Shëndet

Gjashtë ushqimet e shëndetshme me të cilat duhet të filloni ditën tuaj

Këtu kemi sjellë një listë të gjashtë ushqimeve të shëndetshme që mund të hani në mëngjes.

Published

on

Ushqimi i një mëngjesi të shëndetshëm është thelbësor, por ndoshta mund të mos jetë  mirë për të filluar ditën me një vakt të plotë. Trupi, organet e brendshme dhe proceset e ndryshme kanë nevojë për kohë për të zgjuar dhe për të filluar funksionimin e tyre pas orëve të gjata të pushimit. Ekspertët e shëndetit këshillojnë që është më mirë të filloni ditën me ujë të ngrohtë ose një rostiçeri të vogël për të kthyer funksionimin e metabolizmit tuaj.

Këtu kemi sjellë një listë të gjashtë ushqimeve të shëndetshme që mund të hani në mëngjes.

1. Mjaltë me ujë të ngrohtë

Ky kombinim është i njohur për të përmirësuar tretjen dhe imunitetin. Nëse  e pini në mëngjes herët me stomak bosh ndihmon për të rritur metabolizmin tuaj. Ndryshe nga pije të tjera që vlejnë për humbje peshe, përzierja e mjaltit, limonit dhe ujit ka shumë pak kalori. Për më tepër, mjalti ndihmon në rritjen e niveleve të energjisë si dhe në heqjen e toksinave.

2. Bajame të thara

Bajamet e thara janë të mbushura me vitamina esenciale dhe minerale. Kur t’i hani vlera e tyre ushqyese rritet. Pas një periudhe të gjatë pa ngrën është mirë të hani  5-10 bajame.

3. Papaja

Është e mirë të hani papa kur jeni me stomak bosh herët në mëngjes pasi papaja pastron stomakun tuaj dhe është e shkëlqyer për lëvizjen e zorrëve . Shmangni çdo ushqim tjetër për të paktën një orë pasi keni ngrënë papanë. Papajat gjithashtu janë të njohura se ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq.

4. Farat Chia

Këto fara të vogla janë në të vërtetë proteina të plota pasi ato përmbajnë  nëntë aminoacidet esenciale. Ata janë gjithashtu të pasura me acide yndyrore esenciale, magnez, hekur dhe vitamina B. Lereni një lugë çaji të këtyre farave super në ujë gjatë natës dhe ikonsumojini ato sapo të zgjoheni.

5. Shalqi

Ky frut duhet të hahet vetëm me stomak bosh. Koha më e mirë për të ngrënë shalqirin është herët në mëngjes. Shalqiri është i ulët në kalori dhe plot elektrolite. Ai është ushqyes, i lehtë dhe hidratues.

6.Hurma arabie të thara

Hurmat janë një burim i madh i energjisë së menjëhershme që është shumë e nevojshme për të nisur ditën tuaj. Hurmat gjithashtu përmbajnë një mori fibrash të tretshme të cilat janë esenciale për  tretjen sepse tërheqin ujin në traktin e tretjes. Kjo gjithashtu ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut./neps.al

Shëndet

Pija që ju mban të shëndetshëm gjatë stinës së ftohtë

Published

on

Me afrimin e stinës së ftohtë, mënyrat natyrale për të forcuar imunitetin bëhen më të rëndësishme se kurrë.

Një pije e thjeshtë nga përbërës me vitamina, antioksidantë e veti natyrale antibakteriale që ndihmojë trupin të qëndrojë i fortë dhe energjik.

Konsumi i rregullt përmirëson rezistencën e trupit, rrit energjinë dhe vitalitetin, dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve sezonale. Njerëzit që e përdorin raportojnë ndjenjë më të madhe force, përqendrimi e sistem imunitar më të qëndrueshëm.

Pse kjo pije forcon imunitetin?

Limoni është burim natyral i vitaminës C, i cili mbështet funksionin e qelizave të bardha. Mjalti ka veti antibakteriale e qetëson fytin.

Xhenxhefili dhe shafrani i Indisë janë anti-inflamatorë dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Kombinimi i përbërësve krijon stimulues natyral të fuqishëm për sistemin imunitar.

Eksperienca tregon se konsumimi i rregullt i kësaj pijeje ndihmon trupin të luftojë viruset dhe infeksionet më shpejt, duke sjellë energji më të mirë dhe më pak ndjeshmëri ndaj të ftohtit.

Si ta përgatisni në shtëpi:

Lëngu i një limoni

1 lugë gjelle mjaltë

1 cm xhenxhefil të freskët

Një majë shafrani i Indisë

Përzieni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni një herë në ditë, më mirë në mëngjes me stomak bosh. Ky ritual i thjeshtë është i shpejtë, efektiv dhe sjell ndryshime të dukshme në forcën dhe rezistencën e trupit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

A mund të përdoret vaj ulliri për skuqje?

Published

on

Vaji i ullirit është një nga produktet më të njohura të kuzhinës mesdhetare, i vlerësuar për shijen, aromën dhe përfitimet shëndetësore. Një pyetje e zakonshme është nëse mund të përdoret për skuqje.

Pikat e forta

Vaji ekstra i virgjër është i pasur me antioksidantë acide yndyrore të shëndetshme, veçanërisht acidi oleik, i cili ndihmon në uljen e kolesterolit të keq e mbrojtjen e zemrës. Për gatime të lehta, si kaurdisje, pjekje në temperaturë të ulët, ky vaj është zgjedhja më e mirë.

Pika e tymit

Një element i rëndësishëm për gatimin me vaj është pika e tymit, temperatura në të cilën vaji digjet e lëshon substanca të dëmshme. Vaji i ullirit ekstra i virgjër ka një pikë tymi 190–210°C, që e bën të përshtatshëm për shumë skuqje në shtëpi, si perime, vezë apo mish i lehtë.

Megjithatë, për skuqje të thella dhe në temperatura shumë të larta, ai nuk është më i rekomanduar, sepse digjet më shpejt se vajrat e tjerë, si vaji i lulediellit ose vaji i kikirikut.

Rekomandimet e ekspertëve:

Përdoreni pa problem për gatime të lehta dhe mesatare.

Për skuqje të thella, zgjidhni vajra me pikë tymi më të lartë.

Shmangni gjithmonë ngrohjen e tepërt të vajit, pasi humb vlerat ushqyese dhe mund të bëhet i dëmshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Një simptomë e zakonshme që mund të tregojë arterie të bllokuara

Published

on

Arteriet e bllokuara janë një problem serioz shëndetësor që shpesh zhvillohet pa simptoma të dukshme.

Megjithatë, shenjat e hershme të problemeve të qarkullimit të gjakut zakonisht shfaqen në këmbë, jo në gjoks, dhe shumë njerëz nuk i vënë re si paralajmërim.

Një nga simptomat kryesore është dhimbja e këmbëve gjatë ecjes, e njohur si klaudikacion.

Kjo dhimbje zakonisht ndihet në pulpa ose kofshë dhe zbutet kur personi ndalon dhe pushon. Ajo shkaktohet nga rrjedhja e pamjaftueshme e gjakut përmes arterieve, duke bërë që muskujt të mos marrin oksigjenin e nevojshëm.

Kjo dhimbje interpretohet si lodhje ose plakje, por nëse ndodh shpesh pas aktiviteteve të shkurtra fizike, mund të jetë shenjë e çrregullimit serioz. Në faza më të avancuara, dhimbja mund të ndodhë edhe në qetësi, duke treguar nevojën për një kontroll mjekësor të menjëhershëm.

Përveç dhimbjes, mund të shfaqen edhe simptoma të tjera si:

Ndjesia e rëndesës në këmbë

Dobësi muskulore

Ngërçe

Njohja dhe veprimi i hershëm mbi këto shenja është thelbësor për ruajtjen e shëndetit të enëve të gjakut dhe për parandalimin e komplikacioneve serioze. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Një lugë sheqer më pak! Studimi që tregon se çaji mund të jetë po aq i shijshëm pa të

Published

on

Sipas një studimi të realizuar në Londër, shtimi i sheqerit në çaj nuk është i nevojshëm për ta shijuar atë.

Hulumtuesit analizuan për një muaj zakonet e 64 meshkujve që zakonisht e pinin çajin me sheqer.

Pjesëmarrësve iu kërkua të ndiqnin një nga tre qasje: të ndalonin krejt shtimin e sheqerit, ta zvogëlonin gradualisht sasinë e tij ose të vazhdonin ta konsumonin si më parë.

Pas katër javësh, rezultatet treguan se edhe ata që e kishin ndaluar krejtësisht sheqerin, vazhdonin ta shijonin çajin njësoj. Në fund të eksperimentit, 42% e pjesëmarrësve që kishin reduktuar gradualisht sasinë e sheqerit, kishin hequr dorë plotësisht nga ai.

Studiuesit theksojnë se konsumimi i tepërt është një shqetësim serioz për shëndetin publik, pijet e zakonshme përbëjnë burim të madh të tij.

Në Britani, njerëzit konsumojnë rreth 700 gramë sheqer në javë ekuivalente me 140 lugë çaji për person, shumë mbi sasinë e rekomanduar prej 210 gramësh në javë (apo 30 gramë në ditë).

Një tjetër studim paralajmëron se një dietë e pasur me sheqer mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor, duke kontribuar në zhvillimin e depresionit.

Sheqernat e tepërt lidhen me procese inflamatore, neurobiologjike dhe metabolike që shoqërohen me simptoma depresive.

Kur kjo shoqërohet me mungesën e ekspozimit ndaj diellit gjatë dimrit dhe konsumimin e ushqimeve të përpunuara, rreziku për probleme të shëndetit mendor rritet ndjeshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara