Shëndet

Gjashtë ushqimet më të përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga ulçera

Ata duhet të konsumojnë më shumë ushqime me nivel të lartë alkaline dhe ato që luftojnë inflamacionin.

Published

on

Njerëzit që vuajnë nga ulçera duhet të konsumojnë më shumë ushqime me nivel të lartë alkaline dhe ato që luftojnë inflamacionin.

Trajtimi dhe mbajtja nën kontroll e ulçerës mund të mbahet nën kontroll me ushqimet e duhura, të cilat rregullojnë nivelin e pehashit, siç do të lexoni më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org.

Ushqimet e mëposhtme sigurisht që nuk duhet të konsiderohen si alternativa zëvendësuese për medikamentet e rekomanduara nga mjeku. Por ato ndihmojnë në lehtësimin e shqetësimeve.

Karrotat

Karrotat janë ndër perimet më të rekomanduara për njerëzit që vuajnë nga ulçera. Ato kanë tendencën të riparojnë dëmet e shkaktuara në stomak nga aciditeti i tepërt.

Karrotën mund ta përfshini në sallata ose ta konsumoni si pure, por edhe lëng.

Mollët

Mollët janë ndër frutat më të mira kundër shumë problemeve shëndetësore. Ato përmbajnë fibër dhe acide organike që rregullojnë sistemin tretës.

Mollët rekomandohen jo vetëm kundër ulçerës në stomak, por edhe diaresë apo konstipacionit.

Aloe Vera

Kjo bimë e mrekullueshme ka aftësi shëruese kundër shumë sëmundjeve dhe problemeve. Xheli i bimës mban nën kontroll prodhimin e tepërt të aciditetit dhe pengon irritimin e stomakut.

Bananet

Bananet janë të pasura me niseshte dhe kanë efekt alkalin duke rregulluar kështu pehashin e stomakut.

Konsumi i rregullt i bananeve pengon dëmtimin e vazhdueshëm të shtresës së brendshme të stomakut dhe zvogëlon plagët e tij.

Patatet

Patatet përmbajnë niseshte, fibër dhe antioksidantë që përmirësojnë proceset tretëse.

Ato zbusin inflamacionin dhe përshpejtojnë shërimin e indeve të dëmtuara nga aciditeti i lartë.

Farat e Linit

Zhytja e farave në ujë ndihmon në çlirimin e një substance xhelatinoze që është efikase kundër ulçerës.

Ato zbusin inflamacionin dhe ndjesinë e djegies në stomak.

Për më tepër, këto fara janë shumë të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe fibër.

Ekspertët rekomandojnë që pacientët që vuajnë nga ulçera të shmangin kafenë, ëmbëlsirat, pijet e gazuara, ushqimet pikante, alkolin, të skuqurat dhe produktet e brumit./AgroWeb.org

Shëndet

Si të ulni nepsin për ëmbëlsira? Këto ushqime ju vijnë në ndihmë

Published

on

Frenimi i nepsit është një nga sfidat më të mëdha si gjatë dietës, ashtu edhe në përditshmëri.

Dëshira për të konsumuar të ëmbla, karbohidrate a ushqime të yndyrshme shfaqet si mënyrë për të shtuar energjinë, edhe kur e dimë që ato nuk janë zgjedhja më e shëndetshme.

Megjithatë, ka alternativa të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë ta kontrolloni këtë dëshirë.

Avokado

E pasur me minerale, vitaminë E dhe yndyrna të shëndetshme, avokado është një ushqim ideal për t’ju mbajtur të ngopur më gjatë. Mund ta konsumoni të thjeshtë me pak kripë e piper ose ta shtoni në sallata.

Vaji i kokosit

Përdorimi në vend të sheqerit në disa receta ndihmon në uljen e dëshirës për ushqime të përpunuara. Ai përmban yndyrna të shëndetshme që kontribuojnë në një ndjesi më të qëndrueshme ngopjeje.

Arra dhe arrorë të tjerë

Janë të pasura me yndyrna e proteina, mund të reduktojnë nepsin për të ëmbla apo karbohidrate. Zgjidhni versione natyrale, pa kripë dhe pa shtesa të tjera.

Karrotat dhe selinoja

Janë të pasura me fibra, ju ngopin natyrshëm e ju ndihmojnë të shmangni ushqimet e panevojshme. Mund t’i konsumoni si snack, në sallata ose bashkë me një çaj të ngrohtë.

Pini mjaftueshëm ujë

Trupi ngatërron etjen me uri. Duke pirë rregullisht ujë gjatë ditës, mund të zvogëloni nepsin dhe të përmirësoni hidratimin. Këto zgjedhje mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni dëshirat e papritura për ushqime jo të shëndetshme dhe të mbani një rutinë ushqimore më të balancuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sekreti i çokollatës së zezë për një trup më të ri

Published

on

Një studim i ri ka gjetur një lidhje mes teobrominës, një përbërësi natyral i çokollatës së zezë, dhe ngadalësimit të plakjes biologjike.

Studiuesit analizuan mbi 1,600 persona në Britani dhe Gjermani dhe vunë re se ata me nivele më të larta teobromine kishin një moshë biologjike më të ulët se mosha reale.

Mosha biologjike mat gjendjen reale të trupit duke u bazuar në qelizat, indet dhe organet, dhe lidhet me faktorë si stili i jetesës, mjedisi dhe gjenetika.

Studiuesit përdorën ndryshimet në ADN dhe gjatësinë e telomereve për këtë matje.

Ekspertët theksojnë se nevojiten më shumë studime për të kuptuar ndikimin e teobrominës dhe paralajmërojnë që sheqeri dhe yndyra në çokollatë mund të ulin përfitimet.

Shija e çokollatës mund të shijohet në sasi të vogla dhe rrallë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Varianti K: Mutacioni më infektues që po përhapet shpejt në botë

Published

on

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit pësojnë ndryshime për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, dhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin. Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kombinimet e rrezikshme të suplementeve! Çfarë nuk duhet marrë kurrë bashkë?

Published

on

Përdorimi i pakontrolluar i suplementeve mund të sjellë më shumë dëm sesa përfitim, paralajmërojnë mjekët.

Ata theksojnë se suplementet duhet të merren vetëm kur vërtetohet mungesa e një vitamine apo minerali dhe nën këshillim profesional.

Kombinimet e gabuara mund të zvogëlojnë efektin e njëri-tjetrit ose të shkaktojnë mungesa të rëndësishme ushqyese.

P.sh., konsumimi i kafesë me suplemente hekuri ul ndjeshëm përthithjen. Dr. Karan Rajan shpjegon se edhe marrja e sasive të mëdha të kalciumit ndikon negativisht në përthithjen e hekurit. Po ashtu, disa kombinime të suplementeve mund të shkaktojnë komplikime.

Kombinimet që duhet shmangur:

Kalcium dhe hekur – Nuk rekomandohet të merren njëkohësisht; duhet një interval prej së paku dy orësh. Hekuri përthithet më mirë me vitaminë C, ndërsa kalciumi nuk duhet marrë me ushqime të pasura me hekur.

Zink dhe kalcium – Konkurojnë për përthithje në zorrë, ndaj duhet të merren të ndara me të paktën dy orë diferencë.

Zink dhe hekur – Dozat e larta të hekurit (mbi 25 mg) ulin përthithjen e zinkut. Zinku duhet marrë pas disa orësh.

Çaji jeshil dhe hekuri – Ulin përthithjen e hekurit. Konsumimi i tepruar i çajit jeshil mund të çojë në mungesë hekuri.

Vitamina C dhe vitamina B12 – Vitamina C në doza të larta zvogëlon përthithjen e B12. Duhet të merren të ndara me disa orë.

Zink dhe magnez – Zinku në doza të larta pengon përthithjen e magnezit, prandaj rekomandohet marrja në kohë të ndryshme të ditës.

Mjekët këshillojnë që suplementet të përdoren me kujdes dhe vetëm kur janë të nevojshme, për të shmangur probleme shëndetësore të panevojshme. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara