Shëndet

Gjashtë profesionet që mund t’i bëjnë njerëzit me fobi sociale

Kjo është një dukuri që ndikon në të gjithë sferat e jetës, por sidomos gjatë gjithë proceseve të punësimit.

Published

on

Ankthi social ose siç njihet ndryshe si fobia sociale, është një çrregullim që e vuajnë shumë persona gjatë jetës së tyre. Kjo është një dukuri që ndikon në të gjithë sferat e jetës, por sidomos gjatë gjithë proceseve të punësimit. Ajo ju bën të ndiheni sikur jeni gjatë gjithë kohës nën vëzhgim, por edhe të gjykuar nga të tjerët. Kjo bën që të ndiheni në stres, si të pavlerë, të sëmurë e në fund të izoluar.

A dëshironi ta dini nëse bëni pjesë në këtë grup të njerëzve? Atëherë këto janë disa nga simptomat e këtij çrregullimi:

1. Rrahje të shpejtë të zemrës;

2. Tensioni i muskujve;

3. Marramendje;

4. Ndjesi e të vjellit;

5. Skuqje në fytyrë dhe kraharor;

6. Djersitje e duarve dhe në fytyrë;

7. Ndjesi shqetësimi në stomak dhe diarre;

8. Pamundësi për të marrë frymë mirë;

9. Nxehtësi ose ftohtësi në trup;

10. Dridhje e duarve, këmbëve;

11. Të folurit bëhet i pakuptueshëm nga dridhjet, frymëmarrja jo e mirë dhe ngarkesa emocionale

Edhe pse këto simptoma kanë nevojë për trajtim për ta “rregulluar” këtë çrregullim të ankthit shoqëror, janë disa punë të cilat mund t’i bëni për t’ju përshtatur.

Kontabilist

Kontabilistët përgatisin regjistrime financiare për kompanitë dhe bizneset. Janë të mirëorganizuar dhe të përqendruar në detaje. Ata mund të punojnë në grupe, por po aq mirë edhe vetëm.

Bibliotekist

Bibliotekistët menaxhojnë informacione, por edhe i ndihmojnë njerëzit të gjejnë materiale për hulumtimet e tyre personale dhe profesionale të fushës. Detyrat e tyre të punës mund të ndryshojnë, bazuar në llojin e punës që e bëjnë, por edhe në çfarë lloj bibliotekash ose librarish punojnë, shembull në ato publike, të shkollës, apo libraritë mjekësore.

Zhvillues të softuereve

Këta profesionistë janë mendjet kreative pas programeve kompjuterike. Disa krijojnë aplikacione, të cilat i lejojnë njerëzit të bëjnë detyra specifike në kompjuter dhe pajisje tjera. Parashikohet që deri në vitin 2029 kërkesa e tregut për zhvilluesit e softuerëve do të rritet deri në 22%.

Profesionistët e statistikave

Këta profesionistë mbledhin dhe analizojnë të dhëna duke i aplikuar teknikat matematikore dhe statistikore, për të zgjidhur probleme. Ata dizajnojnë gjetje, pyetësorë dhe sondazhe për të mbledhur të dhëna. Edhe kjo është po ashtu një punë që ka të ardhme të ndritur, sepse parashihet që deri në vitin 2029 të ketë rritje prej 33%.

Përkthyes

Përkthyesit i kthejnë informacionet prej një gjuhe në një gjuhë tjetër. Në ditët e sotme pothuajse e gjithë puna e tyre është kthyer në përkthyes përmes mjeteve elektronike. Gjersa disa përkthyes punojnë si punonjës të pavarur, duke kryer shërbime për klientë të ndryshëm në të njëjtën kohë, ata mund të punësohen edhe në ndonjë kompani ose ndonjë institucion me punë të plotë ose të pjesshme, për t’i ndihmuar njerëzit të kuptohen qoftë drejtpërdrejt ashtu edhe përmes materialeve.

Shkrues

Shkruesit krijojnë përmbajtje për lloje të ndryshme të mediave, përfshirë këtu marketingun, blogjet, librat, magazinat, po aq mirë edhe për filmat dhe titrat televizive. Shumë shkrues janë të vetëpunësuar, mjafton ta kenë një kompjuter dhe të kenë talent në të shkruar.

Ndonëse nga Byroja e Statistikave të Punës të SHBA-ve është parashikuar që puna e tyre do të bjerë për 2% deri në vitin 2029, ata ende mund të përshtaten me të gjitha format e mediave dhe të shkruajnë për to./Akademi Pune/

Shëndet

Kur fillojnë të veprojnë antibiotikët dhe sa zgjat efekti i tyre?

Published

on

Antibiotikët përdoren për të ndihmuar organizmin në luftimin e infeksioneve të rënda bakteriale.

Ndryshe nga e kaluara kur përshkruheshin shpesh, sot shumë shtete kanë ndërmarrë masa për të frenuar rezistencën ndaj antibiotikëve, duke kufizuar përdorimin e tyre vetëm kur është e domosdoshme, shkruan The Sun.

Antibiotikët nuk janë zgjidhje për çdo infeksion. Sipas artikullit, shpjegohet se sa kohë u duhet atyre për të vepruar dhe pse është e rëndësishme që terapia të merret deri në fund.

Barnat veprojnë duke vrarë bakteret ose duke ndaluar përhapjen, por nuk kanë efekt ndaj infeksioneve virale. Në këtë kategori përfshihen ftohja, gripi, COVID-19, shumica e infeksioneve të gjoksit, infeksionet e veshit te fëmijët, si dhe shumë raste të kollës a dhimbjes së fytit.

Në shumicën e rasteve, antibiotikët rekomandohen vetëm nëse infeksioni bakterial nuk largohet vetë, nëse ekziston rreziku për komplikime serioze, ose nëse mund të infektohen persona të tjerë.

Farmacisti Mike Hewitson, shpjegon se antibiotikët veprojnë shpejt, por përmirësimi i gjendjes nuk ndjehet gjithmonë menjëherë.

“Shpejtësia e veprimit varet nga lloji i antibiotikut, fuqia dhe infeksioni që po trajtohet. Antibiotikët intravenozë fillojnë të veprojnë brenda disa orësh, ndërsa ata që merren nga goja mund të kenë nevojë për disa ditë apo edhe një javë për të dhënë efekt”, thotë ai.

Terapia me antibiotikë zgjat 7 deri 14 ditë, ndonëse në disa raste edhe trajtimet më të shkurtra mund të jenë efektive. Edhe nëse pacienti fillon të ndihet më mirë, terapia nuk duhet ndërprerë para kohe.

“Është e rëndësishme që antibiotikët të merren deri në fund, sipas udhëzimit të mjekut. Ndërprerja e parakohshme mund të shkaktojë rikthimin e infeksionit dhe të kontribuojë në rezistencën ndaj antibiotikëve”, thekson Hewitson.

Nëse harroni një dozë, ajo duhet marrë sapo ta kujtoni, por nuk duhet marrë dozë e dyfishtë, pasi kjo rrit rrezikun e efekteve anësore.

Shumica e pacientëve ndihen më mirë drejt fundit të terapisë, por kjo varet nga lloji i infeksionit dhe antibiotiku i përdorur. Në disa raste, antibiotikët mund të shkaktojnë efekte anësore si të përziera, të vjella apo probleme me stomakun.

Nëse terapia përfundon e nuk vërehet përmirësim, rekomandohet që pacienti të kontaktojë mjekun për vlerësim. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si të ulni nepsin për ëmbëlsira? Këto ushqime ju vijnë në ndihmë

Published

on

Frenimi i nepsit është një nga sfidat më të mëdha si gjatë dietës, ashtu edhe në përditshmëri.

Dëshira për të konsumuar të ëmbla, karbohidrate a ushqime të yndyrshme shfaqet si mënyrë për të shtuar energjinë, edhe kur e dimë që ato nuk janë zgjedhja më e shëndetshme.

Megjithatë, ka alternativa të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë ta kontrolloni këtë dëshirë.

Avokado

E pasur me minerale, vitaminë E dhe yndyrna të shëndetshme, avokado është një ushqim ideal për t’ju mbajtur të ngopur më gjatë. Mund ta konsumoni të thjeshtë me pak kripë e piper ose ta shtoni në sallata.

Vaji i kokosit

Përdorimi në vend të sheqerit në disa receta ndihmon në uljen e dëshirës për ushqime të përpunuara. Ai përmban yndyrna të shëndetshme që kontribuojnë në një ndjesi më të qëndrueshme ngopjeje.

Arra dhe arrorë të tjerë

Janë të pasura me yndyrna e proteina, mund të reduktojnë nepsin për të ëmbla apo karbohidrate. Zgjidhni versione natyrale, pa kripë dhe pa shtesa të tjera.

Karrotat dhe selinoja

Janë të pasura me fibra, ju ngopin natyrshëm e ju ndihmojnë të shmangni ushqimet e panevojshme. Mund t’i konsumoni si snack, në sallata ose bashkë me një çaj të ngrohtë.

Pini mjaftueshëm ujë

Trupi ngatërron etjen me uri. Duke pirë rregullisht ujë gjatë ditës, mund të zvogëloni nepsin dhe të përmirësoni hidratimin. Këto zgjedhje mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni dëshirat e papritura për ushqime jo të shëndetshme dhe të mbani një rutinë ushqimore më të balancuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sekreti i çokollatës së zezë për një trup më të ri

Published

on

Një studim i ri ka gjetur një lidhje mes teobrominës, një përbërësi natyral i çokollatës së zezë, dhe ngadalësimit të plakjes biologjike.

Studiuesit analizuan mbi 1,600 persona në Britani dhe Gjermani dhe vunë re se ata me nivele më të larta teobromine kishin një moshë biologjike më të ulët se mosha reale.

Mosha biologjike mat gjendjen reale të trupit duke u bazuar në qelizat, indet dhe organet, dhe lidhet me faktorë si stili i jetesës, mjedisi dhe gjenetika.

Studiuesit përdorën ndryshimet në ADN dhe gjatësinë e telomereve për këtë matje.

Ekspertët theksojnë se nevojiten më shumë studime për të kuptuar ndikimin e teobrominës dhe paralajmërojnë që sheqeri dhe yndyra në çokollatë mund të ulin përfitimet.

Shija e çokollatës mund të shijohet në sasi të vogla dhe rrallë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Varianti K: Mutacioni më infektues që po përhapet shpejt në botë

Published

on

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit pësojnë ndryshime për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, dhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin. Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara