Lajmet

Gjermani-Francë dhe Serbi-SHBA, mësohen çiftet gjysmëfinale të basketbollit në Olimpiadë

Published

on

Lojërat Olimpike “Paris 2024” tashmë kanë mësuar skuadrat gjysmëfinaliste të basketbollit për meshkuj, teksa janë luajtur takimet çerekfinale. Ekipi i parë që e siguroi kualifikimin ishte Gjermania, e cila mposhti Greqinë me rezultatin 76-63 (11-21, 25-15, 23-16, 17-11).

Grekët e nisën më mirë, duke marrë periodën e parë me 10 pikë avantazh, por gjermanët iu përgjigjën me të njëjtën monedhë në çerekun e dytë, me ekipet që shkuan më pas në pushimin e madh në barazim 36-36.

Në gjysmën e dytë Gjermania u tregua më saktë, duke marrë edhe fitoren, ku pikëshënuesi më i mirë për ta ishte Vagner, autor 10 pikëve. Për Greqinë nuk mjaftoi ylli i NBA-së, Janis Antetokounmpo, i cili realizoi 22 pikë.

Vendësit e Francës eliminuan Kanadanë, ekipin e dytë favorit pas SHBA-së, teksa triumfuan me rezultatin 82-73 (23- 10, 22-19, 16-21, 21-23).

Një përballje shumë e luftuar, ku të zotët e shtëpisë u treguan më të saktë, të udhëhequr nga Yabusele me 22 pikë dhe Cordinier me 20. Për Kanadanë nuk mjaftoi Gilgeous-Alexander, autor i 27 pikëve.

Një betejë e vërtetë ishte përballja mes Serbisë dhe Australisë, takim ku serbët triumfuan pas kohës shtesë në shifrat 95-90 (17-31, 25-23, 25-11, 15-17, 13- 8), me kohën e rregullt që u mbyll 82-82.

Serbia e pa vetën në 24 pikë disavantazh në periodën e dytë, por ia doli të përmbysë gjithçka.

Paraqitje super nga Jokiç, i cili iu afrua tripletës dyshifrore, teksa e mbylli me 21 pikë, 14 kërcime dhe 9 asistime. Gjithçka e thjeshtë për yjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që mundën Brazilin në ndeshjen e mbrëmjes me rezultatin e thellë 122-87 (33-21, 30-15, 31- 35, 28-16).

Booker me 18 pikë ishte shënuesi më i mirë për SHBA-në, ndërsa për Brazilin spikati Caboclo me 30 pikë./UBTNews/

Lajmet

​Al-Hilal shumë afër transferimit të Darwin Nunez

Published

on

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, raporton se Liverpooli dhe Al-Hilal kanë rënë dakord për një çmim dhe tani sauditët janë në bisedime me kampin e Nunez për kushtet personale.

Trajneri i Al-Hilal, Simone Inzaghi, është i etur të punojë me Nunez, pasi ka qenë i interesuar për lojtarin uruguaian kur ishte në krye të Interit.

Thuhet se Al-Hilal është i gatshëm të paguajë çmimin e kërkuar nga Liverpool prej 65-70 milionë eurosh për të mbyllur një marrëveshje.

Nunez e ka pranuar se duhet të largohet pasi Liverpooli solli Hugo Ekitike dhe Florian Wirtz si opsione të tjera në sulm këtë verë.

Continue Reading

Lajmet

​Gjiganti francez në bisedime me Zhegrovën

Published

on

Olympique de Marseille po synon një transferim të anësorit të Lille OSC, Edon Zhegrova, por po përballet me konkurrencë të fortë për nënshkrimin e tij, thuhet sipas një raporti nga “Foot Mercato”.

Koha e Zhegrovës me Lille po mbaron dhe klubi e ka bërë të qartë se është i gatshëm ta shesë atë këtë verë për çmimin e duhur. Reprezentuesi i Kosovës ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe ka bërë shpesh deklarata se është gati të largohet për në një klub të ri.

“Foot Mercato” shkruan se Zhegrova është shumë i interesuar në mundësinë e bashkimit me Marsejën, e cila do të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Ai ka të ngjarë të jetë konkurrencë për Mason Greenëood në krahun e djathtë të sulmit.

Megjithatë, edhe skuadra saudite Al-Nassr e ka në shënjestër dhe dëshiron ta shohë atë të bashkohet me një sulm ku luajnë Cristiano Ronaldo dhe João Felix. Al-Nassr thuhet se është në bisedime me Zhegrovën për një transferim.

Pavarësisht situatës së tij me kontratën dhe gatishmërisë së tij për t’u larguar, Lille nuk është e gatshme të heqë dorë nga një çmim me vlerë rreth 15 milionë euro (plus 5 milionë euro në bonuse).

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Përgjegjësia për pagat e RTK-së i takon Kuvendit, zgjidhje vetëm ligjore

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se përgjegjësia për mosalokimin e pagave për 700 punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) i takon Kuvendit të Kosovës.

Ai theksoi se qeveria nuk mund të marrë vendime jo-ligjore, duke iu referuar praktikës së kaluar të kryeministrit Avdullah Hoti në vitin 2021.

Kurti shtoi se është i gatshëm për zgjidhje ligjore dhe bashkëpunim, por çdo vendim duhet të kalojë përmes mekanizmave të Kuvendit.

RTK është themeluar nga Kuvendi dhe i jep llogari atij. Ne jemi për ta gjetur një zgjidhje dhe jemi për pjesëmarrje aktive për të gjetur zgjidhje, por ajo nuk mund të jetë zgjidhje e cila është jo-ligjore. Komisioni për Buxhet dhe Financa do të duhej ta marrë një zgjidhje, duke mos pasur Kuvend të legjislaturës së nëntë, nuk kemi as Komision, rrjedhimisht as atë vendim”, ka thënë ai.

Kurti shtoi se është i gatshëm për zgjidhje ligjore dhe bashkëpunim, por çdo vendim duhet të kalojë përmes mekanizmave të Kuvendit.

Ajo është praktikë jo ligjore e kryeministrit Hoti. Unë nuk mund të shkeli nëpër atë rrugë jo ligjore paçka se ajo tashmë është bërë”, ka thënë Kurti, duke folur për vendimin e qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Avdullah Hoti në vitin 2021, i cili kishte alokuar buxhetin me një vendim. Ka pasur takime, komunikime në këtë aspekt. Jam për zgjidhje ligjore. Duhet t’i pyesni ata që janë takuar, nuk mund të diskutoj për një gjë që e ka Kuvendin edhe themelues edhe adresë”, theksoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Policia konfiskon 11 armë gjatë bastisjes te një 70-vjeçar në Ferizaj

Published

on

By

Policia e Kosovës, sot, me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ka kryer një bastisje në shtëpitë e të dyshuarit me inicialet J.I. (70), ku ka gjetur dhe sekuestruar tetë armë të gjata dhe tri pistoleta pa leje.

Po ashtu, janë gjetur pjesë të ndryshme për armë dhe një sasi e konsiderueshme municioni të kalibrave të ndryshëm, raporton KosovaPress.

Prokurori i shtetit ka udhëzuar inicimin e veprave penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë të zjarrit apo në municion.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj për procedura të intervistimit.

Continue Reading

Të kërkuara