Lajmet

Gjashtë të lënduarit nga shpërthimi i bombolës në Ferizaj ende po trajtohen në QKUK

Published

on

Mbi 40 persona u lënduan nga shpërthimi i bombolës së gazit që ndodhi në një lokal në Ferizaj në ditët e para të janarit të 2021-tës. Të lënduarit në gjendje më të rëndë u dërguan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por më pas katër nga ta u dërguan për shërim jashtë vendit, dy në Turqi e dy në Austri.

Ndërkohë që gjashtë pacientë të tjerë janë duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, e që pesë prej tyre edhe u operuan.

Për shpërthimin e bombolës së gazit nisën edhe hetimet, ku deri më tani shumë prej personave që kanë qenë prezentë në momentin kur shpërtheu bombola edhe janë intervistuar nga Prokuroria në Ferizaj, por që asgjë konkrete nuk është thënë prej tyre.

Kështu bëri të ditur për KosovaPress, kryeprokurori në Ferizaj, Shukri Jashari, i cili tregon edhe se policia do të bëjë ekspertizën rreth shpërthimit të bombolës aty.

“Janë identifikuar personat që kanë qenë pjesëmarrës në lokal. Një numër i madh janë intervistuar. Policia ka me caktua një ekspertizë se si ka ardhur deri tek shpërthimi i bombolës. Nuk di saktë, por një numër i madh i personave që kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur shpërthimi janë intervistuar, por që nuk kanë thënë asgjë konkrete”, tha Jashari.

Ndërsa ky rast do të jetë i hapur derisa të intervistohen edhe personat e lënduar.

“Ka kohë për tu bërë ekspertiza, për shkak se ka persona që janë duke u shëruar dhe kur plotësohen sërish do të intervistohen dhe për këtë rasti mbetet i hapur. Madje edhe pronari i lokalit që është i lënduar shumë, edhe ai duhet të intervistohet dhe kjo merr goxha kohë”, tha ai.

Ndërsa, shefi i Klinikës së Kirurgjisë Plastike në QKUK, Zenë Buja tregoi për gjendjen shëndetësore të pacientëve që ende janë duke u trajtuar në këtë klinikë.

“Kemi edhe gjashtë pacientë që po trajtohen në klinikën tonë, dy të tjerë i kemi liruar. Gjendja e tyre është e mirë, edhe gjendja e përgjithshme edhe gjendja lokale. 5 prej tyre i kemi operuar, kemi përdorur teknikën e transplantimit lëkuror, kemi marrë transplantin lëkuror prej gjymtyrëve dhe kemi vendosur në duar dhe pjesë tjera”, tha Buja për KosovaPress.

Pacientët të premten pritet që të lirohen për në shtëpi.

“Pacientët tonë nuk kanë pasur komplikime, gjithçka ka shkuar mirë, janë trajtuar me kohë dhe nuk kanë pasur probleme. Gjatë së premtes do të lirohen të gjithë pacientët”, tha ai.

KosovaPress ka dërguar pyetje në Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me gjenden e pacientëve që u dërguan në Turqi dhe Austri për shërim. Mirëpo për këtë ministria nuk ka kthyer përgjigje, ndërsa nga QKUK kanë thënë se ministria e vazhdon komunikimin pasi pacientët dërgohen për shërim jashtë vendit. 

Vendi

LDK-ja mbështet zyrtarisht Bekim Sejdiun për President, u bën thirrje deputetëve për votim

Published

on

By

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur zyrtarisht të mbështesë kandidaturën e profesorit Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë, në përputhje me procedurat statutare dhe autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë.

Përmes një deklarate për media, LDK-ja bëri të ditur se marrëveshja e miratuar politike synon përmbylljen e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit dhe parandalimin e një krize të re institucionale në vend.

Subjekti opozitar vlerësoi se përvoja e gjatë e Sejdiut në fushën e së drejtës kushtetuese dhe në diplomaci e bën atë një kandidat të dinjitetshëm që garanton ushtrim të pavarur e të paanshëm të detyrës. Kryesia e LDK-së i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin këtë propozim gjatë votimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Edhe pak vende të lira në disa programe studimi Bachelor në UBT

Published

on

By

Për të gjithë maturantët që kanë marrë pjesë në afatin e dytë të Testit të Maturës dhe synojnë një arsim cilësor me standarde ndërkombëtare, zgjedhja e tyre e drejtë është UBT. Ata kanë mundësi të zgjedhin mes disa programeve studimore ku kanë mbetur edhe pak vende të lira për vitin e ri akademik.

Si institucioni arsimor lider në rajon për inovacion dhe teknologji, UBT ofron infrastrukturën më moderne dhe laboratorët më të avancuar për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes. Përmes kurrikulave moderne të ndërtuara në bashkëpunim me universitetet më të njohura botërore, studentët përfitojnë dije praktike që u garantojnë punësim të shpejtë në tregun e punës.

Ky është shansi i fundit për të siguruar një vend në komunitetin më të madh të dijes dhe për të marrë një diplomë të njohur ndërkombëtarisht. Regjistrimet po vazhdojnë në të gjitha kampuset e UBT-së, prandaj nxitoni të bëheni pjesë e suksesit dhe të ndërtoni karrierën tuaj të ëndrrave!

Continue Reading

Vendi

Skandali në BKS zgjerohet në 69 të pandehur: Ngrihen 35 prona dhe llogari bankare për dëmin mbi 1.2 milionë euro

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar zgjerimin e hetimeve lidhur me keqpërdorimet financiare në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Me veprimet e fundit të ndërmarra më 1 shtator 2026, numri i të pandehurve ka arritur në 69 persona, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar ndaj BKS-së tashmë llogaritet mbi 1.2 milionë euro.

Hetimet janë zgjeruar ndaj 21 zyrtarëve të rinj të BKS-së, të cilët dyshohen për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit në ndihmë”. Këta punonjës dyshohet se kanë mundësuar ose marrë pjesë në transferimin e mjeteve financiare pa mbulesë, në vlera nga 2,000 deri në 53,000 euro për person. Ky aktivitet i kundërligjshëm i ka shkaktuar BKS-së një dëm shtesë prej rreth 200,000 eurosh, duke iu shtuar shumës fillestare prej 1,043,000 eurosh të identifikuar në janar.

Të pandehurit janë intervistuar në Stacionin Policor në Prishtinë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në prani të drejtuesve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Paralelisht me procesin penal, me mbështetjen e Njësitit të Hetimeve të Integruara Financiare dhe Njësisë së Inteligjencës Financiare, janë ndërmarrë masa për ngrirjen e pasurisë së fituar nga kjo veprimtari:

35 prona të sekuestruara: Janë ngrirë parcela kadastrale, banesa dhe garazhe që lidhen me tre të pandehurit kryesorë.

21 llogari bankare të bllokuara: Është urdhëruar ngrirja e menjëhershme e llogarive bankare të personave të dyshuar.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës konfirmuan se hetimet po vazhdojnë me intensitet për zbardhjen e plotë të kësaj skeme të keqpërdorimit dhe vënien e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Islam Selmani i artë, medalja e 7-të për Kosovën

Published

on

By

Islam Selmani ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë dhe duke i sjellë Kosovës medaljen e shtatë në këto Lojëra.

Karateisti kosovar triumfoi në finale dhe u shpall kampion, duke shkruar një faqe të rëndësishme për karatenë e Kosovës.

Kjo është medalja e parë e artë për Kosovën në karate në “Taranto 2026” dhe medalja e shtatë e delegacionit kosovar.

Një paraqitje fantastike e Islam Selmanit, i cili tashmë është kampion i Lojërave Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara