Lajmet

Gjashtë gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse konsumoni çdo ditë lëng selinoje!

Disa përfitime që merrni nga konsumi i lëngut të selinosë çdo ditë.

Published

on

Selinoja është shumë e pasur në fibra, gjë që na bën të ndihemi të plotësuar për një kohë të gjatë. Lëngu i selinosë përmban shumë pak sheqer dhe kalori.

Më poshtë ju rendisim disa përfitime që merrni nga konsumi i lëngut të selinosë çdo ditë:

Parandalon problemet me shikimin
Selinoja është shumë e pasur me vitaminë A dhe kjo vitaminë luan një rol kritik në shikimin tonë. Mbron sipërfaqen e syrit nga bakteret dhe viruset. Vitamina A gjithashtu ndihmon në parandalimin e zhvillimit të problemeve që lidhen me shikimin.

Redukton rrezikun nga kanceri
Selinoja përmban luteolinë dhe studiuesit kanë zbuluar se ky element dobëson qelizat e kancerit dhe i bën ato më të ndjeshëm ndaj trajtimit. Selinoja është përdorur me kohë në mjekësinë kineze si një agjent kundër kancerit.

Neutralizon ushqimin acid
Selinoja është e pasur me elemente si hekuri, magnezi dhe natriumi që i japin selinosë vetitë e tij të forta alkalizuese. Me fjalë të tjera, ajo mund të neutralizojë ushqimet acidike duke ndihmuar kështu të ruajmë një ekuilibër të shëndetshëm të pH në trupin tonë. Konsumimi i shumë ushqimeve me natyrë acidike mund të shkaktojë të gjitha llojet e problemeve shëndetësore si përkeqësimi i kockave, gurët në veshka problemet e mëlçisë dhe zemrës.

Rregullon ekuilibrin e lëngjeve
Selinoja është shumë e pasur në kalium dhe ky mineral luan një rol të rëndësishëm në shumë procese në trupin tonë. Shkencëtarët besojnë se kaliumi është minerali i tretë më i rëndësishëm për trupin tonë.

Ne jemi bërë nga rreth 60% ujë dhe 40% e këtij uji gjendet brenda qelizave tuaja, ndërsa pjesa tjetër është jashtë qelizave, në lëngun tuaj kurrizor, gjakun dhe midis qelizave tuaja. Ky nivel uji brenda dhe jashtë qelizave tuaja është kritike dhe preket nga përqendrimi i elektroliteve. Kaliumi shpërndahet në ujë dhe sillet në sistemin tonë si një elektrolit me ngarkesë pozitive, duke rregulluar nivelin e ujit brenda qelizave.

Parandalon diabetin e tipit 2
Diabeti i tipit 2 po bëhet një problem serioz shëndetësor për botën moderne. Vlerësohet se deri në vitin 2030, më shumë se 400 milion njerëz në të gjithë botën do të vuajnë nga kjo sëmundje. Selinoja është një nga mënyrat natyrale për ta parandaluar atë që të mos ndodhë. Ai përmban shumë vitaminë K dhe një studim ka vërtetuar se vitamina K përmirëson ndjeshmërinë tonë ndaj insulinës.

Është e pasur në folat
Folati është një nga vitaminat e grupit B dhe është një element thelbësor për qelizat e kuqe dhe të bardha të gjakut në palcën e eshtrave. Ai gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në shndërrimin e karbohidrateve në energji, prishjen e proteinave dhe prodhimin e ADN-së. Vetëm një filxhan lëng selino përmban 145 mikrogramë folate që është mbi 36% e konsumit të rekomanduar për burra dhe gra dhe 29% për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji./neps.al

Vendi

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Pejë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një grabitje të ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar në rrugën “Qamëria” në Pejë.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja kishte ndodhur më 20 dhjetor 2025, rreth orës 03:30, ku persona të dyshuar kishin hyrë në shtëpinë e viktimës dhe kishin vjedhur një sasi të konsiderueshme parash, stoli ari si dhe një telefon mobil.

Pas hetimeve intensive të Sektorit Rajonal për Hetime, më 6 gusht 2026 është arritur identifikimi dhe arrestimi i njërit prej të dyshuarve.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Sot mbushet afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa nga ky institucion nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojë seanca e ndërprerë për legjislaturën e 11-të.
Punimet e seancës konstituese u ndërprenë me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili kërkoi kohë shtesë për diskutime me përfaqësuesit e partive politike, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për çështjen e presidentit. Kjo kërkesë nxiti reagime nga ligjvënësit e Partisë Demokratike, mirëpo kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu punimet.
Para ndërprerjes, Kuvendi përmbylli dy pikat e para të rendit të ditës: formimin e komisionit për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve. Pasi u konstatua rregullsia e mandateve, ligjvënësit e zgjedhur dhanë betimin, përfshirë edhe deputetët e Listës Serbe. /E.A/

Continue Reading

lajme

Mot me diell dhe temperatura deri në 37°C sot në Kosovë

Published

on

By

Kosovën e pret një ditë me mot kryesisht me diell dhe i nxehtë këtë të premte.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13°C dhe 18°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 33°C deri në 37°C.
Gjatë ditës mund të shfaqen vranësira të pakta kalimtare në disa zona, por nuk parashihen reshje shiu. Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.
Nga IHMK bëjnë të ditur se temperaturat do të mbeten pak mbi mesataren shumëvjeçare, mirëpo mbeten brenda normave për stinën e verës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

SHBA përballet me opsione të vështira për mbylljen e konfliktit me Iranin

Published

on

By

Ndërsa lufta e Presidentit Donald Trump kundër Iranit ka hyrë në muajin e saj të gjashtë, paralajmërimet dhe përpjekjet diplomatike të kësaj jave kanë nxjerrë në pah pozicionin e ndërlikuar në të cilin ai ndodhet, teksa përpiqet të tërheqë SHBA-në nga një konflikt jopopullor që fillimisht pretendonte se do të zgjaste vetëm disa javë.

Trump ndodhet përballë dy rrugëve: të pranojë një marrëveshje të përkohshme që po mekohet mes Iranit dhe Omanit – e cila do t’i jepte Teheranit kontroll mbi ngushticën e Hormuzit, diçka që nuk e posedonte para luftës – ose të zbatojë paralajmërimet e tij për përshkallëzim të mprehtë, duke rrezikuar një krizë më të zgjatur.

Opsioni i parë, sipas analistëve, do t’i gjeneronte Iranit lëshimin më të madh që nga sulmi i SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt dhe do të zyrtarizonte mbikëqyrjen e Republikës Islamike mbi këtë rrugë të rëndësishme të transportit të naftës, diçka që administrata Trump kishte premtuar ta parandalonte.

Rruga e dytë, që ka të ngjarë të përfshijë një valë të re sulmesh ajrore, mund të bartë rreziqe politike për Trumpin përpara zgjedhjeve të rëndësishme afatmesme të nëntorit në SHBA, ndërsa nuk duket se ofron ndonjë garanci më të madhe suksesi se bombardimet e mëparshme.

Trump mund të zgjedhë gjithashtu të ruajë status quo-në aktuale: të mbajë bllokadën e porteve iraniane dhe të kundërpërgjigjet periodikisht ndaj çdo sulmi mbi transportin detar. Megjithatë, as kjo qasje nuk i ofron një dalje të dinjitshme nga një konflikt që ai kishte parashikuar të përfundonte në mes të prillit.

“Është një menu opsionesh të këqija, por Trump mund të ketë kuptuar se nuk mund ta lërë këtë luftë të vazhdojë pafundësisht,” u shpreh Aaron David Miller, ish-negociator për Lindjen e Mesme.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetares  së Reuters, një zyrtar amerikan deklaroi në kushte anonimiteti se çdo rrugë e përkohshme e transportit detar do të jetë “pa asnjë pengesë” dhe pa mbikëqyrje nga asnjë palë. /Reuters/

Continue Reading

Të kërkuara