Lajmet

Gjashtë të vdekur, 489 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Publikuar

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar gjashtë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, një 66-vjeçare nga Durrësi, një 70-vjeçar nga Kukësi, dy 75 vjeçarë nga Tirana, një 79-vjeçar nga Elbasani dhe një 81-vjeçar nga Kavaja, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se janë regjistruar 489 raste të reja nga COVID-19. Ndërkaq janë shëruar 165 qytetarë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID-19 po trajtohen 350 pacientë, nëntë në terapi intensive nga të cilët katër pacientë janë të intubuar./UBTNews

Lajmet

​Flet avokati i Pal Lekajt për rastin e 53 milionëshit

Ai tha se ky vendim është voluminoz me 167 faqe ku i njëjti sipas tij mban shkelje të mëdha procedurale e gjithashtu mangësi në aspektin juridik.

Publikuar

nga

Musa Damati, avokati i deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë rasti i 53 milionëshit ka përfunduar me shqyrtimin e gjykatës të shkallës të parë ndërsa tani ka shkuar në shkallën e dytë.

Ai tha se ky vendim është voluminoz me 167 faqe ku i njëjti sipas tij mban shkelje të mëdha procedurale e gjithashtu mangësi në aspektin juridik.

“Rasti i njohur në publik si rasti i 53 milionëshit ka përfunduar me shqyrtimin në gjykatën e shkallës së parë dhe sot në cilësinë e mbrojtësit të Lekaj na ka arritur vendimi, verdikti në formë të shkruar i përpiluar me shkrim nga ana e gjykatës. Vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës departamenti special është voluminoz gjithsej në 167 faqe dhe i njëjti përmban shkelje të mëdha procedurale, përmban shumë mangësi në aspektin legal juridik dhe po ashtu është një vendim i cili ka injoruar në tërësi deklaratat të cilat janë dhënë nga dëshmitarët gjatë procedurës penale. Deklaratat e ish ministrave, ish kryeministrave pra janë fakte shfajësuese të cilat nuk janë marrë në konsideratë fare me anën e përpilimit të verdiktit të gjykatës së shkallës së parë”, tha Damati.

Sipas avokatit të ish-ministrit Lekaj, ai do ta konfirmojë pafajësinë e tij, por pak më të vështir në gjykatën e apelit thotë Damti.

“Si vendim i tillë nga ana e mbrojtjes natyrisht se brenda afatit ligjor do të ankimohet, ankesa do ta apeloj vendimin për në gjykatën e shkallës së dytë, Gjykatën e Apelit dhe ne gjithsesi jemi të bindur se ky vendim nuk do të mbetet si i tillë dhe do të pësoj vendime në fazat e më vonshme të procedurës penale. Pra ai i gjithë pompozitet se është dënuar ish ministri nuk do të konfirmohet dhe nuk do të kaloj në shkallën e dytë, sepse klienti im me faktet shfajësuese dhe provat shfajësuese të cilat i posedon mbrojtja do të arrij që të konfirmoj pafajësinë e tij por vetëm se tani në instancën më të larë në gjykatën e shkallës të dytë”, përfundoi ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë në janar të vitit 2024 e ka shpallur aktgjykimin në rastin e njohur si “53 milionëshi”. Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burgim efektiv për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Bislimi flet pas takimit për dinarin

Për dallim nga takimet e kaluara, të enjten nuk kishte takim trepalësh mes tyre.

Publikuar

nga

Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje të enjten edhe rundi i ri dhe i katërt në përgjithësi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë në shkurt.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi tha pas takimit se pala serbe nuk ka ardhur me ide se si të trajtohet propozimi fillestar i të dërguarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, “por ata kanë paraqitur propozimin e tyre”.

Ndërkaq kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Beogradi ka bërë absolutisht gjithçka për të gjetur një zgjidhje për vendimin rreth dinarit.

 “Ne dolëm me një propozim konstruktiv, ai propozim u vlerësua nga Brukseli, gjegjësisht (përfaqësuesi i BE-së për dialog, Miroslav) Lajçak, si një bazë solide për vazhdimin e bisedimeve, e cila edhe një herë tregoi se ne jemi palë që kujdesemi për zgjidhje përfundimtare”, është shprehur ai.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u takua ndaras me kryenegociatorin Petkoviq, dhe me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Për dallim nga takimet e kaluara, të enjten nuk kishte takim trepalësh mes tyre.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti: Krimet kundër grave tregojnë dështimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial

Ai para kabinetit qeveritar tha se ndëshkimet e ulëta dhe dënimet e mangëta janë shkelje mbi të drejtat e viktimave.

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se krimet kundër grave tregojnë dështimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Ai para kabinetit qeveritar tha se ndëshkimet e ulëta dhe dënimet e mangëta janë shkelje mbi të drejtat e viktimave.

“Krimet kundër grave tregojnë pasojat e ndëshkimeve të ulëta dhe jo rrallë herë mosndëshkueshmërisë. Tregojnë dështimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial për vendosjen e drejtësisë në shtetin tonë. Dënimet e mangëta janë shkelje mbi të drejtat e viktimave. Këto të mbuluara me mungesën e llogaridhënies dhe transparencës në detyrë nga sistemi i drejtësisë nuk falen nga qytetarët tanë. Si zë i tyre kemi përgjegjësinë të ndërmarrim masa për të vendosur llogaridhënien aty ku është e domosdoshme dhe për të kërkuar drejtësinë me çdo kusht ku ajo mungon”, tha Kurti.

Ndërkaq ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kërkoi nga sistemi i drejtësisë dënime më rigoroze ndaj dhunuesve të grave. Ai tha se rreth 200 raste raportohen çdo muaj për dhunë ndaj grave dhe dhunë në familje.

“Kosova që prej çlirimit të saj ka 99 gra të vrara nga këto 64 gra janë vra nga burrat e tyre. Bazuar në data bazën që është në Ministrinë e Drejtësisë kemi 200 raste të cilat raportohen çdo muaj për dhunë ndaj grave apo në familje. Si rrjedhojë kërkohet angazhim maksimal i të gjitha institucioneve të republikës së Kosovës. Niveli qendror me politika dhe masa dhe të gjitha hallkat institucionale me zbatim strikt të ligjit. Këtu natyrisht përfshihet edhe domosdoshmëria e angazhimit të nivelit komunal. Në secilin rast të femicidit po del se personat e dyshuar janë recidivist të dhunës. Pra kur nuk ka veprime të duhura institucionale dhunuesit shndërrohen në vrasës”, theksoi Haxhiu.

Haxhiu prezantoi edhe disa nga masat që do t’i ndërmarrin për parandalimin siç tha të femicidit.

“Në raport me përgjegjësitë e Ministrisë së Drejtësisë do të bëjmë edhe një herë rishikimin e kodit penal dhe kodit të procedurës penale për të gjitha rastet e veprave penale që lidhen me dhunën në familje dhe vrasjet në bazë të gjinisë. Po ashtu edhe në bashkëpunim me ministrinë e Punëve të Brendshme jemi duke punuar në ndryshimin në raport me armbajtës pa leje. Për shkak të politikës së ulët ndëshkimore dhe mosveprimit nga sistemi prokuroroial ne duhet të rishikojmë këto dispozita në mënyrë që të pamundësojmë që prokurorët t’i neglizhojnë këto raste dhe gjykatat të marrin dënime të ulëta ndaj këtyre rasteve”, theksoi Haxhiu.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Arifi ndëshkohet nga autoritetet serbe me 55 mijë dinarë për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar

Arifi në një postim në Facebook ka shkruar se ‘sa më shumë të drejta për serbet në Kosovë aq më pak të drejta për shqiptarët në Serbi. Deri kur?’.

Publikuar

nga

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka njoftuar se ka pranuar dënimin prej 55.000 dinarësh nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e Alternativës për Ndryshim — dega Bujanoc, me rastin e festës së 28 nëntorit, ditës së Flamurit.

Arifi në një postim në Facebook ka shkruar se ‘sa më shumë të drejta për serbet në Kosovë aq më pak të drejta për shqiptarët në Serbi. Deri kur?’.

Sipas tij, ky aktvendim është pjesë e kolazhit diskriminues dhe shkeljeve të drejtave sistematike individuale, kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Gjykata në fjalë ka nxjerrur aktvendim lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në selinë e partisë tonë në Bujanoc, me ç’rast ky dënim përbëhet prej 5000 dinarëve ndaj mua si person përgjegjës në pozitën e kryetarit të partisë “Alternativa për Ndryshim”, ndërkaq 50.000 dinarë për subjektin politik që kam drejtuar deri në shkurt të këtij viti, kur është datuar edhe ky aktvendim”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara