Kuriozitete

Gjenden mbetjet e një luftanijeje mbretërore që u fundos në vitin 1682 në brigjet e Norfolk

Mbetjet e anijes u gjetën nga vëllezërit Julian dhe Lincoln Barnwell.

Published

on

Mbetjet e një luftanijeje mbretërore, e cila u fundos në vitin 1682, u gjetën në brigjet e Norfolk. Anija po transportonte mbretin James Stuart.

HMS Gloucester u fundos rreth 28 milje larg Great Yarmouth pas një mosmarrëveshjeje midis Stuart, atëherë Duka i Jorkut, dhe pilotit të anijes, James Ayres rreth lundrimit në brigjet e rërës Norfolk.

Anija u fundos brenda një ore pas sulmit, në orën 05:30 të mëngjesit të 6 majit, ku mbetën të vdekur rreth 130 deri në 250 ekuipazh dhe pasagjerë.

James Stuart vazhdoi të sundojë si Mbreti James II i Anglisë dhe Irlandës dhe James VII i Skocisë nga vitet 1685 deri në 1688, derisa u rrëzua në Revolucionin e Lavdishëm.

Mbetjet e anijes u gjetën nga vëllezërit Julian dhe Lincoln Barnwell, të cilët punonin me babanë e tyre të ndjerë Michael dhe dy miq, përfshirë James Little, një ish-nëndetës dhe zhytës i Marinës Mbretërore.

Vëllezërit e gjetën këtë luftanije në vitin 2007, por u desh kohë për ta konfirmuar identitetin e anijes dhe gjithashtu u shtrua nevoja që ajo të mbrohet. Prandaj vetëm tash zbulimi i saj u bë publik./UBTNews/

Kuriozitete

Koleksioni 100 milionë dollarësh i monedhave del në ankand

Published

on

Një grumbull monedhash, shumica e të cilave ishin groposur nëntokë për më shumë se 50 vjet, pritet të arrijnë shumën prej 100 milionë dollarësh në ankand, sipas ekspertëve.

Koleksioni “The Traveller”, që mendohet se është koleksioni më i shtrenjtë i monedhave ndonjëherë, do të shitet përgjatë tri vjetëve të ardhshme – me shitjen e parë që bëhet më 20 maj.

Cilido qoftë rezultati, është historia e origjinës së monedhave që vlerësohet e mahnitshme.

Janë monedha nga mbi 100 territore përreth globit, duke nisur nga kohët e lashta te epoka moderne. Por, gjëja më e jashtëzakonshme është se shumica e monedhave ishin  të groposura për gjysmë shekulli, shkroi CNN.

Koleksionuesi ka filluar t’i blejë monedhat që në vitin 1929. Ai kishte interes për monedhat, historinë prapa tyre dhe sa të rralla ishin. Përgjatë kohës ai kishte në pronësi të veten rreth 15,000 monedha.

Ai udhëtoi nga Amerika në Evropë dhe monedhat i mori me vete kudo. Gjatë regjimit nazist të Hitlerit në Gjermani, koleksionisti duket se e ndjeu kërcënimin dhe monedhat e paketuara me kujdes i groposi në tokë – ku mbetën për pesë dekada.

Kur më në fund ato u morën nga pasardhësit e tij, monedhat u prezantuan te një shtëpi ankandesh.

Continue Reading

Kuriozitete

Pse duhet të vendosni sodë buke në frigorifer?

Published

on

Frigoriferi, ashtu si shumë pajisje tjera shtëpiake, luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e ushqimeve dhe organizimin e hapësirës në kuzhinë.

Megjithatë, ndonjëherë përballemi me një problem të zakonshëm, por të bezdisshëm: aromat e pakëndshme.

Një eksperte ka ndarë një truk, të cilin mund të mos e dini, që ju ndihmon të largoni çdo aromë të padëshiruar në frigorifer.

Për të luftuar aromat e padëshiruara, influencerja e njohur si Georgia ndau një truk të thjeshtë që përdor vetëm një përbërës natyral.

Ajo pohon se soda e bukës është zgjidhja juaj më e mirë. Thjesht shtoni një sasi të madhe sode buke në një tas dhe vendoseni në frigorifer.

Soda e bukës është konsiderohet si një nga mjetet më të mira natyrore për pastrimin e sendeve të ndryshme në shtëpinë tuaj, por gjithashtu funksionon si deodorant i fuqishëm.

Si një substancë alkaline, soda e bukës ndihmon në eliminimin e çdo ere të keqe ose të padëshiruara duke neutralizuar aromat acidike.

Kjo bëhet përmes një reaksioni kimik, duke ndryshuar nivelin e pH të erës dhe duke lëshuar komponime më me pak aromë.

Me fjalë të tjera, soda e bukës funksionon njësoj si shumë freskues të ajrit.

Continue Reading

Kuriozitete

Fenomen i pazakontë në brigjet e Floridas, pse uji i detit kthehet në ngjyrë të kuqe?!

Published

on

Një studim i ri ka hedhur dritë mbi shkakun e baticave të kuqe që për vite kanë prekur bregdetin e Floridës, duke shkaktuar dëme mjedisore dhe kosto të mëdha për autoritetet lokale.

Për herë të parë, shkencëtarët kanë identifikuar me dhjetëra viruse të lidhur me këto fenomene e kanë zbuluar se shkaktohen nga rritja masive e algave.

Ngjyra e kuqe e ujit vjen si rezultat i kombinimit të rrymave të detit, lëndëve ushqyese dhe temperaturave të larta, të cilat stimulojnë shumimin e algave.

Baticat e kuqe janë shqetësim i madh për Floridën, pasi shkaktojnë probleme shëndetësore tek peshqit, shpendët dhe njerëzit. Për pasojë, shumë plazhe janë detyruar të mbyllen në vitet e fundit.

Jean Lim, studiuese në Kolegjin e Shkencave Detare në Universitetin e Floridës Jugore, e cilësoi këtë zbulim si një përparim të madh, që mund të ndihmojë shkencëtarët të parashikojnë kur do të ndodhin këto fenomene.

“Ne e dimë se viruset luajnë një rol kyç në dinamikën e lulëzimit të algave të dëmshme, por nuk kishim informacion mbi viruset e lidhura me Karenia brevis,” tha ajo për The Independent. “Tani që kemi identifikuar disa viruse në baticat e kuqe, mund të studiojmë ndikimin e tyre në këto fenomene.”

Florida përjeton baticat e kuqe pothuajse çdo vit, në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës. Sipas Komisionit të Peshkimit dhe Kafshëve të Egra në Florida, këto fenomene zgjasin nga tre deri në pesë muaj dhe mund të shtrihen në qindra kilometra katrorë.

Studimi, përdori teknikën e metagjenomikës virale për të analizuar ADN-në e mostrave të mbledhura nga baticat e kaluara.

Shkencëtarët shpresojnë që ky zbulim të ndihmojë në parashikimin dhe kontrollin e këtij fenomeni në të ardhmen.

Continue Reading

Kuriozitete

Sot është dita e parë e pranverës: A e dini pse ka vite që vjen më herët?

Published

on

Sot është ekuinoksi pranveror, kur sipas astronomisë shënohet dita e parë e pranverës.

Në kohën e ekuinoksit, dy hemisferat e Tokës marrin rrezet e diellit në mënyrë të barabartë. Shpesh thuhet se nata dhe dita janë të barabarta në gjatësi. Në fakt, fjala ekuinoks vjen nga latinishtja aequus (e barabartë) dhe nox (natë).

Edhe pse shumë njerëz mësuan në shkollë se pranvera fillon më 21 mars, në dy dekadat e fundit pranvera na vjen më 20 mars.

Ekspertët kanë zbuluar se pranvera ka ardhur një ditë më herët për njëzet vjet, për shkak të dy metodave të ndryshme për përcaktimin e fillimit dhe fundit të stinëve: meteorologjike dhe astronomike.

Meteorologët vëzhgojnë uljen dhe ngritjen e temperaturës dhe gjendjen e atmosferës dhe stina meteorologjike është e koordinuar sipas kalendarit dhe çdo stinë zgjat tre muaj. Me këtë metodë pranvera zgjat nga 1 marsi deri më 31 maj.

Metoda e dytë bazohet në stinët astronomike dhe i referohet pozicionit të orbitës së Tokës në raport me Diellin.

Kalendari astronomik përcakton stinët sipas asaj se kur boshti i rrotullimit të Tokës është në 23,5 gradë në raport me orbitën rreth Diellit, kështu që vitet e fundit pranvera erdhi më 20 mars, e simbolizon rilindjen e Hemisferës Veriore të Tokës kur gjithçka në natyrë po zgjohet.

Shumë kultura kanë festivale pranverore, por Japonia, India dhe Nepali dallohen. Ardhja e pranverës festohet me valle e këngë dhe pjesëmarrësit e festivalit i hedhin ngjyra të ndryshme njëri-tjetrit. Festat shënojnë gjithashtu fitoren e së mirës mbi të keqen.

Continue Reading

Të kërkuara