Shëndeti

Si ta kuptoni nëse vuani nga magnezi?

Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për shëndetin e njeriut.

Publikuar

Magnezi praktikisht mbështet funksionin e çdo organi dhe sistemi në trup.

Magnezi përfshihet në plot 300 reagime biokimike në trup dhe ndër të tejra rregullon edhe tensionin e gjakut.

Kur trupi përballet me mungesa të magnezit, atëherë ai vuan nga lodhja kronike, kontraktimet muskulare, të përzierat, konstipacion dhe mpirje të duarve.

Nëse njeriu nuk tregohet i vëmendshëm ndaj sasive të magnezit, atëherë mund të përballet me komplikacione të ndryshme.

Këtu përfshihen: tensioni i lartë i gjakut, osteoporoza, gurët në veshka dhe sëmundjet e zemrës.

Shkaktarët e mungesës së magnezit

Ekspertët thonë se depozitat e magnezit mund të shterohen për shkak të disa faktorëve. Këtu përfshihet: diabeti, mosha, diarea dhe medikamente të caktuara.

Në shumë raste, gratë shtatzëna dhe lehonë vuajnë më shumë nga mungesa e këtij minerali.

Shenjat paralajmëruese të mungesës së magnezit

Mungesa e magnezit është një problem që duhet adresuar në kohë dhe për të qenë të përditësuar në lidhje me shëndetin tuaj, më poshtë do të mësoni shenjat paralajmëruese të mungesës së magnezit.

Kontraktimet muskulare

Nivelet e ulëta të magnezit, kaliumit dhe kalciumit shkaktojnë kontraktime muskulare. Nëse dëshironi t’i shmangni ato sigurohuni që merrni magnez mjaftueshëm, pini ujë dhe shtendosini muskujt. Për më tepër, mungesa e magnezit manifestohet edhe me mpirje të gjymtyrëve.

Mungesa e oreksit dhe të përzierat

Mungesa e oreksit është një prej shenjave më të hershme të mungesës së magnezit. Për më tepër, ky problem shfaqet edhe me të vjella dhe të përziera, të cilat mund të zbuten duke përdorur xhenxhefil.

Zemra dhe luhatjet e humorit

Mungesa e magnezit ka një ndikim të fortë në shëndetin e zemrës dhe e përkeqëson atë. Ndërkohë njerëzit që vuajnë nga mungesa e magnezit përballen me luhatje të forta humori, depresion dhe ankth.

Probleme me gjumin

Një nga shenjat parlajmëruese të mungesës së magnezit ka të bëjë me gjumin. Njerëzit kanë vështirësi t’i zërë gjumi, të flenë gjatë natës ose ndihen tepër të lodhur nga pagjumësia.

Njerëzit që vuajnë nga mungesa e magnezit kanë një dëshirë të madhe për çokollatë. Kjo e fundit plotëson nevojat për magnez. Megjithatë, nëse jeni të dhënë pas çokollatës, sigurohuni që ajo është e zezë sepse është më e shëndetshme./AgroWeb.org

Shëndeti

Hurmat – fruti me vlera të larta ushqyese

Për shkak të vetive të tyre shumë të dobishme, vendet arabe çdo ditë i përdorin hurmat.

Publikuar

nga

Në të kaluarën ishin të njohura si “buka e shkretëtirës”. Tani është vërtetuar se hurmat njëjtë sikur bajamet dhe rrushi i thatë bëjnë pjesë në grupin e ushqimeve me vlera të shumta ushqyese.

Për shkak të vetive të tyre shumë të dobishme, vendet arabe çdo ditë i përdorin hurmat. Ato lehtë mblidhen, ruhen dhe transportohen, andaj edhe janë të disponueshme shumë lehtë në mbarë botën, ashtu edhe te ne.

Sheqerërat natyrale që përmbajnë në vete janë në formë të glukozës dhe fruktozës. Hurmat e thata të grira, të vendosura në ujë, i cili ka qëndruar gjatë tërë natës, paraqesin një ilaç shumë të mirë nëse dëshironi ta forconi zemrën dhe funksionet e saj vitale.

Hurmat gjithashtu janë një ilaç efektiv dhe shumë efikas kundër dhimbjes së kokës dhe kundër plakjes, shkruan femina.al. Ato i qetësojnë nervat dhe është e vërtetuar shkencërisht se për shkak të përmbajtjes së madhe të kalciumit, magnezit dhe fosforit mund të ndikojnë në mënyrë preventive kundër kancerit.

Hurmat e forcojnë trupin, zvogëlojnë kolesterolin në gjak, rregullojnë procesin e tretjes dhe e mbrojnë stomakun nga parazitët dhe bakteriet.

Megjithatë duhet të kemi kujdes në sasinë që konsumojmë, e veçanërisht nëse keni problem me peshën e shtuar, pasi që vetëm një hurmë përmban 20 kalori.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Studimi: Mbi 1 miliard njerëz në mbarë botën janë obezë

Normat më të larta janë në Tonga dhe Samoa Amerikane për gratë dhe Samoa dhe Nauru Amerikane për burrat.

Publikuar

nga

Mbi 1 miliard njerëz në mbarë botën po jetojnë me obezitet, thotë studimi i publikuar në The Lancet. Në mesin e tyre janë 880 milionë të rritur dhe 159 milionë fëmijë, sipas të dhënave të vitit 2022.

Normat më të larta janë në Tonga dhe Samoa Amerikane për gratë dhe Samoa dhe Nauru Amerikane për burrat, me rreth 70-80% të të rriturve që jetojnë me obezitet.

Nga rreth 190 vende, Britania e Madhe renditet në vendin e 55-të më të lartë për meshkujt dhe në vendin e 87-të për femrat.

Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve thotë se ka nevojë urgjente për ndryshime të mëdha në mënyrën se si trajtohet obeziteti.

Obeziteti mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të shumë gjendjeve serioze shëndetësore, përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe disa lloje kanceri./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Shenjat që tregojnë se nuk konsumoni mjaftueshëm ujë

Dehidrimi mund të ndodh në nivel të ulët, mesatar si dhe në nivel të lartë, në bazë të niveleve që trupi ndodhet ne dehidrim edhe shenjat ndryshojnë.

Publikuar

nga

Më shumë se gjysma e popullsisë vuajnë nga dehidrimi, mirëpo shumica nuk e vërejnë këtë proces i cili ndodh në trupin e tyre.

Dehidrimi mund të ndodh në nivel të ulët, mesatar si dhe në nivel të lartë, në bazë të niveleve që trupi ndodhet ne dehidrim edhe shenjat ndryshojnë.

Shenjat e dehidrimit të nivelit të ulët dhe mesatarë janë si dëshira e shpeshtë për të pirë ujë, goja jonë zakonisht ndodhet në gjendje të thatë, lodhja, merakosja dhe hutimet e tepërta gjatë ditës, ngjyra e urinës është e verdhë e mbylltë, kokëdhimbja, marramendja, aroma e pakëndshme e gojës, dhimbje të muskujve etj.

Ndërsa shenjat e dehidrimit të nivelit të lartë janë si etja e tepërt për ujë, lëkura e thatë, marramendja e tepërt, nëse nuk djersiteni në temperaturë të lartë apo pas një aktiviteti etj.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Zakonet e shëndetshme që mbrojnë sistemin imunitar

Disa ushqime shërbejnë dhe punojnë për të forcuar mbrojtjen natyrore të trupit, ndërsa të tjerat funksionojnë anasjelltas.

Publikuar

nga

Zakonet e shëndetshme gjatë stinës së dimrit janë thelbësore për ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies. Aq shumë saqë mund të mbrojnë edhe nga ftohjet, gripi dhe ethet gjatë ndryshimit të stinëve. Disa ushqime shërbejnë dhe punojnë për të forcuar mbrojtjen natyrore të trupit, ndërsa të tjerat funksionojnë anasjelltas.

Përveç ushqimeve që hamë, ka edhe disa pengesa të tjera natyrore që i mbrojnë njerëzit. Ato përfshijnë barrierat fizike, si lëkura dhe trakti respirator, si dhe linja e dytë që janë enzima brenda traktit tretës.

Disa mënyra se si mund ta ndihmojmë sistemin imunitar përfshijnë;

Gjumi i mjaftueshëm

Gjumi është një shtyllë e dytë e shëndetit dhe shpesh neglizhohet në shoqërinë e sotme që ecën me ritme të shpejta. Shumë nuk gjejnë kohë për këto shtatë deri në tetë orë dhe përfundojnë duke ulur qelizat e tyre Vrasëse Natyrore (NK) që luftojnë citokinat inflamatore. Për ata që nuk kanë njohuri, këto citokina inflamatore nxisin disa probleme shëndetësore si artriti reumatoid si dhe sëmundja e Cohn.

Ngrënia e zarzavateve me gjethe

Zgjidhni zarzavatet me gjethe pasi janë të rëndësishme për ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të vitaminave dhe mineraleve të nevojshme për sistemin imunitar. Disa nga vitaminat më të rëndësishme për funksionimin e përditshëm përfshijnë vitaminën B12, si dhe kalciumin, hekurin, zinkun dhe madje edhe jodin.

Djersitni më shumë

Ushtrimi është po aq i rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të mirë të sistemit imunitar, sepse qelizat T vrasëse përmirësohen me çdo rutinë ushtrimesh sipas gjetjeve të reja. Megjithatë, është e rëndësishme që të përfshihen vetëm nivele të moderuara të stërvitjes, dhe çdo gjë më shumë se 90 minuta, mund të ndikojë në mënyrë të kundërt tek imuniteti.

Mbani një peshë të shëndetshme

Është e rëndësishme të ruani një peshë të shëndetshme që është optimale për gjatësinë e çdo personi. Në rastet kur pesha luhatet në ekstrem, funksioni imunitar gjithashtu mund të ulet.

Mospirja e duhanit

Pirja e duhanit është një nga vrasësit më të heshtur, ndërton mukozë brenda rrugëve të frymëmarrjes dhe madje u ofron baktereve një terren të favorshëm për infeksionet e sipërme të frymëmarrjes.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara