Lajmet

Gjatë edicionit të lajmeve moderatori tregon se nuk e ka marrë pagën, videoja bëhet virale

Published

on

Ky është momenti kur moderatori i lajmeve në një televizion të Zambisë ndërpreu edicionin e lajmeve për të treguar se ai dhe kolegët e tij nuk kanë marrë pagat.

Videoja ku shihej moderatori Kabinda Kalimina gjatë edicionit të lajmeve i cili po këmbëngulte për paga, u bë virale.

Para kamerës ai tha: “Përtej lajmeve të ditës, zonja dhe zotërinj, ne jemi qenie njerëzore. Duhet të paguhemi për punën që e bëjmë. Fatkeqësisht, në KBN nuk na kanë paguar… Sharon dhe të tjerët nuk janë paguar, as unë. Duhet të na paguani”, deklaroi ai.

Por ai gjatë këtij fjalimi u ndërpre nga regjia dhe u futën reklama.

Nga televizioni reaguan, duke thënë se prezantuesi ka shkuar shumë shpesh i dehur në punë./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Në Klinikën e Gjinekologjisë u regjistruan 152 lindje dhe 157 foshnja

Published

on

By

Gjatë javës që lamë pas, në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës janë realizuar gjithsej 152 lindje, nga të cilat kanë ardhur në jetë 157 fëmijë, duke përfshirë edhe 5 çifte binjakësh.

Sa i përket metodave të kryerjes së lindjeve, 90 prej tyre u realizuan në mënyrë spontane (natyrale), ndërsa 62 të tjera u kryen përmes operacionit cezarian. Përsa i përket gjinisë së të porsalindurve, bilanci i javës shënon 85 djem dhe 72 vajza.

Nga Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës konfirmojnë përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për të ofruar kujdes dhe shërbime profesionale mjekësore, me synim garantimin e shëndetit dhe mirëqenies për të gjitha nënat dhe foshnjat. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet në Pejë automjeti “BMW X6” i kërkuar nga Gjermania, i rikthehet pronarit

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Ekipin për Hetimin e Autokrimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë, ka përfunduar me sukses një operacion për sekuestrimin e një automjeti të llojit “BMW X6”, i cili kërkohej nga autoritetet gjermane.

Njoftimi i procedurës filloi pas marrjes së informacioneve nga Gjermania, përmes zyrës së ILECU-së, pasi ndaj shtetasit kosovar me inicialet Sh.Q. ishte iniciuar një procedurë penale për veprën “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

Më 7 gusht 2026, pas lokalizimit të veturës, u krye sekuestrimi dhe Prokurori i Shtetit lëshoi urdhër për ndalimin e saj të përkohshëm. Pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme juridike, më 14 gusht 2026, u lëshua urdhri zyrtar për kthimin e automjetit te pronari i tij legjitim, shtetasi gjerman me inicialet R.D.

/E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një 85-vjeçar shqiptar nga një arrest kardiak gjatë uljes së avionit në Bolonjë

Published

on

By

Një shtetas shqiptar 85-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, teksa avioni me të cilin po udhëtonte po kryente fazën e uljes në aeroportin “Guglielmo Marconi” të Bolonjës.

Sipas të dhënave paraprake, i moshuari po udhëtonte së bashku me familjen e tij dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore kishte kërkuar ndihmë mjekësore gjatë fluturimit. Pavarësisht përpjekjeve, ai pësoi një goditje fatale pikërisht gjatë manovrës së uljes së mjetit fluturues.

Me të prekur token avioni, në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësitë e Policisë që shërbejnë në ambientet e aeroportit për kryerjen e procedurave të nevojshme. /Abcnews/

Continue Reading

Lajmet

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 17 gusht 1993-1998?

Published

on

By

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.

Foto: Cen Dugolli

17 gusht 1993

Forca të mëdha të policisë dhe ushtrisë serbe në Prishtinë

Që nga orët e hershme të mëngjesit, njësi të shumta të policisë serbe, po kontrollojnë të gjitha hyrje-daljet e Prishtinës. Grupe policësh kanë zënë pozicionet në pikat kryesore brenda në qytet.

Patrulla të policisë kanë zënë pozicione edhe në rrugët margjinale.

Nëpër qytet vërehen lëvizje të shtuara të policisë. Ndërsa, në udhëkryqin para ndërtesës së Komandës së ushtrisë serbe në Prishtinë, kanë dalë automjete përplot ushtarë. Lëvizje të ushtrisë gjatë ditës pati edhe në pjesë të tjera të qytetit.

Qytetarët e Prishtinës dhe njerëzit që ishin nisur për Prishtinë, pasi sot është ditë tregu, i janë nënshtruar një kontrolli të rreptë të policisë. Për këtë arsye shumë fshatarë nuk mundën të hyjnë në qytet.

Nuk dihen shkaqet e pranisë kaq të madhe të policisë në Prishtinë. Rreth orës 10 policë të armatosur ndërhynë në mënyrë brutale në tregun e devizave dhe arrestuan disa qytetarë.

Policët serbë plaçkitën mallëra të ndryshme në tregun e Prishtinës.

Forca të shtuara të policisë, siç njoftojnë degët e LDK-së, vërehen sot edhe në Prizren e në Gjilan.

 

 

17 gusht 1995

Në Gjakovë u instaluan rreth 350 refugjatë serbë

Mbrëmë në Gjakovë, arritën 7 autobusë me rreth 350 refugjatë serbë, njofton Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Gjakovë.

I ashtuquajturi “shtab i krizës”, 110 refugjatë i vendosi në konviktin e nxënësve dhe të studentëve “Sadik Stavileci”, të tjerët në hotelin “Pashtriku” dhe në lokalet e shkollës fillore “Hysni Zajmi” të qytetit.

Në njoftim bëhet me dije se refugjatët serbë, menjëherë pasi u vendosën në ndërtesën e konviktit thyen bustin e Sadik Stavilecit, i cili ishte i vendosur në kopshtin e konviktit.

 

 

 

17 gusht 1998

Gjakovë: Bastisje në Osek Hylë, mbi 10 mijë veta ende nën qiellin e hapur

Sot paradite, një ekspeditë policore serbe ka bllokuar hyrje-daljet në fshatin Osek-Hylë dhe ka ndërhyrë në disa familje me pretekst të kërkimit të armëve, njofton KI i Degës së LDK-së në Gjakovë.

Edhe sot, në Gjakovë kanë vazhduar të vijnë banorë të ikur nga fshatrat e goditura në ofensivën e fundit të forcave serbe.

Njoftohet se një pjesë e popullatës, rreth 10 mijë veta, kryesisht gra, pleqë dhe fëmijë, vazhdojnë të qëndrojnë të pastrehuar, pa ushqim dhe pa kujdes mjekësor, në malet e anës së Dushkajës, Anësdrinit dhe në malet e Rekës së Keqe. Gjendja e tyre është mjaft e keqësuar dhe përveç urisë janë të kërcënuar nga sëmundjet e ndryshme. Ndërsa brenda në qytet dhe në paralegjet e qytetit janë rreth 50. 000 të ikur nga vatrat e tyre.

Edhe më tutje nuk dihet për fatin e shumë qytetarëve. Sot është bërë me dije se nuk dihet për Pjetër Tal Krasniqin dhe Zef Gjon Krasniqin nga fshati Meqë, që të dytë rreth moshës 62-63 vjeç, si dhe për Jusuf Ahmetin nga fshati Stubëll.

 

 

Prishtinë: Nga torturat në burg vdiq Cen Dugolli nga Ferizaji

Cen Dugolli, veprimtar i LDK-së nga Ferizaj, vdiq sot në klinikën e kirurgjisë në Prishtinë, ku u dërgua dje mha policia serbe.

Ai u arrestua më 21 qershor nga policia serbe, ndërsa dje u dërgua në spital, në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore për shkak të torturave të rënda në burg. Mësohet se në spital ai iu nënshtrua intervenimit kirurgjik, por për trupin e tij të dërmuar nga rrahjet gjithçka ishte vonë.

Të përkujtojmë se në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut policia serbe ndërmorri një fushatë të gjerë të arrestimit të veprimtarëve politikë e humanitarë të komunës së Ferizajt, të cilët më vonë u torturuan në mënyrën më mizore nga sigurimi serbe. Për shkak të torturave, më 22 korrik, pasi qëndroi disa ditë në gjendje kome në spital, vdiq veprimtari humanitar nga Ferizaj Rexhep Bislimi, i cili u arrestua nga policia më 6 korrik. Ndërsa, më 30 qershor, veprimtari i LDK-së Ylber Topalli, u plagos nga policia para gjykatës serbe në Prishtinë, kur tentoi të ikte derisa në gjendje të rëndë shëndetësore e i dërmuar nga të rrahurat po dërgohej për t’u marrë në pyetje.

Me rastin e Cen Dugolli lidhet edhe fati i avokatit të tij, Destan Rukiqi. Më 23 korrik ai shkoi për të marrë leje për ta vizituar në burg klientin e tij, por të njëjtën ditë u arrstua e u dërgua në burg, ku pas disa ditësh u keqtrajtua rëndë fizikisht dhe tash në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet i shtrirë në spitalin e burgut të Beogradit.

Continue Reading

Të kërkuara