Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person në Istog

Published

on

Një person është gjetur i vdekur në Istog. Policia e Kosovës njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia./UBTNews

Vendi

Prokuroria Themelore në Prishtinë jep detaje për përleshjen e armatosur në Podujevë

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me përleshjen e armatosur që ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në sheshin “Bulevardi i Dëshmorëve” në Podujevë.

Sipas njoftimit zyrtar, në ngjarje janë përfshirë tre persona, ndërsa si pasojë e të shtënave me armë zjarri janë plagosur tre prej tyre dhe një kalimtar i rastit.

Dyshohet se personat e përfshirë kanë lidhje familjare (nip dhe dajë), ndërsa motivi paraprak lidhet me një mosmarrëveshje mes tyre.

Menjëherë pas pranimit të informatës, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës, ku janë ndërmarrë veprimet e para hetimore për zbardhjen e rrethanave.

Të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, ndërsa të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se hetimet për rastin po vazhdojnë./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, dyshohet për një të vdekur dhe dy të plagosur

Published

on

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të Podujevës, ku sipas informacioneve fillestare raportohet për të shtëna me armë.

Sipas burimeve jozyrtare, tre persona dyshohet se janë plagosur, ndërsa njëri prej tyre raportohet se ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Policia e Kosovës ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht rastin.

Lajmi do të përditësohet me informacione të reja./Kosovapress/

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Suharekë: Dyshohet se u godit nga rrufeja, vdes një person

Published

on

By

Një person në Suharekë ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë autoritetet kompetente, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull kosovar.

“Lidhur me rastin, vdekjen e viktimës mashkull kosovar i cili dyshohet se është goditur nga rrufeja e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë”, njofton Policia.

Hetimet po vazhdojnë nga njësitet përkatëse, ndërsa raporti i obduksionit pritet të konfirmojë zyrtarisht shkakun e vdekjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me gjetjen e një trupit të pajetë të një burri në Podujevë. Ngjarja ka ndodhur të martën, më 30 qershor 2026, rreth orës 13:05.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, shtetas kosovar.

Për rastin është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit janë ndërmarrë masat e para procedurale për zbardhjen e rrethanave.

“Lidhur me rastin është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, bëhet e ditur në njoftim.

Rasti po trajtohet nga organet e hetuesisë si “hetim mbi vdekjen”, ndërsa rezultatet e autopsisë pritet të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes së viktimës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara