Kulturë

Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare feston 86-vjetorin e lindjes

Shkrimtari i madh Ismail Kadare feston sot 86-vjetorin e lindjes.

Published

on

Kadare u lind më 28 janar të vitit 1936 në lagjen Palorto të Gjirokastrës së gurtë. Vokacioni i tij për letërsinë zuri fill që në moshë të hershme, kohë kur djalosharit Kadare do t’i linte mbresë të pashlyeshme leximi i tragjedisë “Makbethi” të autorit anglez, William Shekspir. Në vendlindje do të qëndronte deri në përfundimin e arsimit të mesëm, kur përgatiti për botim ciklin e tij të parë me poezi “Frymëzimet djaloshare” (1954). Mandej, u vendos në Tiranë, ku kreu studimet e larta në degën e Gjuhë-Letërsisë dhe u diplomua për “Mësuesi”, transmeton ATSH.

Në harkun e viteve  1958-1960, Kadare thelloi studimet e tij në domenin e letërsisë në Institutin “Maksim Gorki” në Moskë. Në vitin 1960, i detyruar t’i braktiste studimet për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe ish-Bashkimit Sovjetik, u kthye në atdhe dhe nisi angazhimin në gazetari.

Në vitin 1963, pas një retushimi të herëpashershëm, u botua romani i tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i cili pati jehonë edhe përtej vendit. Tematika e natyrës liridashëse të shqiptarëve që vërehet në këtë vepër,  do të ishte kryefjalë edhe e romanit “Kështjella”, botuar në vitin 1970. Në këtë rrjedhë, autori u frymëzua edhe për shkrimin e romanit “Krushqit janë të ngrirë”, i cili flet mbi demonstratat e vitit 1981 të shqiptarëve të Kosovës.

Megjithatë, pena e Kadaresë nuk do t’i kursente as kritikat ndaj traditave prapanike të shoqërisë, siç rrok romani “Kronikë në gur” (1970). Në vargun e publikimeve të pandërpera, romani alegorik “Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave” (1981), veçohet si më i lakuari në tërësinë e veprës së Kadaresë. Në vjeshtën e vitit 1990, Kadare u largua drejt Francës dhe u rikthye në atdhe pas zhvillimeve të para demokratike.

Që prej vitit 1996, shkrimtari shqiptar është anëtar i asociuar (përjetësisht) i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Ai është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare (“Man Booker Prize”, “Princi i Asturias” etj), si i përzgjedhur në radhët e shkrimtarëve botërisht të njohur, sikurse Gabriel Garcia Marquez, Günter Grass dhe Milan Kundera. Deri më tani, veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të botës.

Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit”, si edhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi sot kopjen e dorëshkrimit të romanit të tij të parë, “Qyteti pa reklama” (u shkrua që në vitin 1959, por mbeti në dorëshkrim dhe u botua pas viteve ’90), dhuruar DPA-së nga autori më 24 maj, 2002.

Continue Reading

Kulturë

Kryetari i Prishtinës nderon aktoren Fatlume Bunjaku për suksesin në Berlinale

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar aktoren dhe profesoreshën në Fakultetin e Arteve në UBT, Fatlume Bunjaku, për suksesin e saj ndërkombëtar, pasi është përzgjedhur “European Shooting Stars 2026” në kuadër të Berlinale, një nga platformat më prestigjioze evropiane për promovimin e aktorëve me potencial.

Në një takim të veçantë, Rama e nderoi aktoren për këtë arritje të rëndësishme, duke theksuar kontributin e saj në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

“Zbardhje” i Kaltrina Krasniqit merr mbështetje nga Fondi Hubert Bals

Published

on

Filmi i ri artistik i regjisores Kaltrina Krasniqi, “Zbardhje”, është përzgjedhur për mbështetje nga Fondi Hubert Bals i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam përmes skemës HBF+EU Minority Co-Production. Filmi trajton mënyrat se si gjinia, klasa dhe vetëdija për trupin formësojnë marrëdhëniet e përditshme mes grave që jetojnë në Prishtinë, në rrethana të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Skenari është nga Doruntina Basha, ndërsa prodhimi bëhet nga Ares Shporta për Vera Films, në bashkëprodhim me Portokal (Bullgari), Papadhimitri Productions (Shqipëri) dhe Code Blue Production (Mali i Zi). Xhirimet fillojnë këtë javë në Prishtinë.

Fondi Hubert Bals ka mbështetur mbi 1,400 projekte filmike ndër vite, shumë prej të cilave janë shfaqur në Festivalet e Kanës, Venecias dhe Berlinale. Skema HBF+EU Minority Co-Production ka për qëllim të tërheqë bashkëprodhues evropianë dhe të lidhë projekte me kinemanë arthouse ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës sot hap pjesëmarrjen në Panairin e Librit në Leipzig

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është gati për Panairin e Librit në Leipzig, i cili hapet zyrtarisht sot dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën.

Stenda e saj në Sallën 4, D410, mirëpret vizitorët dhe bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani.

Continue Reading

Kulturë

Nisin punimet për Muzeun e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica në Prishtinë

Published

on

Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të vazhdueshëm, në kryeqytet nisën punimet për restaurimin dhe konservimin e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica. Ky projekt jo vetëm që rikthen një objekt historik, por përçon edhe mesazhin e rezistencës qytetare përmes arsimit gjatë kohës kur mësimi në Kosovë ishte i ndaluar.

Shtëpia-shkollë e familjes Hertica ka qenë një hapësirë ku dija ruhej dhe transmetohej si formë mbijetese dhe dinjiteti. Muzeu synon të ruajë këtë trashëgimi të jashtëzakonshme dhe ta bëjë të njohur tek brezat e rinj dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ky projekt është një dëshmi për guximin dhe sakrificën e atyre që e kuptuan arsimin jo vetëm si proces mësimor, por si akt politik, shoqëror dhe ekzistencial.

Siç u theksua, “aty ku dija mbrohet edhe në kushte të pamundura, aty fillon liria”.

Continue Reading

Të kërkuara