Bota

Gjermania do ta vazhdojë izolimin

Published

on

Zyrtarët shëndetësorë po shqyrtojnë mundësinë e lehtësimit të masave gjatë javëve në vijim, por izolimi do të vazhdojë. Përfaqësuesit federalë dhe shtetërorë do ta bëjnë të ditur vendimin e tyre sot.

Sipas një dokumenti të siguruar nga Deutsche Welle, izolimi do të vazhdojë deri në mars.

Prioritet mbetet hapja e qendrave të kujdesit ditor dhe shkollave. Ata janë optimistë “se të gjithë qytetarëve do t’u ofrohet vaksinimi deri në fund të verës”./UBTNews

Bota

Operacionet izraelite shkatërrojnë rreth 4,000 shtëpi në Gazën jugore

Published

on

By

Mbi 11,000 shtëpi banimi janë dëmtuar rëndë dhe afërsisht 4,000 janë shkatërruar plotësisht dhe janë bërë të pabanueshme për shkak të operacioneve ushtarake të ushtrisë izraelite në qytetin Rafah në Gazën jugore, sipas kanalit televiziv Al Jazeera.

Sipas agjencisë, aktualisht në qytet ka 4000 shtëpi që janë krejtësisht të pabanueshme. Autoritetet kërkojnë të paktën 70,000 tenda për të siguruar strehim për familjet që kanë humbur shtëpitë e tyre në Rafah. Agjencia gjithashtu vuri në dukje se pengesa më e madhe për rifillimin e jetës normale në qytet është prania e vazhdueshme e njësive izraelite në zona të caktuara, gjë që përbën një kërcënim të vazhdueshëm për palestinezët. Për të lehtësuar vlerësimin e shkatërrimit dhe për të filluar stabilizimin e situatës në të gjithë Rafah, ministria theksoi nevojën urgjente për të “përshpejtuar tërheqjen e trupave pushtuese”.

Ajo ka hapur një portal të dedikuar në internet për të mbledhur të dhëna paraprake për pronat e banimit të dëmtuara nga lufta në Rripin e Gazës, të cilat janë të pabanueshme dhe kërkojnë prishje të plotë ose të pjesshme.

Sipas OKB-së, 69% e të gjitha ndërtesave në enklavën palestineze janë shkatërruar ose dëmtuar, duke lënë mbi 1.8 milionë banorë të Gazës në nevojë për strehim të përkohshëm.

Continue Reading

Bota

Disa rajone të Spanjës në alarm për shkak të reshjeve të dendura

Published

on

By

Rajoni i Valencias në lindje të Spanjës dhe Ishujt Kanarie në jugperëndim kanë kaluar në alarm për shkak të reshjeve të dendura.

Në një deklaratë nga Qendra e Koordinimit të Emergjencave, të lidhur me qeverinë autonome të Valencias thuhet se në qytetet Castellon dhe Alicante kanë kaluar në alarmin e kuq për shkak të reshjeve të dendura.

Mësohet se për shkak të alarmit, shumë rrugë në disa qyteza në Castellon janë mbyllur për qarkullim, mësimi në shkolla është pezulluar dhe aktivitetet në natyrë janë shtyrë.

Autoritetet u kërkuan qytetarëve të shmangin udhëtimet kur nuk janë të detyruar dhe të shmangin aktivitetet brenda dhe pranë shtretërve të lumenjve.

Autoritetet meteorologjike theksuan se në Castellon kanë rënë rreth 200 litra reshje për metër katror.

Drejtoria e Situatave Emergjente e qeverisë autonome të Ishujve Kanarie tha se në shumë vende të ishujve është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura.

Në pamjet e shpërndara në mediat sociale, në disa vende si në Castellon si dhe në Grand Canary paraqiten automjete që janë përfshirë nga uji, fushat bujqësore të përmbytura si dhe rrugë pjesërisht të shembura.

Autoritetet meteorologjike kanë njoftuar se reshjet e dendura të shiut do të pakësohen që nga dita e nesërme.

Sot është gjetur trupi i një fermeri 50-vjeçar, i cili u shpall i zhdukur më 2 mars për shkak të reshjeve të dendura në qytezën Lorca në qytetin Murcias.

Në fatkeqësinë e përmbytjeve që ndodhi në Spanjë më 29 tetor, e cila goditi veçanërisht rajonin e Valencias humbën jetën 232 persona.

Qeveria njoftoi se rreth 14 miliardë euro do të ndahen për të ndihmuar viktimat e fatkeqësive në 78 rrethe dhe qytete, 75 prej të cilave janë në Valencia si dhe për të ndihmuar në rindërtimin e rajonit.

Continue Reading

Bota

UNICEF paralajmëron për ndikim të rëndë tek fëmijët e Gazës pasi Izraeli ndalon dërgesat e ndihmave

Published

on

By

Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) ka paralajmëruar se ndalimi i dërgesave të ndihmave humanitare nga Izraeli në Rripin e Gazës do të ketë “pasoja shkatërruese” për fëmijët dhe familjet që luftojnë për të mbijetuar.

Drejtori rajonal i UNICEF-it për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Edouard Beigbeder, në një deklaratë me shkrim tha se “kufizimet e ndihmave të njoftuara dje do të kompromentojnë rëndë operacionet e shpëtimit të jetës për civilët”.

Duke e përshkruar armëpushimin e Gazës si një “litar jetësor kritik për fëmijët”, Beigbeder theksoi se marrëveshja lejon rrjedhjen e shpejtë të ndihmës në shkallën e reagimit humanitar në terren. Ai theksoi se kushtet mbeten të rënda.

Shtatë foshnja të porsalindura thuhet se vdiqën nga hipotermia gjatë javës së kaluar, sepse nuk kishin qasje në rroba dhe batanije mjaft të ngrohta, strehim ose kujdes mjekësor”, tha ai.

Me 19 nga 35 spitale që funksionojnë vetëm pjesërisht, UNICEF theksoi se sistemi shëndetësor i Gazës është “tendosur shumë përtej kufijve të tij”.

UNICEF-i njoftoi se ka ofruar veshje të ngrohta për 150 mijë fëmijë, ka zgjeruar kujdesin mjekësor për 25 mijë njerëz dhe ka rritur shpërndarjen e ujit për pothuajse 500 mijë njerëz çdo ditë.

Derisa armëpushimi na ka lejuar të zgjerojmë ndjeshëm ndihmat për shpëtimin e jetës, niveli i shkatërrimit në Gaza është përtej katastrofës”, tha Beigbeder, duke shtuar se “armëpushimi duhet të vazhdojë dhe duhet të lejohet më shumë ndihmë për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme dhe humbjet e jetëve”.

Continue Reading

Bota

Kina dhe Kanadaja hakmerren me hyrjen në fuqi të tarifave të Trump

Published

on

By

Kina dhe Kanadaja kanë njoftuar veprime hakmarrëse pasi tarifat e Presidentit Donald Trump kundër Kanadasë, Meksikës dhe Kinës hyjnë në fuqi.

Kanadaja është zotuar të vendosë tarifa prej 25% për importet amerikane me vlerë 150 miliardë dollarë ndërsa Kina ka njoftuar tarifa 10%-15% mbi importet bujqësore amerikane dhe po synon gjithashtu firmat amerikane me veprime hakmarrëse.

Trump ka dyfishuar taksën për importet kineze në 20%, në përgjigje të akuzave se Pekini nuk po bën mjaftueshëm për të ndaluar rrjedhën e fentanilit në SHBA.

Presidenti i SHBA  tha se taksat e importit do të detyrojnë Kanadanë dhe Meksikën të ndërmarrin më shumë veprime për të frenuar drogat e paligjshme dhe emigrantët që hyjnë në vend.

Ndërkaq, tregjet amerikane ranë dhe tregjet aziatike u tronditën nga mundësia e një lufte tregtare.

Ekspertët kanë paralajmëruar se konsumatorët amerikanë ka të ngjarë të përballen me kosto më të larta për produkte të caktuara.

Continue Reading

Të kërkuara