Aktualitet

Gjatë shtatë ditëve 28 fëmijë me sëmundjet të zemrës do të trajtohen nga ekipe të huaja

Gexha falënderoi organizatat për trajtimin e fëmijëve me sëmundje të lindura të zemrës dhe malinje.

Published

on

Sot, në amfiteatrin klinik të Pediatrisë, U. D. Ministrja e Shëndetësisë, dr. Dafina Gexha Bunjaku mori pjesë në mbledhjen solemne me rastin e fillimit të misioneve përkrahur nga ShBA “Gift of Life International” dhe Holanda “Princess Maxima Hospital Holand”.

“Dr. Gexha falënderoi dy organizatat për kontributin e tyre në trajtimin e fëmijëve me sëmundje të lindura të zemrës dhe të atyre me sëmundje malinje, duke theksuar se me vite jeni duke shpëtuar dhe ndihmuar shumë fëmijë për të cilët nuk ka qenë i mundur trajtimi i tyre nga ana e profesionistëve tanë, qoftë për shkak të mungesës së kapaciteteve humane apo atyre teknike dhe në këtë mënyrë është plotësuar një hendek i menaxhimit klinik të rasteve. Falë humanizmit të secilit nga ju, iu është kthyer buzëqeshja shumë voglushëve në Kosovë, dhe nuk ka dyshim që gjatë kësaj pune humane profesionistët tonë shëndetësorë kanë përfituar nga dituria dhe përvoja e profesionistëve shëndetësorë të ardhur në Kosovë”. Ky angazhim vetëmohues ndërlidhet edhe me ftesën e Ministrise se Shëndetësisë drejtuar profesionistëve shëndetësor nga mërgata dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

“Ne synojmë që këto kapacitete që ju po na i ofroni, ne do t’ i orientojmë në përgatitjen profesionale, por edhe në atë menaxheriale të profesionistëve tonë qoftë duke u trajnuar këtu apo edhe në institucionet shëndetësore jashtë vendit”, tha dr. Gexha.

Ky mision ka për qëllim që gjatë këtyre shtatë ditëve të trajtojë 28 fëmijë me sëmundjet e lindura të zemrës, diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve me sëmundje në Repartin hemato-onkologjik në Pediatri si dhe edukimin e personelit shëndetësor.

Continue Reading

Aktualitet

Gara e Çmendur për “Këpucën e Artë”: Messi, Mbappe dhe Haaland thyejnë rekorde historike

Published

on

By

Botërori i futbollit po dhuron një skenar epik që nuk shihej që nga viti 1954. Pas vetëm dy ndeshjeve të para, Lionel Messi kryeson listën e golashënuesve me pesë gola, i ndjekur këmba-këmbës nga Kylian Mbappe dhe Erling Haaland me nga katër gola secili.

Në një “ditë superyjesh”, 38-vjeçari Messi shënoi dy herë kundër Austrisë duke çuar rekordin e tij historik në 18 gola në Kupën e Botës. Mbappe u përgjigj menjëherë me dy gola në ndeshjen e tij të 100-të me Francën, duke u barazuar me Miroslav Klose-n me 16 gola totalë.

Ndërkohë, makineria e golave, Erling Haaland, shkëlqeu me dygolësh ndaj Senegalit, duke konfirmuar se është i pandalshëm para porte. Me Harry Kane që pret radhën për t’iu bashkuar festës, kjo po shndërrohet me shpejtësi në garën më magjepsëse që ka parë historia e futbollit. /E.A/

Continue Reading

Live

Dorëhiqet Keir Starmer, Andy Burnham drejt postit të Kryeministrit të ri të Britanisë

Published

on

By

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka dhënë dorëheqjen të hënën nga pozita e tij dhe nga drejtimi i Partisë Laburiste, më pak se dy vjet pas fitores së tij dërrmuese në zgjedhje.

Starmer deklaroi se vendimi erdhi pasi u bë e qartë se partia dëshironte largimin e tij, pas rënies së fortë në sondazhe dhe polemikave të shumta që shoqëruan qeverisjen e tij. Ky largim e çon Mbretërinë e Bashkuar drejt kryeministrit të saj të shtatë në vetëm 10 vjet.

Procesi zyrtar për zëvendësimin e tij do të nisë më 9 korrik, ku çdo kandidat duhet të sigurojë mbështetjen e të paktën 20% të grupit parlamentar (ose 81 deputetë).

Megjithatë, ish-kryetari i qarkut Greater Manchester, Andy Burnham, i cili sapo fitoi bindshëm një zgjedhje të pjesshme për t’u rikthyer në Parlament, konsiderohet favoriti absolut.

Burnham tashmë ka konfirmuar kandidaturën e tij dhe, duke pasur mbështetjen e rreth gjysmës së deputetëve laburistë dhe të figurave kyçe si Wes Streeting, pritet të marrë drejtimin e partisë dhe postin e kryeministrit pa pasur nevojë për një garë formale. /BBC/ /E.A/

Continue Reading

Rajoni

UBT nesër organizon bashkëbisedim me Ministrin Ejup Maqedonci për mundësitë e angazhimit të studentëve në industrinë e mbrojtjes

Published

on

By

UBT do të organizojë më 23 qershor 2026, nga ora 14:00, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik, në Lipjan, (Biblioteka), një bashkëbisedim me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, lidhur me mundësitë e angazhimit profesional të studentëve në fabrikën e parë të municionit në Kosovë.

Ky takim synon të informojë studentët dhe të rinjtë për projektin strategjik të industrisë së mbrojtjes, i cili pritet të fillojë prodhimin gjatë këtij viti dhe që konsiderohet një hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe teknologjike të vendit.

Gjatë aktivitetit, Ministri Maqedonci do të prezantojë mundësitë konkrete të angazhimit profesional për studentët dhe të diplomuarit në fusha të ndryshme teknike dhe inxhinierike, duke përfshirë inxhinierinë mekanike, elektroteknike/elektrike, metalurgjike, kimike, hidraulike, si dhe profile të tjera të ngjashme.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë nga afër për rëndësinë e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes në Kosovë, rolin e të rinjve në këtë proces, si dhe perspektivat për zhvillim profesional dhe avancim teknologjik në kuadër të këtij projekti.

UBT vazhdon të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, industrisë dhe studentëve, duke ofruar mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe përfshirje në projekte me rëndësi strategjike për vendin.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Edmond Hajrizi priti në takim Alaa Garad, nga Stirling Centre në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

By

UBT mirëpriti në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik një delegacion nga Stirling Centre for Strategic Learning and Innovation, nga Mbretëria e Bashkuar, të kryesuar nga Alaa Garad – Kryetar i Bordit Këshillëdhënës.

Delegacioni u prit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ç’rast u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit profesional, ngritjes së kapaciteteve institucionale dhe shkëmbimit të praktikave të mira në sigurimin e cilësisë.

Palët theksuan rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare dhe zhvillimit të iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në avancimin akademik dhe institucional.

Continue Reading

Të kërkuara