

Bota
Gjendet një bombë në stacionin e Francës, ndërpriten trenat në Gare du Nord
Published
1 month agoon
By
UBTnewsShërbimet lokale të trenit dhe Eurostar janë ndërprerë në stacionin Gare du Nord në Paris pasi raportohet për një bombë të pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore që u gjet aty pranë.
Bomba u gjet në mes të shinave në zonën e Saint-Denis, një periferi të Parisit, gjatë punimeve gjatë natës në shina, raportojnë mediat lokale.
Eurostar dhe të gjithë trenat e tjerë janë ndalur këtë mëngjes në Gare du Nord, stacioni më i ngarkuar i Francës, ndërsa policia po punon për të çaktivizuar pajisjen e pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore. Faqja e internetit e Eurostar tregon se tre trena ishin planifikuar të niseshin këtë të premte.
Gare du Nord është stacioni hekurudhor më i ngarkuar në Evropë dhe u shërben 214 milionë pasagjerëve në vit, sipas Eurostar.
Bota
Kina nuk do rrijë duarkryq: S’kemi frikë nga kërcënimet me tarifa amerikane
Published
33 minutes agoon
April 10, 2025By
UBTnews
Kina nuk është e interesuar për një konflikt, por nuk do të ketë frikë nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kërcënojnë tarifat tha Ministria e Punëve të Jashtme të vendit.
“Kërkesat amerikane nuk gëzojnë mbështetjen e popullit dhe do të përfundojnë me dështim”, tha zëdhënësi i asaj ministrie, Lin Jian, në një konferencë për shtyp, raporton Reuters.
“Kina nuk do të rrijë duarkryq dhe do të lejojë që të drejtat dhe interesat legjitime të popullit kinez të shkelen”, shtoi Lin.
Kina njoftoi mëngjesin e sotëm se do të vendosë tarifa prej 84 për qind për të gjitha produktet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke rritur më tej tarifën e shpallur më parë prej 34 për qind, si dhe paraqiti një ankesë të re në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).
Vendimi erdhi në përgjigje të një mase të mëparshme nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump, e cila vendosi tarifa prej 125 për qind për mallrat kineze.
Bota
Kina i mohon pretendimet e Zelenskyt se shtetas kinezë luftojnë përkrah Rusisë në Ukrainë
Published
39 minutes agoon
April 10, 2025By
UBTnews
Kina i ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se Pekini është i vetëdijshëm se shtetasit e tij po rekrutohen për të luftuar për Rusinë në luftën në Ukrainë.
Zelensky tha të mërkurën se autoritetet ukrainase kanë të dhënat për 155 shtetas kinezë që po luftojnë përkrah Rusisë, pas një videoje të publikuar nga ushtria ukrainase, e cila pretendon se ka kapur dy mercenarë kinezë në lindje të Ukrainës.
Të enjten, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian, tha se “ne do i këshillojmë palët përkatëse që ta njohin rolin e Kinës në mënyrë të saktë dhe të qartë dhe të shmangin shprehjen e komenteve të papërgjegjshme”.
Jian i bëri këto komente pa e përmendur Ukrainën ose presidentin e saj me emër gjatë një konference për shtyp.
Zelensky i ka rritur kritikat ndaj Pekinit ditët e fundit pas njoftimit se Kievi ka kapur dy shtetas kinezë në rajonin lindor të Donjeckut.
Duke folur në një konferencë shtypi të mërkurën, presidenti ukrainas e akuzoi Pekinin se ka mbyllur sytë ndaj rekrutimit të shtetasve të saj nga Rusia dhe u ka lejuar atyre të marrin pjesë në luftë, e cila tani është në vitin e katërt.
“Ne theksojmë se ata [Kina] e dinin për këtë. Ata janë shtetas kinezë; ata po luftojnë kundër nesh, duke përdorur armë kundër ukrainasve në territorin e Ukrainës. Deri tani nuk dihet nëse motivi i tyre është paraja apo jo, apo politika. Por, do të dihet”, tha Zelensky.
Pekini e ka mohuar dërgimin e ushtarëve në Ukrainë për të luftuar përkrah forcave ruse, por pjesëmarrja e shtetasve kinezë në luftë është dokumentuar më parë në postimet e mediave sociale në gjuhën ruse dhe kineze.
Besohet se njëqind ose më shumë shtetas kinezë mund të kenë udhëtuar për të luftuar si mercenarë për ushtrinë e Rusisë.
Një bazë të dhënash e spitalit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, e siguruar ekskluzivisht nga Radio Evropa e Lirë në shkurt, gjithashtu tregoi se mercenarë kinezë ishin plagosur duke shërbyer pranë trupave ruse.
