Lajmet

Gjenden lakuriqët që bartin mutacione të koronavirusit

Ata zbuluan pjesë të koronavirusit që mund të shndërrohen në variant të ri.

Publikuar

Një ekip shkencëtarësh nga Laosi, shtet në Azi, studiuan lakuriqët e natës nga katër shpellat e ndryshme të këtij vendi që përmbajnë variante të koronavirusit të ngjashme me SARS-COV-2.

Ekipi i shkencëtarëve nuk e gjeti virusin SARS-CoV-2 te lakuriqët e natës, por ata zbuluan pjesë të koronavirusit që kanë nevojë vetëm për mutacione të vogla për t’u shndërruar në një variant të ri.

Sekuenca të afërta me ato të llojeve të hershme të virusit pandemik SARS-CoV-2 ekzistojnë në natyrë dhe janë gjetur në disa lloje të lakuriqëve të natyrës nga familja Rhinolophus, shkruajnë autorët e një studimi që është në proces të rishikimit shkencor dhe botuar në formë të para-lëshimit në “Nature Portfolio Journal”.

Sidoqoftë, derisa studimi të eliminojë plotësisht teorinë se virusi mund të jetë bërë artificialisht në laboratorë, procesi i kërkimit vazhdon në mënyrë që të merren përgjigje më të plota.

“Nuk jam i sigurt se do të gjejmë ndonjëherë një gjë identike, por ajo që do të gjejmë janë viruse në lakuriqët e natës që janë të ngjashëm me koronavirusin”, tha profesori Stuart Neil, kreu i departamentit të sëmundjeve infektive në Kolegjin Mbretëror të Londrës, i cili nuk mori pjesë në studim.

“Është një ekosistem kompleks dhe nëse do të kemi fatin të gjejmë atë të duhurin apo të zbulojmë copëza mbetet një pyetje e hapur”, shton Neil për gazetën britanike The Telegraph.

Zbulimi nga shkencëtarët në Laos gjithashtu thekson se më shumë pandemi, të tilla si koronavirusi, janë “të fjetura” në natyrë. Ata theksojnë se studimi i mëtejshëm i SARS-CoV-2 do të ndihmonte shumë në luftën kundër një pandemie të re të mundshme.

Lajmet

Takimi në Bruksel, Bislimi nuk deklarohet për propozimet për dinarin

I pyetur se cilat kanë qenë propozimet që i kanë dhënë në takimin e mbajtur të hënën në Bruksel, ai nuk ka dhënë përgjigje.

Publikuar

nga

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk është deklaruar për media për propozimet që kanë bërë për dinarin në takimet e mbajtura së fundi në Bruksel.

I pyetur se cilat kanë qenë propozimet që i kanë dhënë në takimin e mbajtur të hënën në Bruksel, ai nuk ka dhënë përgjigje.

Ndryshe Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arritur përparim për çështjen e dinarit serb ndonëse është paralajmëruar edhe një takim i ri për javën e ardhshme për këtë çështje.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak do të nisë mandatin në kryeqytetin zviceran, Bern, më 1 shtator të këtij viti.

Publikuar

nga

Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i posaçëm i bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër.

Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet diplomatike se Lajçak do të nisë mandatin në kryeqytetin zviceran, Bern, më 1 shtator të këtij viti.

Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Lajçakun në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Të njëjtat burime i thanë REL-it se ambasadori aktual i BE-së në Estoni, Aivo Orav, është zgjedhur që të jetë shefi i ri i Zyrës së bllokut evropian në Kosovë. Ky post po ashtu ka rangun e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së.

Kur të konfirmohet edhe zyrtarisht, Orav do ta zëvendësojë në këtë post në Prishtinë ambasadorin aktual, Tomas Szunyog./REL

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Raportohet për dhjetëra të vrarë nga sulmet izraelite në Siri

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se sulmet ajrore izraelite, që ndodhën në orët e para të së premtes, shënjestruan një depo armësh që i përkiste grupit militant libanez, Hezbollah.

Publikuar

nga

Të paktën 36 anëtarë të forcave qeveritare siriane janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite në provincën veriore të Alepos, tha më 29 mars një monitorues i luftës.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se sulmet ajrore izraelite, që ndodhën në orët e para të së premtes, shënjestruan një depo armësh që i përkiste grupit militant libanez, Hezbollah – që mbështetet nga Irani – në zonën Xhibrin, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Alepos.

Ky grup monitorues ka dokumentuar dhunën në Siri që nga viti 2011.

Kreu i Vëzhguesit sirian, Rami Abdel Rahman, tha se bombardimet izraelite po ashtu shënjestruan disa fabrika në al-Safira, dhe shpërthime janë dëgjuar edhe në perëndim të Alepos.

Ai tha se shpërthime po ndodhin ende në Siri, duke shtuar se numri i viktimave pritet të rritet pasi shumë nga të plagosurit kanë pësuar lëndime serioze.

“Numri i viktimave në mesin e trupave qeveritare siriane është më i larti, krahasuar me sulmet e mëhershme izraelite që kanë shënjestruar zonat siriane”, tha Vëzhguesi.

Izraeli ka kryer rreth 26 sulme në Siri që nga nisja e vitit 2024, tha grupi.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri, SANA, duke cituar burime në ushtri, tha se sulmi ka lënë të vrarë dhe të plagosur civilë si dhe personel ushtarak.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar për këto sulme.

Po ashtu, të enjten mbrëma, milicitë proiraniane u sulmuan nga Izraeli afër Damaskut, ku u vra një person dheu plagosën pesë të tjerë, tha grupi monitorues. Ky sulm goditi selinë e Hezbollaht në al-Bahdalia.

SANA, duke u thirrur në burime ushtarake, tha se Izraeli kreu sulme nga drejtori i Lartësive të pushtuara të Golanit, duke shënjestuar ndërtesa në periferi të Damaskut.

Izraeli ka bombarduar caqe në Siri me qëllim që të godasë forcat iraniane që gjenden atje. Izraeli synon që të parandalojnë Iranin dhe milicitë e tij aleate që të zgjerojnë ndikimin e tyre ushtarak në Siri.

Sulmet izraelite në Siri janë intensifikuar që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./REL

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Abazoviq: Vota e Malit të Zi kundër Kosovës tregon realitet të ri

Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij Mali i zi e ka mbështetur tërësisht Kosovën.

Publikuar

nga

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës reflekton realitetin e ri të shumicës në këtë shtet. Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij Mali i zi e ka mbështetur tërësisht Kosovën.

“Por ky është realiteti i ri. Kjo ndodh sepse mazhoranca është krijuar me parti që nuk ndajnë të njëjtin vizion, programe dhe vlera. Ata mendojnë se kjo mund të funksionojë, unë them të kundërtën”, ka thënë Abazoviq në një intervistë.

I pyetur për mungesën e rezultateve konkrete në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Abazoviq ai u ka bërë apel palëve që sa më shpejt të gjejnë një zgjidhje.

“I kemi humbur 20 vjet, nuk mund të presim edhe 20 të tjera, por duhet të jemi konkretë. Unë e mbështes gjetjen e marrëveshjes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës dhe i ftoj të dyja palët, qeveritë, udhëheqësit të ulen së bashku dhe të gjejnë zgjidhjen për të ardhmen e atyre njerëzve që jetën e tyre e shohin në rajon”, është shprehur Abazoviq.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara