Aktualitet

Gjermania nuk shkon në izolim para Krishtlindjeve

“Nuk do të kemi një bllokim si në Holandë para Krishtlindjeve”, tha ministri i Shëndetësisë.

Published

on

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach ka bërë të ditur se Gjermania nuk do të shkojë në izolim para Krishtilindjeve.

Ai ka deklaruar se megjithëse varianti Omicron përbën një sfidë të madhe për vendin, ata nuk do të mbyllen sikurse që bëri Holanda, raporton atsh.

“Nuk do të kemi një bllokim si në Holandë para Krishtlindjeve… Ne do të kemi një valë të pestë. Ne kemi kaluar një numër kritik të njerëzve të infektuar me Omicron. Kështu që edhe kjo valë nuk mund të ndalet më plotësisht dhe ne duhet të përballemi me atë”, theksoi Lauterbach.

Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një person në një banesë pranë burgut në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë atje, Veton Elshani.

Siç tha ai, nuk dihet ende shkaku i vdekjes së këtij personi, mirëpo i ndjeri ka jetuar i vetëm dhe ishte përdorues i narkotikëve.

“Rreth orës 14:30, policia është njoftuar për një trup të pajetë që ndodhej në një banesë në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në trupin e pajetë, ndërsa shkaqet e vdekjes do t’i mësojmë pasi që në vend të ngjarjes të vijë Mjekësia Ligjore. Personi ka jetuar i vetëm dhe ishte i njohur për policinë si përdorues narkotikësh”, tha Elshani

Continue Reading

Aktualitet

Kurti takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare të cilin e falënderoi për angazhimin e gjatë të OSBE-së në Kosovë dhe theksoi përparimin e arritur në fushat e të drejtave të njeriut, demokratizimit dhe sigurisë.

Ai theksoi zhvillimin e vendit si një nga demokracitë më të avancuara në Ballkanin Perëndimor dhe përkushtimin ndaj rritjes ekonomike dhe mirëqenies sociale dhe sigurisë.

Më tej, kryeministri në detyrë Kurti nënvizoi kornizën kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës që garanton të drejta dhe përfaqësim për komunitetet, përtej standardeve ndërkombëtare, duke theksuar nevojën që këto të drejta të shfrytëzohen për integrim.

Ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me OSBE-në.

Continue Reading

Aktualitet

Urat e reja, Policia: Qytetarët e veriut të ndihen të sigurt

Published

on

Janë hapur për qarkullim urat të cilat pretendojnë se lidhin qytetin e Mitrovicës, megjithatë ura kryesore e Ibrit mbetet sërish e mbyllur.

Mbi rastin e punimeve dhe hapjes së urave të reja për qarkullim, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, u shpreh se Policia e Kosovës, gjendet kudo për sigurinë e secilin në mënyrë që të zbatohen ligjet e Republikës.

”Unë nuk merrem shumë me politikë, unë e di që në momentin që qeveria e shtetit tim e merr një vendim për me ndërtu një urë dhe e liron për qarkullim ne jemi aty për sigurinë dhe zbatimin e ligjit”.Edhe nëse vjen vetura nga jugu ka me shku në rreth nga jugu, politikisht po mundohemi mos me u përzi shumë në politikë”.

Elshani thotë se shqiptarët nuk kanë më nevojë për urrejtje, por atdhedashuri.

”Shqiptarët nuk kanë nevojë me urrejtë as serbin as Serbinë, shqiptarët kanë nevojë me dashtë vendin e vet. Nga ky moment që kjo urë është lëshuar sot, Policia e Kosovës është përgjegjëse për sigurinë sikur për urën në Gjakovë”, tha ai.

 

Continue Reading

Aktualitet

Aktakuzë ndaj katër personave për trafikim me njerëz, shfrytëzim seksual dhe grabitje

Published

on

F.C. dhe B.B. akuzohen për veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, në lidhje me veprën penale “Trafikim me njerëz”. Gjithashtu, B.B. akuzohet edhe për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas aktakuzës, të pandehurit F.C. dhe B.B. akuzohen se nga viti 2019 deri më 29 korrik 2024, duke vepruar si pjesë e një grupi të organizuar kriminal, së bashku me persona të tjerë, me dashje dhe me qëllim përfitimi financiar, kanë organizuar, rekrutuar, transportuar, transferuar dhe strehuar gra dhe vajza nga Amerika Latine dhe shtete të tjera në Republikën e Kosovës.

Tutje në aktakuzë thuhet se përmes kanosjes, përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, viktimat janë detyruar të ofrojnë shërbime seksuale me pagesë.

Ndërsa, të pandehurit L.J. dhe E.L. akuzohen për veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Grabitja”.

Sipas aktakuzës, L.J. dhe E.L më 29 korrik 2024, me qëllim të shfrytëzimit të shërbimeve seksuale me pagesë, përmes përdorimit të forcës dhe kanosjes, i kanë sulmuar viktimat e trafikimit dhe u kanë përvetësuar një shumë të parave në mënyrë të kundërligjshme.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë, dhe ndaj tyre të shqiptohen dënime konform ligjeve në fuqi.

Continue Reading

Të kërkuara