Aktualitet

Gjermania liron sërish masat kufizuese për udhëtimet

Published

on

Nëse një vend klasifikohet si një zonë e variantit të virusit, udhëtimi nga atje në Gjermani është pothuajse i pamundur. Gjermania ka ndryshuar prapë listën e vendeve për udhëtime.

Qeveria federale ka vendosur të pezullojë një pjesë të madhe të kufizimeve, të vendosura më parë ndaj Portugalisë, Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, si dhe Rusisë, Indisë dhe Nepalit, për shkak të përhapjes në këto vende të varianteve veçanërisht ngjitëse të virusit Corona. 

Instituti Robert Koch njoftoi se këto vende do të hiqen nga lisa e vendeve të variantit të rrezikshëm të virusit dhe do të futen në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë, prej ditës së mërkurë. Kjo do të thotë se të gjithë udhëtarët nga këto vende prapë mund të futen në Gjermani. Personat e vaksinuar plotësisht dhe ata që janë shëruar nga Covid-19, nuk janë të detyruar të futen në karantinë, ndërsa personat e tjerë duhet të futen në karantinë, por mund ta shkurtojnë ate.

Kush ishte më gjatë në listë

India ishte klasifikuar si një zonë e variantit të virusit në fund të prillit, Nepali dhe Britania e Madhe u futën në këtë listë në maj, ndërsa vendi anëtar i Bashkimit Evropian,Portugalia si dhe Rusia, u futën në këtë listë në qershor. Për vendet në këtë listë, që konsiderohet edhe si kategoria më e lartë e rrezikut nga virusi Corona, ka kufizime drastike për hyrje në Gjermani. Konkretisht, kjo do të thotë se kompanitë ajrore, autobusët dhe trenat nuk lejohen të transportojnë njerëz nga zona të ndryshme të virusit në Gjermani, nëse nuk janë shtetas gjermanë ose nuk kanë një vendbanim në Gjermani. E nëse dikush futet në Gjermani nga zonat e varianteve të virusit, atëherë duhet të jetë në karantinë 14 ditë – pavarësisht se a është i vaksinuar apo i shëruar.

Me heqjen e këtyre vendeve nga lista e vendeve me variante të virusit, dhe renditja në vende me rrezikshmëri të lartë, hiqet edhe ndalimi i udhëtimit të shtetasve të këtyre vendeve në Gjermani, që do të thotë se hyrja në Gjermani është e mundur përsëri për të gjithë personat që duan të vijnë në këtë vend. Personat e vaksinuar plotësisht si dhe ata të shëruar nuk duhet të futen në karantinë. Ndërsa të tjerët duhet të futen në karantinë për dhjetë ditë, por karantinën mund ta shkurtojnë pas pesë ditësh, nëse bëjnë një test dhe rezultati del negativ.

Frika nga Delta

Kancelarja Angela Merkel kishte njoftuar që javën që shkoi se mund të ketë lehtësime për disa vende, por pa përmendur emrin e tyre. Një javë më parë, në samitin e BE-së në Bruksel, ajo kishte këmbëngulur pa sukses, për rregulla unike për udhëtime në BE, me qëllim parandalimin e përhapjes së variantit Delta të virusit Corona.

Ky variant është përhapur ndërkohë dukshëm edhe në Gjermani, pavarësisht faktit që numri i infektimeve në këtë vend ka rënë shumë kohët e fundit dhe është shumë më i ulët se në Portugali apo Britani të Madhe. Pas heqjes së këtyre pesë vendeve nga lista e vendeve të variantit Corona, tani kanë mbetur vetëm edhe 11 vende në këtë listë. Ndër to janë edhe Brazili, Uruguai, Afrika e Jugut dhe disa vende në Afrikë./DW

lajme

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Hajdi Xhixha, prezanton kërkimin e saj në Universitetin Suedez të Mbrojtjes

Published

on

By

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT, Dr. Hajdi Xhixha, ka marrë pjesë në punëtorinë kërkimore “Research Workshop on Military Profession, Education and Organization”, të mbajtur më 7 tetor 2026 në Universitetin Suedez të Mbrojtjes në Stokholm të Suedisë.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Dr. Xhixha prezantoi punimin me temë “Russian Cognitive Warfare and European Cognitive Defence from Strategic Concern to Actionable Framework: The Garrison Mindset, the Luria-Lefebvre Framework, and Europe’s Cognitive Defence Architecture”, duke trajtuar luftën kognitive ruse dhe mbrojtjen kognitive evropiane, me fokus në qasjet strategjike dhe kornizat e zbatueshme për adresimin e këtyre sfidave.

Po ashtu, u shpreh gatishmëria për mundësi të ardhshme bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Continue Reading

Vendi

Maqedonci me Përfaqësuesin e SHBA-së në NATO: Diskutohet blerja e helikopterëve “Black Hawk” dhe kontributi i FSK-së në Gaza

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, me të cilin ka diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe integrimin e Kosovës në aleancën euroatlantike.

Sipas njoftimit të ministrit Maqedonci, ambasadori Whitaker ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë takimit u theksuan pikat kryesore të bashkëpunimit.

Blerjet ushtarake dhe industria e mbrojtjes: U diskutua për procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”, furnizimin me sisteme ushtarake nga SHBA-ja, si dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.

Partneriteti me Iowa-n: U vlerësua bashkëpunimi më se 15-vjeçar me Gardën Kombëtare të Iowa-s përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Misionet ndërkombëtare dhe KFOR-i: Maqedonci shprehu gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar me trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dhe diskutoi për bashkëpunimin me NATO-n lidhur me praninë e KFOR-it, optimizimin e hapësirës ajrore dhe shfrytëzimin e mundshëm të Kampit Bondsteel e Aeroportit të Gjakovës.

Ministri Maqedonci i ka dërguar ftesë zyrtare ambasadorit Whitaker për të vizituar Kosovën, duke ritheksuar se partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për të ardhmen euroatlantike të vendit. /E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Rajoni

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Të kërkuara