Zelensky u tha gazetarëve se nuk ishte në dijeni nëse Kina “kishte dhënë ndonjë lloj komande” për ata që tani po luftojnë për Rusinë. Megjithatë, ai tha se Pekini duhet të ketë qenë në dijeni që disa njerëz po bashkoheshin me ushtrinë e një vendi tjetër në këmbim të pagës.
Derisa ushtarët e huaj që luftojnë për të dyja palët, Ukrainën dhe Rusinë, kanë qenë faktor në luftë që nga fillimi i pushtimi të plotë në vitin 2022, kjo është hera e parë që Kievi bën akuza të tilla për luftëtarët kinezë.
Pekini ka mbajtur qëndrimin se është palë neutrale në luftë dhe ka hezituar të ofrojë armë ose ekspertizë ushtarake për Rusinë./REL/
Bota
Rusia paralajmëron përplasje me NATO-n nëse trupat evropiane futen në Odesa
Published
1 hour agoon
April 10, 2025By
UBTnews
Kriza në Ukrainë rrezikon të përshkallëzohet ndjeshëm, pasi Rusia ka paralajmëruar se një ndërhyrje ushtarake e vendeve të NATO-s në portin strategjik të Odesës do të çojë në përplasje të drejtpërdrejtë me Aleancën. Sipas Moskës, po përgatitet një plan për zbarkimin e trupave franko-britanike në jug të Ukrainës, një veprim që Kremlini e cilëson si “kërcënim të menjëhershëm për sigurinë kombëtare”.
“Çdo prani e trupave të NATO-s në Ukrainë, pavarësisht flamurit, shenjave apo mandatit të deklaruar, do të konsiderohet nga Rusia si një kërcënim për sigurinë e saj dhe do të mbartë rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë me të gjithë Aleancën”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në një konferencë për mediat.
Ajo nënvizoi se më 3 dhe 4 prill në Kiev është zhvilluar një takim i nivelit të lartë mes shefave të shtabit të ushtrive të Ukrainës, Francës dhe Britanisë së Madhe. Sipas saj, ky takim ka prodhuar tensione të brendshme në qeverinë ukrainase, pasi nuk u arrit një marrëveshje konkrete për praninë e trupave aleate në terren.
Paralajmërimi i Rusisë vjen në një kohë kur një tjetër tension po rritet mes Ukrainës dhe Kinës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pretenduar se dy ushtarë kinezë janë arrestuar në territorin ukrainas, nën dyshimin se kanë luftuar përkrah forcave ruse.
Kina i ka hedhur poshtë këto akuza duke i cilësuar të pabazuara. “Nuk ka asnjë provë për një gjë të tillë,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, duke kujtuar se Pekini ka ruajtur një qëndrim neutral ndaj luftës dhe ka propozuar disa herë platforma për negociata paqësore, megjithëse, deri tani, pa dënuar qartë veprimet e Rusisë.
Bota
Von der Leyen përshëndet njoftimin e Trump për “ngritjen” e tarifave reciproke
Published
3 hours agoon
April 10, 2025By
UBTnews
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur sot njoftimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për pauzë në aplikimin e tarifave reciproke.
“Kushtet e qarta dhe të parashikueshme janë çelësi për funksionimin e zinxhirëve të tregtisë dhe furnizimit”, tha Von der Leyen në rrjetin social X.
Ajo shtoi se taksat doganore janë taksa që dëmtojnë vetëm bizneset dhe konsumatorët.
“Kjo është arsyeja pse unë kam mbrojtur vazhdimisht një marrëveshje tarifore ‘zero për zero’ midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, vuri në dukje ajo.
Dje, Trump njoftoi një pauzë të plotë në të gjitha tarifat hakmarrëse që hynë në fuqi më parë në mesnatë, me përjashtim të Kinës, tarifat e së cilës do të rriten nga 104 në 125 për qind.

Rexhep Qosja shpallet fituesi i çmimit “Lumo Skëndo”

City po përgatitë ofertë për yllin e Milanit

Kina nuk do rrijë duarkryq: S’kemi frikë nga kërcënimet me tarifa amerikane

Kina i mohon pretendimet e Zelenskyt se shtetas kinezë luftojnë përkrah Rusisë në Ukrainë

A duhet të pini kafe nëse jeni të sëmurë?

Padia nga Komuna e Prishtinës, MKRS: E kanë shmangur me qëllim Ligjin për Trashëgiminë Kulturore

Rusia paralajmëron përplasje me NATO-n nëse trupat evropiane futen në Odesa

“Beatles” dhe historia e 10 prillit 1970, dita fatalje e ndarjes

Apple po përgatit një surprizë, iPhone me ridizajnim të madh
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota3 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota2 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Bota3 months ago
Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë