Lajmet

Gjashtë zbulimet e fundit që ndryshuan mënyrën se si mendojmë mbi origjinën tonë

Zbulimet gjatë viteve të fundit kanë çekuilibruar pikëpamjet e mëparshme.

Published

on

Nga Penny Spikins

Studimi shkencor i evolucionit njerëzor, na ka siguruar historikisht një rregull ngushëllues ndaj gjërave. Ai i ka përshkruar njerëzit si më të zgjuar, më intelektualë dhe më të kujdesshëm se paraardhësit tanë. Por zbulimet gjatë 5 viteve të fundit, e kanë përmbysur këtë pikëpamje të çekuilibruar.

1. Ka më shumë lloje njerëzore nga sa e kemi imagjinuar më herët

Specie të tilla si Homo Longi janë identifikuar vetëm në vitin 2018. Deri tani njihen 21 lloje qeniesh njerëzore. Vitet e fundit kemi kuptuar se paraardhësit tanë Homo Sapiens, mund të kenë takuar deri në 8 nga këto lloje të ndryshme njerëzish, nga specie të forta shtatlarta, përfshirë Neandertalët dhe të afërmit e tyre të afërt Denisovanët, deri tek shkurtabiqët (më pak se 1.65 metra të gjatë) dhe me tru të vogël si Homo Naledi.

2. Njerëzit hibridë janë pjesë e historisë sonë

Llojet humanoide hibride, që dikur shiheshin nga ekspertët si pjellë e fanta–shkencës, mund të kenë luajtur një rol kyç në evolucionin tonë. Dëshmia e rëndësisë së tyre vjen nga gjenetika. Gjurma nuk është vetëm në ADN-në e specieve tona (që përfshin gjene të rëndësishme të trashëguara nga Neandertalët), por edhe tek skeletet e qenieve hibride. Një shembull është “Deni“ një vajzë me një nënë Neandertal dhe baba Denisovan. Eshtrat e saj u gjetën në një shpellë në Siberi.

3. Ne patëm fat

E kaluara jonë evolucionare është më e rrëmujshme nga sa e mendonin deri dje shkencëtarët. A jeni shqetësuar ndonjëherë për dhimbjen e shpinës? Apo e shihni me xhelozi pas qenin tuaj teksa përshkoi një distancë më të madhe sesa ju? Kjo duhet të ishte e mjaftueshme për t’ju treguar se jemi larg përshtatjes së përsosur me botën.

Ne e dimë prej disa kohësh se evolucioni i bashkon zgjidhjet në përgjigje të një ekosistemi që tashmë mund të ketë ndryshuar. Por shumë nga ndryshimet në linjën tonë evolucionare njerëzore mund të jenë rezultat i rastësisë.

Për shembull, aty ku popullatat e izoluara kanë një karakteristikë, siç është një aspekt i pamjes së tyre, që nuk bën shumë diferencë në mbijetesën e tyre, kjo formë vazhdon të ndryshojë tek pasardhësit. Tiparet e fytyrave të Neandertalëve (si vetullat e tyre të theksuara) ose të trupit (përfshirë kafazet e mëdha të brinjëve), mund të kenë ardhur thjesht nga zhvendosja gjenetike.

4. Fati ynë është i ndërthurur me natyrën

Neve mund të na pëlqejë ta imagjinojmë veten si padronë të mjedisit. Por është gjithnjë e më e qartë se janë ndryshimet ekologjike, ato që na kanë formësuar si qenie. Origjina e specieve tona përkoi me ndryshime të mëdha të klimës, pasi ne spikatëm në krahasim me shumë nga speciet e tjera në ato epoka.

Të gjitha llojet e tjera të njeriut, duket se janë zhdukur si rezultat i ndryshimeve klimatike.

Tre speciet kryesore njerëzore Homo Erectus, Homo Heidelbergensis dhe Homo Neanderthalensis u zhdukën pas ndryshime të mëdha të klimës siç është Ngjarja Adams, një prishje e përkohshme e fushës magnetike të Tokës 42.000 vjet më parë, e cila përkoi me zhdukjen e Neandertalëve.

5. Mirësia është një avantazh evolucionar

Studimet kanë zbuluar arsye të reja për të pasur më shumë shpresë për shoqëritë e ardhshme njerëzore. Shkencëtarët besonin deri dje se ishin pjesët e dhunshme të natyrës njerëzore, ato që na kanë dhënë avantazh në shkallaren e evolucionit. Por vitet e fundit kemi gjeturprova edhe për anën e kujdesshme të natyrës njerëzore dhe kontributin e saj në suksesin tonë.

Skeletet e lashtë tregojnë shenja të jashtëzakonshme të mbijetesës nga sëmundjet dhe lëndimet, të cilat do të ishin të vështira nëse mos të pamundura pa ndihmën e ndërsjelltë.Gjurma e dhembshurisë njerëzore daton të paktën 1 milion e gjysmë vjet më parë.

Shkencëtarët kanë zbuluar njohuritë mjekësore të paktën që nga koha e Neandertalëve.Altruizmi bart me vete shumë përfitime të rëndësishme të mbijetesës. Ai u dha mundësi anëtarëve më të moshuar të komunitetit që të transmetonin njohuri të rëndësishme. Dhe kujdesi mjekësor i mbajti gjallë gjuetarët e aftë.

6. Ne jemi një specie e ndjeshme

Evolucioni na bëri më të ekspozuar emocionalisht, sesa duam që ta imagjinojmë. Ashtu si qentë shtëpiakë, me të cilët ndajmë shumë përshtatje gjenetike, si toleranca më e madhe për të huajt dhe ndjeshmëria ndaj shenjave sociale, hipersocialiteti njerëzor ka ardhur me një kosto:dobësia jonë emocionale.

Ne jemi më të ndjeshëm ndaj mënyrës sesi ndihen njerëzit përreth nesh, dhe jemi më të prekshëm ndaj ndikimeve sociale, më të prirur ndaj çrregullimeve emocionale, ndaj vetmisë dhe depresionit sesa paraardhësit tanë. Ndjenjat tona komplekse mund të mos jenë gjithmonë të këndshme, por ato janë pjesë e transformimeve kryesore që krijuan komunitete të mëdha dhe të ndërlidhura. Kjo pasi emocionet tona janë thelbësore për bashkëpunimet njerëzore. / “The Conversation” – Bota.al

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara