Aktualitet

Gjendja katastrofike në Indi

Published

on

India njofton për shifra të frikshme të infektimeve të reja, në vend mungon oksigjeni për trajtimin e pacientëve.

Për shkak të gjendjes në Indi, Gjermania po ofron ndihma emergjente. Para kësaj “vuajtjeje të tmerrshme” në vend, Gjermania qëndron “krah për krah në solidaritet me Indinë”, bëri të ditur kancelarja Merkel përmes zëdhënësit të saj, Steffen Seibert. Qeveria në Nju Delhi që të premten bëri të ditur, se nga Gjermania do të vijë një furnizim me 23 aparatura për përgatitjen e oksigjenit.

Personeli mjekësor ngre trupin e një viktime të Coronës – spitalet janë tejet të mbingarkuara në Indi

Ndihma nga SHBA e Pakistani

Edhe Bashkimi Europian do të ofrojë ndihmë për Indinë, bëri të ditur, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në mesazhin në twitter. “BE po bashkon burimet e saj përmes procedurës së BE për ndihmën nga katastrofat që të reagojë me shpejtësi pas kërkesës së Indisë.” Edhe rivali i Indisë, Pakistani dhe SHBA kanë ofruar ndihmë. Ministria e Jashtme në Islambad bëri të ditur, se si gjest solidariteti me njerëzit në vendin fqinj do të dërgohen aparate frymëmarrjeje dhe aparate të tjera të nevojshme për trajtimin mjekësor.

Qeveria amerikane shprehet shumë e shqetësuar pas zhvillimeve të pandemisë në Indi. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken shkroi në twitter se “ne bashkëndjejmë me popullin indian në mes të shpërthimit të tmerrshëm të COVID-19. Punojmë ngushtë me partnerët tanë dhe qeverinë indiane dhe do të ofrojmë shpejt mbështetje për njerëzit në Indi.” Po punohet për furnizime të kufizuara të komponentëve të vaksinës nga firmat farmeceutike amerikane dhe dërgimin e personelit mjekësor, sipas të dhënave të Ambasadës së Indisë në Uashington.

Njerëzit presin për vaksinën në Indi

Pacientë që nuk marrin dot frymë

Sistemi shëndetësor i Indisë kërcënon kolapsin e plotë para rritjes së jashtëzakonshme të numrit të infektimeve. Mjaft spitale njoftojnë për mungesë të oksigjenit mjekësor dhe ilaçe. Para klinikave në qytetet e mëdha janë krijuar radhë të gjata njerëzish që presin për trajtim mjekësor. Sipas raportimeve pacientët nuk marrin dot frymë në një kohë që presin për urgjencën.

Për të katërtën ditë me radhë autoritetet e Indisë japin shifrat më të larta në botë të infektimeve të reja. 349.691 vetë janë infektuar dhe 2767 humbën jetën. India regjistron 192.311 të vdekur. Në Nju Delhi dhe qytete të tjera, spitalet refuzojnë marrjen e pacientëve për shkak se nuk kanë më shtretër të lirë.

(rtr, ap, dpa, afp)

Aktualitet

Trump bën thirrje për mbështetje nga kjo betejë vendimtare për ekonominë dhe Kongresin

Published

on

By

Teksa amerikanët po u drejtohen masivisht kutive të votimit në këto zgjedhje përcaktuese, Presidenti Donald Trump ka shfrytëzuar fjalën e tij për t’u bërë thirrje votuesve që të mbështesin kandidatët e partisë së tij.

Përmes një sërë mesazhesh në platformën Truth Social dhe një interviste telefonike për Fox News, Trump veçoi atë që e cilësoi si përparim ekonomik nën administratën e tij, ndërsa pretendoi gjithashtu se ka “kontroll të plotë” mbi situatën në Lindjen e Mesme.

Sondazhet e fundit tregojnë se ekonomia dhe çmimet e larta mbeten faktori kryesor që po përcakton votën e qytetarëve, ku një pjesë e mirë e elektoratit po shprehet e shqetësuar për menaxhimin e sfidave ekonomike dhe efekteve të konflikteve ndërkombëtare.

Rezultati i këtij votimi do të jetë përcaktues për të ardhmen e legjislativit amerikan, pasi do të vendosë nëse Republikanët do të ruajnë shumicën në Kongres apo nëse Demokratët do të marrin kontrollin e dhomave përfaqësuese.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria e Pejës kërkon mbikëqyrje më të madhe ndaj policëve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Published

on

By

Në takim morën pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, major Mirsad Kelmendi, shefi i operativës dhe komandantët e pesë stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Disha-Haxhosaj ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve, me qëllim të garantimit të një qasjeje profesionale dhe respektimit të procedurave ligjore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar rasteve të dhunës në familje dhe atyre që përfshijnë të miturit, si dhe nevojës për reagim të shpejtë institucional dhe koordinim ndërmjet mekanizmave kompetentë.

Ajo ka kërkuar gjithashtu vigjilencë dhe përkushtim të shtuar në trajtimin e rasteve që përfshijnë viktimat, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së institucioneve përgjegjëse për ofrimin e mbrojtjes efektive.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për parandalimin e veprave penale, identifikimin me kohë të rasteve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore. /Ekonomia Online /

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK: 10 raste të reja me kancer çdo ditë në Kosovë

Published

on

By

Në Kosovë, mesatarisht 10 persona në ditë marrin diagnozën e sëmundjes së kancerit. Raporti më i fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tregon se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3,775 raste të reja me kancer, një shifër kjo që është më shumë se dyfishuar krahasuar me vitin 2012, ku raportoheshin 1,588 raste.

Nëse llogariten edhe pacientët e diagnostikuar më parë që trajtuan sëmundjen gjatë vitit, sistemi shëndetësor mbuloi gjithsej 5,564 persona. Ekspertët tërheqin vërejtjen se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjitha institucionet shëndetësore i raportojnë rregullisht rastet.

Sipas të dhënave, gratë përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve me 1,927 diagnostikime, ku kanceri i gjirit prin bindshëm duke përbërë 31% të të gjitha rasteve (592 raste). Shqetësuese mbetet mosha e të prekjeve: gati gjysma e grave u diagnostikuan para moshës 60 vjeç, ndërsa një e treta e atyre me kancer të gjirit ishin nën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, te burrat u regjistruan 1,848 raste të reja, ku dominon kanceri i mushkërive (243 raste), i fshikëzës urinare dhe i laringut – të gjitha këto të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e duhanit. Sëmundja nuk ka kursyer as fëmijët, ku gjatë vitit 2025 u diagnostikuan 52 fëmijë dhe adoleshentë.

Përveç moshës dhe gjenetikës, faktorët kryesorë që po ndikojnë në rritjen e frikshme të rasteve në Kosovë mbeten konsumimi i lartë i duhanit si dhe ndotja e lartë e ajrit gjatë sezonit të dimrit. /Gazeta Shneta/

Continue Reading

Lajmet

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën për të ecur drejt BE-së

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Brukseli se njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është një kusht kyç dhe i panegociueshëm për avancimin e Beogradit zyrtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një interviste për mediat në samitin Euronews Enlargement Summit, ku diskutoi për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Rama nëvirtualizoi se integrimi i Serbisë mbetet i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, por kërkon hapa konkretë dhe përmbushje të detyrimeve.

“Ajo çfarë di është që fituesi në Beograd nuk tregon hapjen për mua dhe shqiptarët, që është njohja e çështjes së Kosovës. Kjo nënkupton që muzika në Beograd nuk do të ndryshojë. Jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht anëtar i BE-së dhe ne jemi ata që dëgjojmë leksione, nuk japim leksione, por Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se gjithmonë ka mbështetur qëndrimin se Serbia nuk duhet të lihet pas apo të shtyhet drejt braktisjes së projektit evropian. Sidoqoftë, ai nënvizoi se Beogradi duhet të adresojë hezitimet e tij si në lidhje me Kosovën, ashtu edhe në lidhje me linjëzimin e politikës së jashtme karshi Rusisë dhe sanksioneve perëndimore.

Sipas Ramës, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, Serbia duhet të dëshmojë me rezultate konkrete se e meriton këtë përkatësi duke përmbushur kriteret bazë që BE-ja i konsideron të panegociueshme.

Continue Reading

Të kërkuara