Lajmet

Gjashtë sëmundjet që reflektohen në fytyrë!

Ekspertët këshillojnë që të jeni të vëmendshëm ndaj disa shenjave.

Published

on

Fytyra dhe paraqitja e lëkurës janë pasqyra e shëndetit por shpesh edhe e sëmundjeve, sidomos atyre të fshehura.

Mjekët refuzojnë të japin diagnoza nëpërmjet simptomave të dukshme dhe për këtë arsye ata këshillojnë vizita me pacientët ose të sëmurët.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për shenjat e sëmundjeve që reflektohen në fytyrë.

Sëmundjet që reflektohen në fytyrë

Ekspertët këshillojnë që të jeni të vëmendshëm ndaj shenjave të mëposhtme që sinjalizojnë probleme të ndryshme.

Tharja e lëkurës dhe buzëve

Në këtë rast kemi të bëjmë me një shenjë paralajmëruese të dehidratimit por edhe të hipertiroidizmit apo diabetit.

Simptoma të tilla të dy sëmundjeve të fundit përfshijnë: shtim në pepshë, lodhje, etje, urinim i shpeshtë.

Qime të tepërta në fytyrë

Dalja e qimeve të tepërta në fytyrë, veçanërisht në zonën e nofullës dhe pjesë së sipërme të buzës mund të sinjalizojë një problem hormonal që ka të bëjë me Sindromën e Vezores Policistike.

Kjo sindromë prek shpesh femrat në moshën riprodhuese.

Njolla të verdha tek qepallat

Njerëzit që vërejnë njolla të verdha ose zverdhje të qepallave janë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Kryesisht këto njolla vërehen tek njerëzit mbipeshë dhe me nivel të lartë kolesteroli.

Qeskat e fryra poshtë syve

Prania e tyre mund të sinjalizojë në përgjithësi ndonjë alergji kronike.

Megjithatë nëse pjesa poshtë syve merr një nuancë të errët atëherë kjo mund të jetë një simptomë e problemeve me gjumin dhe tiroiden.

Asimetria faciale

Nëse vëreni shtrembërim të njërës anë të fytyrës, atëherë duhet të shkoni me urgjencë tek mjeku.

Asimetria faciale ndodh kur njeriu po pëson ishemi apo trombozë.

Njëra anë e fytyrës është e varur, e mpirë, e tjetërsuar dhe e shoqëruar me vështirësi në të folur.

Nishane të reja

Në shumicën e rasteve, nishanet nuk janë problematike, megjithatë herë pas here duhet t’i kontrolloni tek një dermatolog.

Në raste të caktuara, nishanet që ndryshojnë formë dhe ngjyrë mund të jenë duke treguar një problem më të thellë siç është kanceri i lëkurës ose edhe ndonjë sëmundje të brendshme./AgroWeb.org

Lajmet

​Interi dëmtohet rëndë, pezullohen tre gjyqtarë pas derbit me Napolin

Published

on

Pas polemikës së fortë në ndeshjen Napoli–Inter, Federata e Gjyqtarëve Italianë (AIA) ka vendosur të pezullojë gjyqtarin Mariani, asistentin Bindoni dhe arbitrin e VAR-it, Marini.

Shkak u bë penalltia e dhënë për Napolin pas një kontakti mes Mkhitaryan dhe Di Lorenzos, që më vonë u konsiderua i gabuar.

Sipas vlerësimit të AIA-s, gabimi ishte “i trefishtë”: Mariani, që ishte pozicionuar mirë, fillimisht e la lojën të vazhdonte, asistenti Bindoni e bindi ta ndryshonte vendimin dhe VAR që nuk ndërhyri për ta korrigjuar situatën.

Përgjegjësitë janë ndarë në 30% për Marianin, 60% për Bindonin dhe 10% për VAR-in.

Pezullimi më i gjatë i takon Bindonit, i cili pritet të mos rikthehet në detyrë deri në fund të nëntorit. Mariani është hequr nga lista e ndeshjeve të javës së 9-të dhe pritet të mungojë edhe në xhiron e ardhshme, për t’u rikthyer më pas ndoshta në Serie B ose si VAR.

Ky nuk është incidenti i parë për gjyqtarin Mariani, i cili edhe më parë ka qenë në qendër të debatit për vendime të diskutueshme në ndeshje të rëndësishme të Serie A./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, lihen në burg Gjon Shkambi

Published

on

Në Gjykatën e Apelit sot u mbajt seanca për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Gjykata e Apelit ka vendosur të lë në burg Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj.

Ndërkohë vrasësi i gjyqtarit Elvis Shkambi nuk e ka apeluar masën e arrestit me burg.

Gjon Shkambi akuzohet se kishte dijeni mbi planin e nipit, akuza të cilat i ka mohuar. Koxhaj dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos kontrolluar dhe mos vlerësuar alarmin e detektorit që tregoi se vrasësi po hynte me një pistoletë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Fillon periudha për votimin me postë nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të zgjedhjeve

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka filluar periudha e votimit jashtë Kosovës për votim me postë në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

KQZ njofton se kjo periudhë e votimit (27 tetor – 8 nëntor 2025) do të vlejë vetëm për 29,712 shtetasit e Republikës së Kosovës që janë regjistruar me sukses si votues jashtë vendit gjatë afatit të përcaktuar për regjistrim (23 korrik- 29 gusht 2025).

“Këta votues i takojnë komunave, të cilat, sipas rezultateve ende të pacertifikuara, janë pjesë e raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, si: Gjakovë (3,141), Gjilan (2,066), Dragash (2,770), Kaçanik (1,149), Klinë (2,230), Fushë Kosovë (489), Mitrovicë e Jugut (1,188), Obiliq (220), Rahovec (1,902), Pejë (1,895), Prishtinë (1,727), Prizren (2,870), Suharekë (3,325), Viti (1,970), Vushtrri (1,019), Junik (1,363), Mamushë (356) dhe Kllokot (49)”, thuhet në njoftim.

KQZ thotë se ka nisur procesin e votimit jashtë vendit para certifikimit të rezultateve për të shmangur vonesat në procesin zgjedhor dhe për të siguruar që çdo qytetar i regjistruar të ketë mundësinë të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të votuar në kohë.

Me qëllim të ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që janë regjistruar për të votuar përmes postës, kutitë postare janë funksionale në këto shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani arrin për vizitë pune në Riad, pritet me nderime ushtarake

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka arritur në Riad të Arabisë Saudite, me ftesë të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, për të marrë pjesë në Future Investment Initiative (FII).

Ky forum, i njohur si një nga ngjarjet më prestigjioze globale për investime dhe inovacion, mbledh udhëheqës botërorë, drejtues të korporatave më të mëdha ndërkombëtare, investitorë, dhe ekspertë të teknologjisë e politikave publike, për të diskutuar idetë dhe strategjitë që do të formësojnë ekonominë dhe shoqëritë e së ardhmes.

Presidentja Osmani kur arriti u prit me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite./S.K/UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara