan në sheshin “Skënderbej”, duke rrëzuar përfundimisht sistemin komunist./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara