

Lajmet
Gjatë ditëve në vijim Ukraina dhe Polonia do të zhvillojnë bisedime për mosmarrëveshjen e grurit
Kështu njoftoi përmes një deklarate Ministria e Bujqësisë e Ukrainës.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiUkraina njoftoi të enjten se së shpejti do të zhvillojnë negociata me Poloninë mbi vendimin e vendit për të ndaluar importet e grurit ukrainas.
“Negociatat e ardhshme do të zhvillohen gjatë ditëve në vijim, gjatë të cilave do të diskutohen çështjet e përgatitura nga të dyja palët”, njoftoi përmes një deklarate Ministria e Bujqësisë e Ukrainës.
Polonia ka zgjatur ndalesën e BE-së ndaj grurit ukrainas, pavarësisht vendimit të Komisionit Evropian për t’i lejuar ato sërish.
Ukraina ka paraqitur ankesë kundër ndalesës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT)./UBTNews/
Lajmet
Hyseni tregon historinë deri në vendimin e GJND-së për Kosovën
Published
15 minutes agoon
July 22, 2025By
UBTnews
Ish ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka bërë një deklaratë me rastin e përvjetorit të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me pavarësinë e vendit tonë, 15 vjet në herët.
Po e sjellim të plotë atë:
Sot, 22 korrik 2025, bëhen 15 vjet nga dita e konfirmimit të pavarësisë Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që mbetet fitorja më e madhe diplomatike e vendit tonë pas shpalljes së pavarësisë.
Ndjehem krenar që e kam koordinuar gjithë procesin dhe e kam përfqësuar Republikën e Kosovës pranë GJND-së. Prandaj në këtë përvjetor do të ndalem pak me gjatë te rrethanat që i parprinë kësaj ngjarje historike.
Me 22 korrik 2010, u rikonfirmua besimi që kishim artikuluar në mënyrë konsistente në drejtësinë ndërkombëtare, sikundër edhe besimi i thellë në forcën dhe substancën e argumentit tonë në të dyja fazat e procesit.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, më 22 korrik 2010, me një votë bindëse prej 10 me 4, erdhi në përfundim “se deklarata e pavarësisë së Kosovës e miratuar me 17 shkurt 2008 nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”. Ky Mendim i Gjykatës ishte konfirmim dhe afirmim i qëndrimit të Kosovës dhe argumenteve ligjore përgjatë gjithë procesit këshillëdhënës. Pra mendimi nuk lë asnjë dyshim se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte dhe është legjitime dhe në harmoni me të drejten ndërkombëtare.
Gjykata poshtu ishte e qartë edhe në lidhje me Rezolutën 1244 të KS të KB: “Deklarata e pavarësisë nuk ka shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244(1999)” thuhet aty duke dhënë arsyetim të drejtpërdrejt: Rezoluta 1244 e KS të KB “ishte në thelb e disenjuar për të krijuar një regjim të përkohshëm për Kosovën …. Rezoluta nuk ka përmbajtur ndonjë dispozitë që merret me statusin final të Kosovës.” Prandaj, ekzistenca e Kosovës si shtet sovran nuk mund të shkelë rezolutën 1244 të KS të OKB-së.
Vetëm pak muaj pas shpalljes së pavarësisë, me 8 tetor 2008, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, në sesionin e saj të 63-të aprovoi Rezolutën 63/3. Request for an advisory opinion of the International Court of Justice on whether the unilateral declaration of independence of Kosovo is in accordance with international law (Këkresë për një mendim këshilldhënës të Gjykatës Nderkombëtare të Drejtësisë (GJND) rreth “Pajtueshmërisë me të Drejtën Ndërkombëtare të Shpalljes së Njëanshme të Pavarësisë së Kosovës’
Pra, pas më pak se tetë muajsh nga shpallja e pavarësisë, Kosova u gjend përballë mbase sfidës më të madhe diplomatike e ligjore deri atëherë.
Projekt-rezoluta serbe u paraqit nga ministri i jashtëm seb Vuk Jeremiç. Ajo u aprovua me 77 vota Për, 6 Kundër dhe 74 Abstenime. Nga shtetet që tashmë e kishin njohur Kosovën, kundër rezolutës u deklaruan vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria, si dhe katër shtete te vogla nga Paqësori. Aprovimi i Rezolutës 63/3 në tetor 2008 në OKB, pra vetëm pak muaj pasi kisha marrë detyrën e ministrit të parë të jashtëm të Republikës së Kosovës, mua më kishte vënë para një sfide, simbas shumëkujt atëhere, të papërballueshme. Isha në OKB ditën e aprovimit të rezolutës dhe ndonëse zhgënjimi im ishte i madh, vendosa që nga e para ta marr me optimizëm dhe besim. E velerësoja me rëndësi që medialisht të shpërthenim. Isha në qendër të interesimit të medias së akredituar në OKB. Interesimit të madh të medias, nga e para iu qasa me pozitivitet. Deklarata ime e parë pas aprovimit të rezolutës serbe ishte e prerë dhe e vendosur, “Kam besim të plotë në drejtësinë nderkombëtare dhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, si organ kryesor juridik i OKB-së. Në të njetën kohë kam besim të palëkundur në frocën e argumenteve që do të paraqesim në Gjykatë posa procesi të filloi”, theksoja me plot vetbesim derisa po u drejtohesha gazetarëve të shumtë në hollin e ndërtesës së OKB-së në Nju Jork.
Dy ditë më vonë u ktheva në Prishtinë. Koha ishte shume e shkurtë. Menjëherë duhej të fillonin përgatitjet për procesin në GJND. Kërkova takim te Presidenti Fatmir Sejdiu. I sygjerova që në takim ta ftonte edhe kryeministrin Thaçi. Duhej urgjentisht të emërohej një koordinator, i cili do të koordinonte dhe organizonte mbrojtjen si dhe do ta përfaqësonte Kosovën para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Me Presidentin dhe Kryeminsitrin biseduam gjatë. Përmendëm edhe emra të mundshëm që kishin edhe përgatitje profesionale. Ndodhi ajo që unë realisht nuk e prisja. Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi më ngarkuan mua me detyrën e koordiantorit dhe përfaqësusesit të Kosovës në procesin e GJND-së.
Për hirë të së vërtetës, më duhet të them se në Kosovë ato ditë quditërisht mbisundonte bindja se gara në GJND ishte apriori e humbur.
Kishte shumë pak njerëz, qoftë në institucione, qoftë në komunitetin juridik, qoftë në shoqëri civile që besonin se Kosova do të fitonte në GJND. Rrjedhimisht nuk kishte shumë interesim nga askush që të mirrte “patatën e nxehtë në dorë.” Pra më shumë kishte një kurreshtje se kujt po i lihet në dorë ‘patatja e nxehtë.” Madje edhe ministra në qeveri, pa asnjë takt dhe përgjegjësi për fjalën publike, deklaronin ato ditë se në variantin me të mirë vendimi I GJND-së do të jet “as mish as peshk!!!.”
Duke i hetuar të gjitha këto, ndjehesha thelësisht i zhgënjyer me mosbesimin që po shfaqej në forcën e argumentit të një shteti dhe populli i cili po luftonte për vet ekzistencën, lirinë dhe qenien e vet.
Pavarësisht mosbesimit që gjithandej shfaqej si dhe skepsës nëse Kosova do të fitonte, unë e pranova detyrën dhe obligimin që ta përfaqësojë vendin në GJND. Por duke e ditur se ishin pak njerëz që kishin besim në suksesin e Kosovës, e që rrjedhimisht donte të thoshte që në Kosovë nuk kisha shumë aleat, sepse pa besim nuk mund të ndjekësh asnjë kauzë, Presidentit dhe Kryeministrit u kërkova që të më lihen duarët e lira gjatë gjithe procesit si dhe në përzgjedhjen e ekipit dhe bashkëpuntorëve. Ishte përgjegjësia më e madhe që kisha marrë në jetën time. Kisha besimin e palëkundur se me punën që do të bënim si dhe me koordiminim e ngushtë me shtetet të cilat tashmë kishin deklaruar gadishmërinë të merrinin pjesë ne process në favor të Kosovës, do të dilnim fitues. Këtë besim vetëm sa e përforcoja gjatë fazave të prcesit. Për hirë të korrektësisë duhet thënë se edhe Sejdiu edhe Thaçi më kanë ofruar gjithë hapsirën e nevojshme dhe kushtet e nevojshme për punë.
Pa u vonuar, me 15 tetor 2008 i pata dërguar letër Gjykatës, me kërkesën që dhe Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrja në process. Duke mos qenë anëtare e OKB-së Kosova nuk mund të mirrte pjesë meqë GJND ishte organ juridik i OKB-së, por përfaqesimi dhe pjesëmarrja u mundësua si përfaqësues i “Entitetit të Shpalljes së Njëanshme të Pavarësisë”
Pergjigjja nga GJND ishte pozitive. Kosovës i mundësohej pjesëmarrja në të gjitha fazat procesit. Fitorja në GJND u bë e mundëshme edhe falë përkrahjes së pakursyer të shumë shteteve që morrën pjesë në mbrojtje të Kosovës, SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Austria, Shqipëria, Finlanda, Suedia, Norevegjia, Danimarka, Holanda, Kroacia, Bulgaria, Mbretëria Hashemite e Jordanisë, Arabia Saudite, Bahreini. Me ekipet nga të gjitha këto vende ishim në komunkim dhe koordinim të përhershëm.
Kishim angazhuar një ekip kulminant ekspertësh ndërkombtarë në krye me Sir Michael Wood, me të cilët filluam të përgatisnim deklaratat, përkatësisht parashtresat me shkrim që duhej dërgua gjykatës. Pas gadi një viti, me 1 dhjetor 2009, Gjykata thirri seancen e dëgjimeve gojore (oral hearings). Edhe sot e kësaj dite fjalën time para gjykatës e konsideroj si një ngjarje me peshën më të rëndë të përgjegjësisë në jetën time politike.
Nuk do të ndalem më gjatë në ate se cfarë kishte ndodhur në ndërkohë sepse në mase të madhe ështe e njohur. Vetëm dua të nënvizoj se Gjykatës iu deshën gadi 8 muaj nga seancat degjimore para se të dilte me vedimin, përkatësisht mendimin këshilldhënës përfundimtar me 22 korrik 2010. Vendimi, mendimi këshillues konstatonte në mënyrë eksplicite “se deklarata e pavarësisë së Kosovës e miratuar me 17 shkurt 2008 nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”
Me 21 korrik s’bashku me bashkëpuntorët e mi, udhëtova për në Hagë për të marrë pjesë në shpalljen e vendimit.
Natyrisht, është krejt e kuptueshme që, edhe përkundër besimit të madh që kisha se fitorja është e sigurt, unë kisha vendosur të jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha postet publike e politike që mbaja në rast se vendimi i Gjykatës do të ishte i disfavorshëm për Kosovën. Për çdo rast, në xhep tashmë mbaja letrën e nënshkruar të dorëheqjes, të cilën do e beja publike në rast se do të dilnim humbës. Askush, përpos njërit nga bashkëpuntorët e mi të ngushtë nuk e dinte që kisha vendosur të ipja dorëheqje në rast të humbjes.
Të nesërmen, 22 korrik 2010, i shoqëruar edhe nga Ambasadori jonë në Mbretërinë e Holandës Nexhmi Rexhepi, s’bashku me delegacionin ku ishte edhe Sir Michael Wood, u nisa drejt selisë së Gjykatës.
Në ora 10, erdhi ai momenti i shumëpritur. Kryetari i GJND-së Hisashi Owada njoftonte të pranishmit se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me një votë bindëse prej dhjetë me katër, kishte konstatuar: “se deklarata e pavarësisë së Kosovës e miratuar me 17 shkurt 2008 nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”.
Kjo seancë e GJND-së po transmetohej live në Kosovë. Përpos i lehtësuar për fitorën monumetale të vendit tim, gëzimi që përjetuan qytetarët e Kosovës, duke pritur në ankth pranë ekraneve televizive shpalljen e vendimit, veq sa nuk më beri të shpërtheja në lot nga emocionet./UBTNews
Lajmet
Osmani i drejtohet Kushtetueses me kërkesë për sqarim pas afatit për konstituimin e Kuvendit
Published
42 minutes agoon
July 22, 2025By
UBTnews
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar sot në një konferencë për media se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretim juridik lidhur me situatën e krijuar pas përfundimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit.
Osmani tha se kjo kërkesë është bërë me qëllim të mbrojtjes së interesit publik dhe për të shmangur dëmet e pariparueshme që mund të shkaktohen në mungesë të një zgjidhjeje politike.
Osmani kërkon pezullimin e rrjedhjes së këtij afati dhe qartësimin e pasojave ligjore, duke shtuar se në rast të arritjes së ndonjë marrëveshjeje politike, kërkesa mund të tërhiqet.
“Dua të ju njoftoj që sot, në përmbushje të përgjegjësisë time kushtetuese, kam paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetues. Kjo është një kërkesë që paraqitet pas një situate të paprecedentë, ku pas aktgjykimit i cili ka përcaktuar afatin e detyrueshëm, kanë mbetur vetëm pak ditë dhe nuk shihet ndonjë kompromis. Kërkesa jonë sot në thelb është për qartësimin e pasojave juridike për moskonstituimin e Kuvendit për afatin prej 30 ditësh. Kërkesa nuk e paragjykon epilogun, në rast se ka ndonjë sukses ne mund ta tërheqim kërkesën, edhe pse qartësitë që kemi ngritur në këtë kërkesë janë esenciale jo vetëm për këtë legjislaturë, por edhe për të ardhmen. Bashkë me këtë kërkesë kemi kërkuar edhe për pezullim të rrjedhjes së afatit prej 30 ditësh. Të parandalohet dëmi i pariparueshëm, dhe të mbrohet interesi publik.”
Osmani theksoi se qëllimi i saj është të parandalohet një krizë kushtetuese dhe të sigurohet funksionimi i rregullt institucional në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Klauzola e lirimit prej 25 milionë eurosh në kontratën e Denzel Dumfries me Interin është e vlefshme deri më 31 korrik, por Barcelona nuk po ushtron presion për ta marrë lojtarin.
Agjenti Jorge Mendes ia ka ofruar shërbimet e holandezit klubit katalanas, por presidenti Laporta dhe drejtuesit po i qëndrojnë besnikë opsionit aktual: Jules Koundé, me të cilin janë në bisedime për rinovim.
Dumfries, që u transferua te Interi nga PSV në vitin 2021 për 14.25 milionë euro, ka zhvilluar 179 ndeshje, me 22 gola dhe 26 asiste. Në nëntor rinovoi deri në 2028 me një pagë prej 4 milionë euro neto në sezon.
Ndërkohë, në rolin e mbrojtësit të djathtë përmendet edhe Wilfried Singo i Monacos, për të cilin interesohen Milani dhe Galatasaray.
Lajmet
Presidentja Osmani diskuton me përfaqësues të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimet e fundit politike
Published
1 hour agoon
July 22, 2025By
UBTnews
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.
Sipas njoftimit nga Zyra e Presidentes, në takim është trajtuar situata pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, me fokus në hapat e mëtejmë për konstituimin e Kuvendit dhe respektimin e rendit kushtetues. Nuk janë dhënë detaje të tjera për përmbajtjen e diskutimeve.
Pas këtij takimi, Presidentja Osmani priti në takim edhe Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin po ashtu u diskutua për zhvillimet aktuale dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit institucional në përputhje me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Presidentja Osmani ka paralajmëruar një konferencë për media, e cila do të mbahet sot në orën 16:00, ku pritet të adresojë situatën politike dhe rrugën e mëtejshme institucionale.

Hyseni tregon historinë deri në vendimin e GJND-së për Kosovën

Ballkani nis sonte aventurën evropiane

Osmani i drejtohet Kushtetueses me kërkesë për sqarim pas afatit për konstituimin e Kuvendit

Ylli i Interit i vetofrohet Barcelonës

Nuk e kemi ditur deri tani! Kjo qenka koha më e mirë për të ushtruar

Presidentja Osmani diskuton me përfaqësues të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimet e fundit politike

Garat në EYOF, garojnë notarë nga Kosova

Zbulohet antitrupi kundër alergjive ndaj polenit

Detajet e fundit të negociatave LVV-Nisma
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore