Lajmet

Gjashtë të vdekur dhe 320 raste të reja në Kosovë

Published

on

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (80 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Obiliq 1 rast (55 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 320 raste të reja nga 1 mijë e 683 mostra të marra.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 115 raste, Vushtrri 21 raste, Prizren 19 raste, Lipjan 17 raste, Podujevë 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Gjakovë 13 raste, Gjilan 11 raste, Malishevë 11 raste, Pejë 11 raste, Shtime 10 raste, Ferizaj 9 raste, Klinë 8 raste, Suharekë 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Drenas 5 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Kamenicë 3 raste, Obiliq 3 raste, Skenderaj 3 raste, Deçan 2 raste, Junik 2 raste, Viti 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Mamushë./UBTNews

Aktualitet

Sot hidhet shorti për renditjen e partive në KQZ

Published

on

Mbi 90 përfaqësues të subjekteve politike sot do të tërheqin shortin për renditjen e tyre në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime është një proces i hapur, duke garantuar transparencë e plotë dhe trajtim i barabartë i të gjitha subjekteve politike”, deklaroi ai.

Tërheqja e shortit nis nga ora 11:00 dhe zhvillohet te komuna e vjetër.

Ndryshe, fushata për zgjedhjet e muajit të ardhshëm nis më 13 shtator dhe përfundon para hapjes së qendrave të votimit më datën 12 tetor, në orën 06:59.

/S.K/EO

Continue Reading

Aktualitet

Prindërit kërkojnë që librat shkollorë të shpërndahen nga shkollat, jo të blihen vetë

Published

on

Edhe këtë vit, Ministria e Arsimit ka vendosur që librat shkollorë për nxënësit e klasave 1 deri në 5 të subvencionohen me 80 euro për çdo nxënës. Megjithatë, shumë prindër e konsiderojnë këtë proces të vështirë dhe kërkojnë që librat të shpërndahen drejtpërdrejt nga shkollat.

Nxënësja Melodi Cena nga klasa e pestë thotë se ende nuk ka marrë librat, ndonëse është e lumtur që ka filluar shkolla dhe ka mësuese të re.

“Jam në klasën e pestë, më vjen mirë po kaloj në shkollë, kam mësuese të re, kam shok dhe shoqe. Po që tre ditë pa libra, por e di që është e lehtë të blihen librat. Shkolla me na sjellë librat më mirë, nuk kemi pasur vështirësi me i gjet”, Cena.

Nëna e saj, Lenduare Cena, thekson se prindërit punojnë dhe nuk kanë kohë për t’u marrë me blerjen e librave. Ajo thotë se kjo situatë krijon dallime mes nxënësve dhe ndikon negativisht në procesin mësimor.

Prindërit shpresojnë që vitin e ardhshëm, librat të shpërndahen nga vetë shkolla për të shmangur ngarkesat dhe vështirësitë financiare.

“Kemi disa prind që me të vërtetë e kemi pasur të vështirë sepse punojmë, nuk kemi kohë. Do të ishte mirë që në vitin tjetër t’i jap shkolla, sepse është lehtësim për prindërit. Kjo është maltretim. Derisa të dalin paratë, për disa prindër që nuk i kanë mundësitë, por edhe në shkollë është vështirë sepse disa i kanë librat dhe disa jo, dhe është një lloj bullizimi. Është keq edhe për nxënësit. Kur i kanë marrë librat në fillim, ka qenë shumë më mirë në shkollë. Sot i bleva librat, pagova për disa libra që janë në mungesë, ende nuk i kam blerë fletoret. Edhe këtë e përballojmë, por shpresoj që në vitin tjetër nuk na maltretojnë kështu, se është vështirë. Unë jam nënë, tani kam lind dhe është dashur me ardhur këtu. 80 euro ka qenë subvencionimi për nxënësit nga klasa 1-5”, ka theksuar ajo.

/SK/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Pesë vjet nga marrëveshja e Uashingtonit, çka prodhoi ajo?

Published

on

E përditësuar

Janë bërë pesë vite që kur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizim ekonomik, me ndërmjetësimin e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump. Ky dokument u konsiderua një hap i rëndësishëm drejt uljes së tensioneve mes dy vendeve dhe një moment i veçantë në politikën e jashtme të Kosovës.

Marrëveshja u përpilua në katër gjuhë  shqip, anglisht, serbisht dhe hebraisht dhe përfshinte një sërë zotimesh të ndërsjella, përfshirë edhe një element të rëndësishëm: njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Si rezultat, më 14 mars 2021, Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem, duke u bërë vendi i parë me shumicë myslimane që ndërmori një hap të tillë.

Në përputhje me marrëveshjen, Kosova pranoi të respektojë një moratorium njëvjeçar për mosaplikim në organizata ndërkombëtare, gjë të cilën e ka zbatuar gjatë periudhës së përcaktuar.

Po ashtu, Serbia u zotua të ndalë përkohësisht fushatën për tërheqjen e njohjeve të shtetësisë së Kosovës.

Në vijim janë pikat kryesore të marrëveshjes së firmosur më 4 shtator 2020:

Zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese për autostradën dhe hekurudhën Beograd-Prishtinë, si dhe studimi i fizibilitetit për lidhjen e tyre me një port në det të thellë në Adriatik.

Bashkëpunimi me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM në projekte infrastrukturore, kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe prani të plotë të korporatës në Serbi.

Hapja dhe operacionalizimi i pikëkalimit të përbashkët kufitar në Merdare.

Anëtarësimi i të dyja vendeve në nismën “Mini-Schengen” të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në 2019.

Njohja reciproke e diplomave dhe certifikatave profesionale.

Studimi për shfrytëzim të përbashkët të Liqenit të Ujmanit për ujë dhe energji.

Ndalimi i përdorimit të teknologjisë 5G nga furnizues të pasigurt dhe largimi i pajisjeve ekzistuese të tilla.

Përmirësimi i kontrolleve të udhëtimit ajror dhe ndarja e të dhënave përmes sistemeve të siguruara nga SHBA.

Promovimi i lirive fetare dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore që lidhen me Kishën Ortodokse Serbe, si dhe kthimi i pronave hebraike pa trashëgimtarë.

Angazhimi për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur dhe zgjidhje për çështjet e refugjatëve dhe të zhvendosurve.

Përkrahja e iniciativës për dekriminalizimin e homoseksualitetit në vendet ku është ende i ndaluar.

Shpallja e Hezbollahut organizatë terroriste dhe kufizimi i aktiviteteve të tij në juridiksionin e të dyja palëve.

Të gjitha pikat e marrëveshjes hynë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit, por pas pesë vitesh, shumë prej tyre mbeten të pazbatuara ose të pjesshme, ndërsa çështjet politike mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të mbeten të tensionuara.

/S.K/EO/

Continue Reading

Bota

15 të vdekur në Lisbonë: Dyshohet se sistemi i frenimit të ashensorit ka dështuar

Published

on

15 persona kanë vdekur kur një ashensor i pjerrët doli nga shinat në Lisbonë, dhe departamenti i vrasjeve i policisë gjyqësore është thirrur menjëherë për të hetuar shkakun e aksidentit 

Sipas CNN Portugal, Zyra e Prokurorit Publik do të hapë një hetim për incidentin në Departamentin e Policisë së Lisbonës (DIAP), ndërkohë, qeveria ka shpallur një ditë zie kombëtare. Këshilli i Qytetit të Lisbonës ka shpallur tashmë tre ditë zie komunale.

Zyra për Parandalimin dhe Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Hekurudhore (GPIAAF) ka konfirmuar gjithashtu se do të hapë një hetim për tragjedinë.

Organizata publike i shpjegoi agjencisë së lajmeve Lusa se për shkak të burimeve të kufizuara njerëzore në zonën hekurudhore, mbledhja e provave në vendngjarje do të fillojë vetëm të enjten në mëngjes.

Siç raportohet nga BBC vonë mbrëmë, vlerësimet fillestare sugjerojnë se diçka shkoi keq me sistemin e frenimit, i cili përfshin një kabllo që kalon nën sipërfaqen e rrugës së pjerrët, dhe se kjo është arsyeja pse ndodhi aksidenti.

Pedro Bogas, kreu i Carris, kompanisë që menaxhon autobusët, tramvajet dhe ashensorët në Lisbonë, shpjegoi se mirëmbajtja e përgjithshme e ashensorit bëhet çdo katër vjet, dhe e fundit ishte në vitin 2022.

Ai shton se funikulari inspektohej çdo ditë.

“Ne kemi protokolle të rrepta, ekspertë të shkëlqyer për shumë vite dhe duhet të përcaktojmë se çfarë ka ndodhur”, vuri në dukje ai.

Siç raportohet nga CNN Portugal, pasagjerët duhej të hidheshin nga dritaret kur ndodhi aksidenti dhe kjo nuk është hera e parë që një ashensor i pjerrët del nga shinat, por ky aksident është më i madhi deri më tani.

Ashensori da Glória, një ashensor që mund të mbajë deri në 42 persona, është një nga ikonat e Lisbonës dhe është shumë i popullarizuar tek turistët që vizitojnë qytetin.

/S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara