Kulturë

Gjëra që s’duhet t’i vishni kurrë nëse do udhëtoni me avion

Këshilla për t’i bërë udhëtimet tuaja.

Published

on

Pavarësisht nëse jeni duke zgjedhur një veshje për një fluturim të shkurtër apo për një distancë të gjatë, është e rëndësishme që të ndiheni rehat dhe në të njëjtën kohë të qëndroni “larg telasheve”. Më poshtë gjeni disa këshilla për t’i bërë udhëtimet tuaja sa më të rehatshme duke ju treguar se çfarë nuk duhet të vishni. Fluturim të mbarë!

1. Rroba të ngushta

Stjuardesat tregojnë 10 gjëra që s'duhet t'i vishni

Xhinset tuaja të ngushta mund t’ju duken shumë mirë në trup, por mund ta bëjnë fluturimin e pakëndshëm. Zgjidhni diçka që lejon qarkullimin e duhur të gjakut.

2. Lente kontakti

Stjuardesat tregojnë 10 gjëra që s'duhet t'i vishni

Në një avion, lagështia mesatare mund të arrijë deri në 20%, gjë që do t’i bëjë lentet tuaja të thahen dhe të shkaktojnë acarim në sy. Nëse keni një fluturim të gjatë, rekomandohet që t’i hiqni lentet, veçanërisht nëse do të flini.

3. Materiale që mund të marrin flakë shpejt

Stjuardesat tregojnë 10 gjëra që s'duhet t'i vishni

Edhe pse emergjencat e fluturimit janë të pazakonta, është gjithmonë mirë të jesh i përgatitur. Disa materiale ose detaje veshjesh si thekët apo pëlhurat shumë të holla, nëse mundeni, ndosha do ishte mirë t’i evitonit.

4. Takat e larta

Stjuardesat tregojnë 10 gjëra që s'duhet t'i vishni

Siguria e aeroportit do t’ju kërkojë të hiqni këpucët. Jo vetëm që pjesa e takës mund të përdoret potencialisht për të ruajtur sende të ndaluara, por shpesh këpucët me takë kanë një bazë metalike, që do të ndezë alarmin. Askujt nuk i pëlqen të qëndrojë zbathur në dyshemenë e aeroportit. Për më tepër, këmbët tuaja mund të fryhen gjatë fluturimit, kështu që këpucët e ngushta duhet të shmangen. Edhe një herë: Vishni diçka të rehatshme.

5. Edhe nëse është verë, në avion do të jetë freskët

Stjuardesat tregojnë 10 gjëra që s'duhet t'i vishni

Fluturimet shpesh mbahen në anën më të ftohtë për të parandaluar, në rastet më ekstreme, të fikëtit. Fakti që nuk lëvizni, do t’ju bëjë të keni edhe më shumë ftohtë. Prandaj, kini parasysh këtë kur të përzgjidhni veshjen.

6. Aksesorë metalikë, ose veshjet që kanë copëza metalike

Stjuardesat tregojnë 10 gjëra që s'duhet t'i vishni

Mund të ketë metal në vendet që nuk do t’i prisnit, të tilla si këpucët, mbështjellësit e çamçakëzit dhe telat e brendshëm në reçipeta. Nëse nuk i keni këto, do të kaloni shumë më shpejt në sigurinë e aeroportit.

7. Veshjet e komplikuara

Stjuardesat tregojnë 10 gjëra që s'duhet t'i vishni

Nuk do donit ta gjenit veten në tualetet e ngushtë të avionit, duke u përpjekur të hiqni jumpsuit-in tuaj. Duke menduar këtë dhe faktin që do qëndroni ulur për ca orë, zgjidhni veshjet më të rehatshme.

8. Parfum

Stjuardesat tregojnë 10 gjëra që s'duhet t'i vishni

Teksa fluturoni, do të jeni në një zonë të vogël, por të mbushur plot. Shmangni parfumet e rënda për hir të bashkëudhëtarëve tuaj.

9. Pëlhura që sjellin kruarje

Stjuardesat tregojnë 10 gjëra që s'duhet t'i vishni

Vishni materiale me të cilat mund të merrni frymë lirisht dhe që nuk ju acarojnë lëkurën, për shembull në zonën e fytit, siç ndodh me bluza/veshje të caktuara.

10. Bluza me tekst ose grafike fyese

Stjuardesat tregojnë 10 gjëra që s'duhet t'i vishni

Ka njerëz që u është ndaluar të vazhdojnë fluturimin për shkak të mënyrës së veshjes. Arsyet mund të jenë të shumëfishta: Shumë dekolte,  bluzë me shkrim ofendues, këmbë të zhveshura etj. Edhe pse disa nga këto vendime janë të diskutueshme, përpiquni të qëndroni të arsyeshëm kur zgjidhni veshjen tuaj.

Continue Reading

Lajmet

Hapet ekspozita fotografike “Kronologjia e Lirisë” nga Ridvan Slivova në Prishtinë

Published

on

By

Sot, më 9 tetor 2026, me fillim nga ora 18:00, në hapësirat e Barabar Centre në Prishtinë, do të hapet ekspozita fotografike e titulluar “Kronologjia e Lirisë”, me autor fotografin e njohur Ridvan Slivova.

Ngjarja organizohet në kuadër të festivalit ndërkombëtar të fotografisë “Fotoist”. Ekspozita sjell një kronikë të fuqishme vizuale të periudhës së luftës në Kosovë, duke dokumentuar ngjarje tragjike – përfshirë Masakrën e Gollakut – si dhe momente të tjera kyçe të rezistencës dhe rrugëtimit të popullit të Kosovës drejt lirisë.

Të gjithë të interesuarit dhe dashamirët e artit e historisë mund të marrin pjesë në këtë ngjarje ose të informohen më shumë përmes uebfaqes zyrtare të festivalit, www.fotoist.org.

Continue Reading

Lajmet

“Neighbours – From Motherland” bashkon kulturën shqiptare dhe kurde në Prishtinë

Published

on

Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës dhe të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë janë bashkuar në skenën e Amfiteatrit të Teatrit Kombëtar në Prishtinë, përmes shfaqjes koreografike “Neighbours – From Motherland”, e cila trajton rrënjët, identitetin dhe të përbashkëtat mes kulturave shqiptare e kurde.

Shfaqja, e realizuar nga koreografët Brigel Gjoka dhe Rauf Yasit, u prezantua të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, pas paraqitjeve më 3 dhe 4 tetor në Tiranë, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Vallëzimit.

Koreografia ndërthur kërcimin bashkëkohor me elemente të vallëzimit tradicional, ndërsa lëvizjet, ritmi dhe muzika krijojnë një dialog mes kulturave. Në performancë janë ndërthurur tinguj të muzikës kurde, turke dhe shqiptare, përfshirë këngën tradicionale “Fustanin që ta solla mbrëmë”.

Koreografi Rauf Yasit ka treguar se vepra është zhvilluar në disa etapa. Pjesa e parë u krijua në vitin 2019, fillimisht në heshtje, ndërsa në vitin 2021 u ndërtua pjesa e dytë, me përfshirjen e muzikës.

“Ne festojmë rrënjët tona dhe prejardhjen tonë”, ka thënë Yasit, duke shpjeguar se koncepti është zhvilluar gradualisht përmes hulumtimit të lëvizjes dhe identitetit kulturor.

Për koreografin Brigel Gjoka, i cili për herë të parë ka punuar me Baletin Kombëtar të Kosovës, ky bashkëpunim ka qenë një përvojë e veçantë dhe emocionale.

“Unë nuk do të them se ka të bëjë me humbjen e rrënjëve; do të them se ka të bëjë me rikthimin te rrënjët. Mendoj se jemi më afër secilit person tjetër, pavarësisht kombësisë së tij”, ka deklaruar Gjoka.

Edhe balerina Rovena Shqevi ka theksuar se mesazhi i shfaqjes shkon përtej kulturave shqiptare dhe kurde, duke përcjellë një thirrje për mirëkuptim, respekt dhe bashkëjetesë.

“Në fund të ditës, të gjithë jemi njerëz, pavarësisht kombësive të cilave u përkasim. Marrëdhënia jonë duhet të jetë gjithmonë e mirë, e bukur, me dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, pa dhunë, pa luftë”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, balerina e Baletit Kombëtar të Kosovës, Jeta Musolli, e ka vlerësuar lart bashkëpunimin mes dy trupave, duke thënë se gjatë rreth pesë javëve të punës intensive në Tiranë, artistët kanë funksionuar si një trup i vetëm.

Në shfaqje kanë interpretuar edhe dy koreografët, si dhe Isa Gjocaj, Aulonë Nuhiu, Rigon Krasniqi, Sead Vuniqi, Isida Mollaymeri, Livia Lara, Armando Meci dhe Enea Qiriçi.

“Neighbours – From Motherland” sjell në skenë një rrëfim për afërsinë mes kulturave dhe rikthimin te rrënjët e përbashkëta, duke përcjellë mesazhin se arti mund të krijojë ura komunikimi përtej dallimeve kombëtare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gonxhja: Muzetë përjetohen bukur edhe në mbrëmje

Published

on

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit në Shqipëri, Blendi Gonxhja, ka vënë në pah mundësinë e përjetimit të muzeve edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja ka ndarë mesazhin: “Muzetë përjetohen bukur edhe në mbrëmje!”, duke e shoqëruar me hashtagun #AlbaniaAllSenses.

Mesazhi vë në fokus muzetë si hapësira ku historia, arti dhe trashëgimia kulturore mund të zbulohen në mënyra të ndryshme, përtej vizitave gjatë ditës.

Nën atmosferën e mbrëmjes, objektet dhe veprat që ruajnë kujtesën historike marrin një tjetër dimension, duke ofruar një përvojë të veçantë për vizitorët./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Anne Carson fiton Çmimin Nobel për Letërsi 2026

Published

on

Poetja kanadeze Anne Carson është laureuar me Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2026.

Akademia Suedeze e ka nderuar 76-vjeçaren për “veprën e saj të guximshme dhe novatore, e cila, në një dialog lozonjar me traditën klasike, ka krijuar forma të reja për letërsinë bashkëkohore”.

Sekretarja e përhershme e Akademisë Suedeze, Ingrid Carlberg, tha se ia kishte komunikuar lajmin Carsonit përmes telefonit, pak para njoftimit zyrtar.

“Ajo u kap në befasi, por ishte shumë e lumtur”, tha Carlberg, duke shtuar se Carson i kishte treguar se në atë moment ndodhej në Islandë.

Anne Carson lindi në vitin 1950 në Toronto të Kanadasë. Ajo është poete, eseiste, përkthyese dhe ish-profesoreshë universitare, ndërsa gjatë karrierës së saj ka ndërthurur poezinë, prozën, përkthimin dhe studimet klasike.

Krijimtaria e saj është e njohur për kapërcimin e kufijve mes zhanreve dhe për ndërthurjen e letërsisë bashkëkohore me traditën klasike. Suksesi i saj i madh erdhi në vitin 1998 me veprën “Autobiography of Red”.

Carson ka botuar më shumë se 20 libra me poezi, ese dhe përkthime. Në vitin 2001, ajo u bë gruaja e parë që fitoi çmimin “T.S. Eliot” për veprën “The Beauty of the Husband”.

Vitin e kaluar, Çmimi Nobel për Letërsi iu dha shkrimtarit hungarez László Krasznahorkai, për veprën e tij që, sipas jurisë, mbron fuqinë e artit përballë “tmerrit apokaliptik”.

Njoftimi për Çmimin Nobel për Letërsi vjen pas shpalljes së çmimeve në mjekësi, fizikë dhe kimi, ndërsa këtë javë pritet të shpallet edhe Çmimi Nobel për Paqen./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara